LIVE UPDATES
Politike

Humbi jetën nga COVID, Meta dekoron mjekun neurolog Drini Dobi

27 Janar 2022, 14:19 Nga DOSJA
Humbi jetën nga COVID, Meta dekoron mjekun neurolog Drini Dobi

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta dekoroi mjekun e njohur neurolog Drini Dobi, i cili humbi jetën nga Covid, me Dekoratën “Nënë Tereza”. Kreu i Shtetit u shpreh se i ndjeri Dobi ishte një shembull frymëzimi i humanizmit, profesionalizmit dhe i sakrificës më sublime në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës.

“Me mirënjohje për neurologun e shkëlqyer, pedagogun e Universiteti të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së palodhur si dhe humanistin e përkushtuar dhe vetëmohues në shërbim të pacientëve. Në vlerësim të mjekut të rrallë, i cili iu dedikua me mish e me shpirt profesionit të tij fisnik, sidomos në situatat jashtëzakonisht të vështira të pandemisë Covid-19, duke sakrifikuar madje edhe jetën e tij në shërbim të pacientëve”, u shpreh Meta.

Fjala e plotë e Ilir Metës:

Të dashur familjarë të doktor Drini Dobi, të nderuar kolegë të tij, personalitete të fushës së mjekësisë dhe jo vetëm, të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve. Jemi sot, për të vlerësuar një personalitet të mjekësisë sonë dhe një ikonë të bluzës së bardhë, mjekun e mirënjohur Drini Dobi. Jo rastësisht, kemi vendosur ta bëjmë këtë vlerësim sot, në 27 janar, ditën e lindjes së tij, kur ai do të festonte ditëlindjen e 53-të. Por jemi pikërisht sot, për të dhënë mesazhin se, për një mjek dhe mbi të gjitha për një njeri me zemër të madhe, si Drini Dobi do të ketë vetëm ditëlindje.

E gjithë jeta e tij ishte në përkushtim të njerëzve, të pacientëve dhe ai, ishte gjithmonë një njeri i jashtëzakonshëm. Nga miqtë e doktor Drinit, si doktor Gent Huta, kam mësuar se, ai ka qenë gjithmonë krenar për familjen e tij të bukur, për dy fëmijët, Davidin dhe Ersin dhe bashkëshorten e tij Floridën. Se ka pasur plot miq të mirë dhe ka marrë shumë mirënjohje nga studentët e tij të Universitetit. Se kishte arritur shumë objektiva të lidhura me punën, si Drejtues i Shërbimit të Strokut në Departamentin e Neuro-shkencës. Se ndihej optimist për jetën, kultivonte gjithmonë pozitivitet dhe kënaqësi, duke qenë gjithmonë i dobishëm e duke dhënë gjithmonë mesazhet më optimiste për të ardhmen.

Do të kisha dashur shumë ta kisha pasur edhe unë, një mjek të afërt, si shumë prej jush, këtë doktor dhe njeri të mrekullueshëm. Por jam i bindur, që do të vazhdoj ta njoh më tej në të ardhmen, përsëri përmes jush dhe shumë bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, por edhe shumë qytetarëve që kanë përjetuar kujdesin dhe sakrificat që ai bënte për ta. Nëse doktor Drini do të ishte ende fizikisht mes nesh, ai do vijonte t’i shërbente përmirësimit të jetës tonë, përmes asaj që dinte të bënte më mire, duke ju shërbyer njerëzve gjithmonë, me sakrificë të jashtëzakonshme, nëpërmjet modelit të tij ekselencës dhe përkushtimit.

Ne, i jemi mirënjohës doktor Drini Dobit, por dhe gjithë mjekëve, infermierëve dhe personelit, që ka qenë në vijën e parë të përballimit me këtë COVID-19. Nuk e kishte menduar më përpara, që do të jetonim në një kohë të tillë. Sytë dhe shpresat tona janë të lidhura çdo ditë e më shumë, me mjekët, infermierët me gjithë sistemin e shëndetësinë, më shumë se asnjëherë më parë. Humbja e çdo jete njerëzore, humbja e jetëve të mjekëve dhe infermierëve tanë, është një trishtim i madh për të gjithë ne. Megjithatë ne jemi krenarë për mjekët tanë, jemi krenarë për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, të cilët ashtu siç ishte doktor.

Drini, të përkushtuar deri në fund, kanë dhënë një kontribut të madh, që të kishim sa më pak humbje dhe dhimbje njerëzorë gjatë kësaj pandemie të jashtëzakonshme. Vlerësimi i sotëm për neurologun e shkëlqyer, Shefin e Shërbimit të Neurologjisë Vaskulare në Spitalin ‘Nënë Tereza’, pedagogun e Universitetit të Mjekësisë, shkencëtarin e punës së përulur e të palodhur, doktor Drini Dobi, është nderim për jetën dhe veprimtarinë e tij, është nderim për humanizmin dhe sakrificën e tij sublime.

Dekorata e lartë, që i akordojmë sot, doktor. Drini Dobit (pas vdekjes), mban emrin e shenjtores sonë dhe gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, sepse dr. Drini, gjatë gjithë jetës së tij, ka vënë në jetë fjalët e saj të shenjta: ‘Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën! Prandaj ai do të jetë gjithmonë midis nesh dhe në radhë të parë, përmes fëmijëve të tij, të cilët jam i sigurt, do ta lartësojnë më tej emrin e tij duke u frymëzuar prej përkushtimit, profesionalizmit dhe humanizmit të babait të tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike drini dobi ilir meta drini dobi ilir meta

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët