Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Humbje e dyfishtë, ndërron jetë nga Covid-19 efektivi, dy ditë më vonë shuhet e ëma
3 Tetor 2021, 13:11Nga DOSJA
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në familjen Gila në Shkodër, ku dy pjesëtarë të saj kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Mësohet se fillimisht ka humbur jetën djali i familjes, Gëzim Gila, më datë 1 tetor, i cili ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës.
Dy ditë më vonë, sot ka ndërruar jetë edhe nëna e Gilës, Lina. Gëzim Gila ishte punonjës i policisë rrugore dhe lajmin e hidhur e ka bërë me dije vëllai i tij, gjithashtu efektiv policie, Mhill Gila.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Gila shkruan për humbjen e dyfishtë që ka përjetuar familja e tij.
“Me hidherim te thelle lajmerojme se ndrroj jete GEZIM NDUE GILA , varrimi behet diten e shtune me daten 02.10.2021 ne oren 1:00 , Pritja dhe percjellja behet te restorant ORLANDO . Varrimi behet te varresat katolike Grude e Re,”- shkruan Mhill Gila për vdekjen e të vëllait.
Situata e Covid-19 në Shqipëri është rënduar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima dhe 549 raste të reja me koornavirus. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Në total kemi 2 mijë e 710 humbje jete dhe 9 mijë e 178 raste aktive.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHQIPËRI– 2 mijë e 713 viktima, 8 mijë e 951 raste aktive dhe 160 mijë e 130 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...
MBRETËRI E BASHKUAR– 15 shtetas afrikanë kanë thyer me forcë derën e një “shtëpie bari” që u përket shqiptarëve në Southend, Londër dhe kanë tentuar ...
LEZHË– Familjarë, miq e kolegë kanë vendosur lule në vendin ku është vrarë nënkomisari Saimir Hoxha. Buqetat e vëna në anë të rrugës do të përkujtojn...
BERAT– Fshati Duhanas në Berat është përfshirë nga flakët, të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi drejt tokave bujqësore. Disa...
TIRANË– Djali i një deputeti socialist ka bllokuar rrugën e makinave paraditen e sotme në Tiranë. Pamjet e publikuara nga JOQ, tregojnë të riun që zb...
BRITANI E MADHE- Klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe do të sillen në Shqipëri për strehim. Pas iranianëve, afganëve që janë vendosur në disa qytete...