LIVE UPDATES
Aktualitet

Hynë në pistën e Rinasit me ‘Benz’ e vodhën 990 mijë euro, policia u njoftua por nuk reagoi qëllimisht

29 Tetor 2019, 21:12 Nga DOSJA
Hynë në pistën e Rinasit me ‘Benz’ e vodhën 990

30 qershor 2016. Kamerat e sigurisë regjistrojnë një makinë mercedez benz teksa kalon gardhin e jashtëm të aeroportit “Nënë Tereza” dhe futet brenda në pistën e avionëve. Objktivi i këtij grupi ishte grabitja e  parave të bankave që do të transportoheshin jashtë vendin me avion.

Pasi neutralizuan policinë private që transportonte paratë, grabitsit largohen . E gjithë ngjajrja ndodh në vetëm 4 minuta. Siguria e aeroportit ishte thyer. Nuk pati asnjë reagim nga brenda aeroportit. Nuk pati asnjë person për ti ndaluar grabitësit. Lajmi shokoi opinionin publik për ditë me rradhë.

Kjo e tregoi botërisht se koncesionari në aeroportin e Rinasit, nuk kishte mundësuar as sigurinë e aeoroportit.

Edhe reagimi i forcave të policisë në rajonin e Rinasit nuk kanë pasur reagimin e duhur gjatë kësaj grabitje. Këtë e vërteton edhe kjo video që për të herë të parë bëhet publike.

Në do të krahasojmë 3 elementë: Videon që tregon policët brenda në aeroport… videon që tregon grabitësit… dhe telefonin e një agjenti sigurie që ka telefonuar policinë.

Në deklaratën zyrtare të policisë pas kësaj ngjarje u tha se forcat blu u lajmërua 10 minuta pas grabitjes. Por telefonata e bërë në sallën operative tregon të kundërtën. Ata u lajmëruan vetëm 2 minuta pasi ishte shpërthyer dera e jashtme.

Megjithatë për forcat e policisë dhe Aviacionin Civil, kjo ngjarje nuk duhet të ketë shkaktuar ndonjë habi të madhe. Sepse dy muaj para grabitjes, ata e testuan sigurinë e aeroportit dhe ajo dështoi në mënyrë spektakolare.

Top Channel siguroi një raport mjaft konfidencial për testimet që ishin bërë në Rinas në atë kohë.

Raporti tregon se në datën 20 prill 2016 forcat e policisë dhe ekspertët e aviacionit civil ndërmorën 3 teste sigurie në aeroport.

Në testin e parë, një zonjë që u paraqit si pasagjere e zakonshme, kishte futut në bagazhin e dorës një kallëp tritoli, telat lidhëse dhe kohëmatësin. Ajo u paraqit tek zona e kontrollit fizik të pasagjerëve. Çanta e saj kaloi sipas procedurës në skanerin me rreze X. Nga ana e agjentit të skanerit nuk pati asnjë reagim dhe asnjë dyshim. Bagazhi u konsiderua i pastër dhe u lejua të kalonte.

“Autoriteti minimalisht duhet të kishte marrë një masë. Më e pakta masë administrative, ishte një gjobë ndaj kompanisë. Në rast se kompania nuk I rregullonte këto problem, autoriteti e ka me rregullore të brendshme që të kallëzonte penalisht kompaninë”,

Dritan Goxhaj, Ekspert i Aviacionit Civil.

Testi i dytë u realizua tek pika e kontrollit të stafit të aeroportit dhe akuipazhit të avionit. Në këtë pikë një testuese femër u paraqit me fletëhyrje të rregullt si punonjëse e Aviacionit Civil.

Ajo kishte fshehur mjetin e ndaluar, një thikë, në njërën nga këpucët e saj. Teksa ajo kaloi në urën me dedektorë metalikë, sinjali u ndez. Më pas ajo iu nënshtrua kontrollit me dorë. Agjenti i sigurisë përdori dedektorin e dorës i cili përsëri dha sinjal tek këpuca. Por edhe pse u dha sinjal, agjenti i sigurisë e neglizhoi dhe e lejoi zonjën të kalonte. Ajo u konsiderua e pastër dhe kaloi. Në kundërshtim me procedurën e sigurisë që në këto raste personi nuk duhet lejuar të kalojë pa gjetur shkakun e sinjalit.

Testimi i tretë, po atë ditë është bërë në gardhin rrethues në krahun verior të aeroportit. Ai u afrua dhe me mjete të mprehta u përpoq të çante rrethimin për tu futur në aeroport. Për gati 10 minuta ai vazhdoi të priste telat e gardhit, pas asnjë shqetësim. Patrullat e sigurisë dhe kamerat e vëzhgimit dështuan ta vinin re këtë veprim. Për më tepër raporti thotë se në atë zonë kamerat ishin prej disa ditësh jashtë funksionit.

“Koncensionari duhet të mbaje përgjegjësi. Përse nuk e ka larguar ICTS kur ka shkel këto masa sigurie?” thotë për Top Story Ervin Minarolli, ish – Drejtor i Aviacionit Civil.

Dy muaj më pas, në të njëjtën portë ku u krye ky testim, u fut makina që bëri grabitjen. Aeroporti u kap mat, për herë të dytë.

“Çdo pikë kufitare i përket sigurisë kombëtare, këtu duhet të kishte përqëndrim më të madh të policisë sepse është pika më e madhe me fluks më të madh pasagjerësh”, thotë Dritan Goxhaj, Ekspert i Aviacionit Civil.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit grabitja e 10 milionë eurove në rinas grabitja e rinasit aeroporti i rinasit grabitja e 10 milionë eurove në rinas grabitja e rinasit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet