LIVE UPDATES
Aktualitet

“I bën pushtetarët të livadhisin”, Artan Fuga e thotë troç: Europa nuk ka fuqi të na integrojë

8 Qershor 2020, 10:30 Nga DOSJA
“I bën pushtetarët të livadhisin”, Artan Fuga e

TIRANË-Akademiku Artan Fuga ka komentuar peripecitë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në në postim ne Facebook, Fuga shkruan, se Europa nuk mund të na integrojë, pasi populizmi në kontinentin e vjetër nuk e do Shqipërinë.

Sipas tij, kjo është arsyeja se përse pushtetarët livadhisin, për të cilët thotë se nuk e duan integrimin.

Postimi i plotë

T’i lemë ideologjitë, propagandat boshe, ta shohim realitetin drejt e në sy! Atë kam bërë në botimin tim me dy vëllime : ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË në Shqipërinë pastotalitare, sapo hedhur në treg nga PAPIRUS! Gjendja ndërkombëtare në vitet 85 – 90 nxiste demokratizimin e Shqipërisë, kurse gjendja e sotme ndërkombëtare shtyn drejt një Shqipërie diktatoriale dhe tiranike! Duhet ndryshuar i gjithë sistemi politik që të konsolidohet demokracia te ne. Ose demokraci ose barbari thuhej dikur!
Me Covid19 dhe tërmetet, mund të thuhet : ose demokraci ose vdekje! Mungesa e demokracisë na rrezikon jetët! Poqese nuk e kuptojmë këtë tani, do ta kuptojmë kur të jemi në Parajsë a në Ferr, por atëhere … Perëndimi mbetet garanti i demokracisë shqiptare përndryshe ne përfundojmë të ndarë në njësite guerrile, çeta ballistësh, kompani partizanësh, turma fanatikësh, banda komitësh, hordhi të dhunëshme! Kishim idealin e BE në vitet 90, por me ikjen e Anglisë, me dobësinë e BE në politikat e jashtme, ky faktor është zbehur shumë.Dikur ishin vendet perëndimore që ushtronin presion demokratizues, por sot ata evropianë, fshihen pas Komisionit Europian që nuk ka potencial gjeopolitik, fatkeqësisht! U rrit konkurrenca tregtare dhe politike midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka në 90, shtynin në të njejtin drejtim demokratizues në Shqipëri! U duke se bota po njihte Kosovën, por shteti i ri i Kosovës ka ngecur në ranishte në planin gjeopolitik dhe brenda vedit nuk jep imazhin që bota ka nevojë. Populizmi në Evropë nuk do Shqipërinë. Dhe Europa nuk ka fuqi të na integrojë, e thënë tràç dhe pa rrena, çka i bën pushtetarët tanë të livadhisin sepse ata nuk e duan këtë integrim. Në Shtetet e Bashkuara revoltat dhe kaosi social e bëjnë që vëmendja të largohet nga ne edhe më shumë. Rusia në vitet 90 e dobësuar, e turpëruar nga dështimi, nuk ndikonte dot në Ballkan duke i lënë tëbraktisur fqinjët tanë sllavë. Por, Rusia tani e ka rimarrë veten dhe u rikthye te aleatët e vet sllavë duke i mbështetur fort. U rikthyen në Ballkan edhe fuqitë e tjera si Rusia, Kina, Turqia, dhe secili tërheq nga vetja. Nuk dihet më se kush është spiuni i kujt, kush është agjent i kujt, kush paguan kë, kush bën lojën e kujt! Dikur Austria, Gjermania, Italia etj. rivalizonin me fuqitë e tjera lokale antishqiptare për stabilizimin e Shqipërisë, kurse sot këto shtete veprojnë në suazën e Komisionit që ndikohet edhe nga një votë veto ta zemë holandeze, pa asnjë lidhje gjeopolitike me Shqipërinë, lëre me Ballkanin. Pyet Mbretëresha e Danimarkës në një kontekst tjetër për zgjedhjet në Shijak! Greqia dhe Italia në vitet 90 ndikonin për demokratizimin e Shqipërisë sepse nuk donin më shumë valë emigracioni. Tani që problemin e zgjidhën, marrëdhënia politike me këta vende është frigorifer e ftohtë, a thua se janë Burundi, ose Nikaragua! Për të mos thënë që u zbeh energjia gjithëkombëtare e shqiptarëve sapo shqiptarët në vise përtej kufirit morrën të drejta. Ja përse sot avantazhet gjeopolitike të demokratizimit janë zbehur në krahasim me vitet ’90. Këtë analizë me hollësitë e veta dhe provat e faktet që duhen e kam bërë në botimin : ORIGJINAT E PUSHTETIT,PRONËS,PASURISË në Shqipërinë pastotalitare! Unë e kam bërë për ju, për vete, për ne, për Shqipërinë, por a dëshironi ju t’i hidhni një sy apo jo, ta lexoni apo jo, ta keni ose jo në bibliotekat tuaja, në mos për vete, për fëmijët dhe nipërit tuaj, për t’ua dhuruar atyre që interesohen për fatet e vendit – kjo është puna dhe e drejta juaj! Unë detyrën time e kreva!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga integrimi europian artan fuga integrimi europian

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet