Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
I bëri presion psikologjik dhe i mori 15-vjeçares 20 mijë lekë, arrestohet i riu në Tiranë
2 Maj 2021, 06:39Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.
Policia ka vënë në pranga dhe persona të tjerë të cilët janë kapur duke kryer vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lënde narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. S., 55 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar i kanë vjedhur portofolin shtetases O. H.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
O. N., 35 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
•Më datë 01.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, punohet për kapjen e shtetasit M. M., 25 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidenfikuar kanë goditur me grushta shtetasin E. S.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Greqia ka shtuar masat me Shqipërinë nga 3 maji deri më 14 maj ku parashikohet karantinë prej 14 ditësh. Kjo masë do të vihet në zbatim për ata sht...
Humbja e familjarëve dhe njerëzve të dashur është një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në jetë. Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, kanë...
TIRANË– Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zo...
Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndri...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije numrin e të vaksinuarve anti-COVID në vendin tonë. Përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17125 të...
FUSHË KRUJË- Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë! Plagoset me armë zjarri brenda biznesit të tij, Arben Dedja, pronar i një fasonerie në Fushë Kru...
Jo pak herë konfliktet jashtë vendit për çështje droge janë zhvendosur në Shqipëri. Por përplasjet mes grupeve për shtëpitë e hashashit në Britaninë e Ma...
KUKËS– Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës! Qytetarët nga Kosova duket se kanë zgjedhur që temperaturat e lartë të fundjavës t’i shfrytëzojnë në...
DURRËS- Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit do të ngrejë siparin javën që vjen në vendin tonë, ndërsa porti i Durrësit ka pritur një numër...