LIVE UPDATES
Aktualitet

U mbyll në vetvete pas vdekjes së motrës nga kanceri! Këngëtari Stine i realizon djalit ëndrrën e madhe: Këngën që i k

2 Maj 2021, 05:51 Nga DOSJA
U mbyll në vetvete pas vdekjes së motrës nga kanceri!

Humbja e familjarëve dhe njerëzve të dashur është një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në jetë. Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, kanë qenë të shpeshta historitë ku familjarë apo të afërm ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin për të lehtësur këtë dhimbje.

E tillë ishte dhe historia që u trajtua mbrëmjen e djeshme, ajo e Marios, djalit nga Korça të cilit jeta i ka dhënë një goditje që nuk e ka kaluar edhe në ditët e sotme. Në studio kishte ardhur nëna e Marios, Olgerta e cila ndau me ne historinë e dhimbshme të familjes së saj. Ajo kishte sjellë në jetë tri fëmijë, Marion dhe dy vajza më të vogla. Fatkeqësisht disa vite më parë, njëra prej vajzave, Erini pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë kishte humbur betejën dhe kishte ndëruar jetë.

Erini vuante nga kanceri, dhe ishte detyruar që edhe pse në moshë shumë të vogël t’i nënshtrohej operacionit të saj të parë, në Athinë, të cilin e kishte kaluar me sukses.Vogëlushja i ishte nënshtruar një operacioni të dytë, por fatkeqësisht në moshën 8- vjeçare kishte ndërruar jetë. Mario, asokohe 13 vjeç fillimisht nuk e dinte për fatkeqësinë e ndodhur dhe ishte informuar rastësisht nga banorët e fshatit të cilët vinin në shtëpi për të ngushëlluar familjen.

Për Marion, kjo humbje kishte qenë një goditje e madhe, nga e cila edhe pse kanë kaluar disa vite akoma nuk e kishte marrë veten. Olgerta, nëna e tij rrëfeu se gjatë gjithë kësaj kohe nga lëndimi i thellë, Mario ishte mbyllur në vetvete dhe i vetmi moment që i falte paqe ishin vizitat pranë varrit të së motrës. Për këtë arsye ajo e ka ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar që ta ndajë dhimbjen së bashku me të dhe për ta motivuar qëtë vazhdojë jetën me gjithë ngjyrat dhe pozitivitetin që e karakterizon.“Mario e di tepër mirë se sa shumë rëndësi ka për ty Erini, por dua të të them që je drita e syve të mi. Dua që të bëhesh i fortë për motrën tjetër dhe të lutem ndiq ëndrrat e tua. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë dhimbje!”,- ishte mesazhi i Olgertës për Marion.

Nga ana tjetër e studios Mario i përlotur rrëfeu se sa e vështirë është për të të pranojë dhimbjen e humbjes së motrës. “Ka kaluar shumë kohë, por dhimbja që kam është tepër e madhe. Nuk kam folur më asnjë për këtë ngjarje, vetëm flas me motrën tek varri i saj.”,-u shpreh Mario.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar një surprizë të veçantë për Marion, duke i sjellë këngëtarin tepër të dashur për publikun, Stinen. Ai nëpërmjet fjalëve të tij të ngrohta, nxiti Marion të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e tij për tu bërë këngëtar dhe i tha: Mario bëhu i fortë dhe ndiq ëndrrat e tua. Këngën që i ke dedikuar motrës do ta realizojmë së bashku, duke i bërë dhe një videoklip. Sot unë jam miku yt dhe mbështetësi yt më i madh.

Marre nga TopChannel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emisioni dua te te bej te lumtur stine emisioni dua te te bej te lumtur stine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet