LIVE UPDATES
Aktualitet

I bllokuan buxhetin/ Kryebashkiaku i Skraparit: Ministria e Financave mban peng 17000 banorë, ky teatër duhet të marrë fund

18 Shkurt 2019, 13:33 Nga DOSJA
I bllokuan buxhetin/ Kryebashkiaku i Skraparit: Ministria e Financave mban peng

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu është shprehur se në Skrapar janë mbyllur çerdhe, konvikti i nxënësve, Qendrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe dhe Shërbimin e Pastrimit. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave.

Spahiu shprehet më tej se Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administrative Vlorë, por kjo e fundit ka dalë me vendim për “moskompetencë gjykimi” duke ja drejtuar çështjen Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Kryebashkiaku vijon duke theksuar se në këto kushte Skrapari rrezikon të kthehet në një vend që do të braktiset nga njerëzit.

Deklarata per media e Kryetarit te Bashkise Skrapar, Nesim Spahiu

Të nderuar banorë të Skraparit! Të nderuar përfaqësues të Medias! Me keqardhje njoftoj se sot, Bashkia Skrapar mbylli disa shërbime, si çerdhe, konviktin e nxënësve apo aq më keq Qëndrën e Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, Shërbimi i Pastrimit dhe gjithë shërbimet që kanë lidhje me bllokimin e veprimtarisë financiare në Degën e Thesarit.

Qeveria po e sheh gjithnjë e më shumë si armik çdo banor të Skraparit, duke e penguar atë të jetoj qoftë me 1/12 e Buxhetit Faktik të Realizuar në 2018 siç e parashikon ligji. Në kundërshtim të plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar.

Teatri i dirigjuar nga deputeti i Rilindjes Adnor Shameti për Bllokimin e Buxhetit, për të shkaktuar sa më shumë varfëri se “ashtu merret më kollaj vota” po lë, pa shërbime njerëzit hallexhinj, mbylli çerdhe, Konviktin e Nxënësve të Qytetit, Qëndrën e fëmijëve me aftësi ndryshe, Muzeu, Sporti, Pallati i Kulturës etj. Por ky teatër për Bllokimin e Buxhetit, do t’i kthehet mbrapsht, pasi drejtësia vonon por nuk harron. Për t’i paraprirë bllokimit të buxhetit, Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administrative Vlorë me Kërkesë Padi me objekt: “Sigurimin e Padisë” për vendimet e kundraligjshme.

Gjykata ka dalë me vendim për “moskompetencë gjykimi” duke ja drejtuar çështjen Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Aktualisht, vendimi nuk është zbardhur kur ligji parashikon që këto çështje duhet të gjykohen brenda 5 ditëve për t’u paraprirë pasojave. Edhe sot që po flasim vendimi është i pazbardhur nga gjyqtari i çështjes, dikur këshilltar i Ramës në Zyrën Elektorale Vlorë. Të ndodhur në këto kushte, Skrapari rrezikon të kthehet qëllimisht në Qytet ku sipas planit të socialistëve njerëzit duhet të largohen nga ky vend, e t’a brakstisin atë se kështu e dashkërka Rilindja; Të varfër, pa kopshte, pa cerdhe e shkolla, pa shërbime etj.

I bëj thirrje Ministres së Financave të ndaloj një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marri përgjegjësinë e saj ligjore për urdhërat e paprecedentë që dalin nga Ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar, pasi Bashkia Skrapar aktualisht nuk ka buxhet të miratuar sipas ligjit, por janë thjesht 4 fletë (edhe ato të falsifikuara) që për fat të keq ju i quani Miratim Buxheti, duke dhënë urdhër që ato të zbatohen.

Në këtë situatë të pazakontë për Bashkinë Skrapar, i bëj thirrje Kryeministrit të Vendit, të mos bëj sehirxhiun por të ndërhyj në zgjidhjen e kësaj situate, të ndërpres menjëherë këtë akt kriminial të ndërmarrë nga Ministria e Financave. Të shkarkoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë akt të paprecedentë. Ju faleminderit!

Para tre ditësh Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu në një takim të mbajtur në Çorovodë ka folur mbi rastin e bllokimit të buxhetit të Bashkisë Skrapar. Ai u shpreh se nstitucionit që ai drejton ende nuk i ka kaluar buxheti për vitin 2019 dhe se për këtë arsye ka dorëzuar një kallzim penal. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia skrapar bllokohet buxheti ministria e financave nesim spahiu bashkia skrapar bllokohet buxheti ministria e financave nesim spahiu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet