All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

I burgosur nga sheiku, shpëtojeni ushtarin Neymar…

1 Gusht 2019, 16:51 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

FRANCË- “Loja e shahut” me tri drejtime midis PSG, Barcelonës dhe Neymar vazhdon. Ka pothuajse ndonjë gjysmëlëvizje të qartë, por prapa skenave operacioni “zien”. Secili “aktor” është në rolin e tij, duke mbajtur pozicionin zyrtar. Megjithatë, të gjithë e kuptojnë se do të duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre fillestare, nëse dëshirojnë që ky operacion të realizohet. Te Barça e dinë mirë se PSG do të preferonte që braziliani të mos përfundonte me fanellën azulgrana, por e kuptojnë se ekziston ende një mundësi minimale për ta kryer këtë operacion. Strategjia katalanase është e qartë, të qëndrojnë në pritje, me shpresën se kalimi i ditëve do të bëjë që operacioni “të piqet”.

Sidoqoftë, Neymar ka filluar të dëshpërohet. Ai po e vuan shumë faktin se fillimi i sezonit të ri sa vjen dhe afrohet, ndërsa është akoma në radhët e skuadrës pariziene. Nga këndvështrimi i sulmuesit brazilian është e nevojshme që Barcelona të bëjë një gjest, të zyrtarizojë një ofertë, qoftë edhe sa për sy e faqe. Një veprim, që e detyron PSG-në të “shqiptohet” (prononcohet). Ky është sinjali që braziliani po pret nga katalanasit, që të fillojnë të bëjnë presion të vërtetë ndaj Al-Khelaïfi.

PSG, nga ana tjetër, beson se koha luan në favor të vet. Kampionët e Ligue 1 ishin të parët, që thanë se Neymar i kishte dyert e hapura, nëse me të vërtetë dëshironte të largohej, por besojnë, po ashtu, se me të në radhët e tyre, ata janë ekip më i fortë. Parizienët besojnë që, nëse çështja nuk evoluon dhe sezoni fillon pa ndryshuar e ardhmja e Neymar, lojtari do t’i përmbushë pritshmëritë si profesionist. Përveç kësaj, ekziston problemi i egos në dhomën e zhveshjes së PSG, në të cilën Kylian Mbappé ka filluar të pretendojë fronin e më të mirit. Talenti francez dëshiron të jetë lideri i ekipit dhe e di se me Neymar, duke u përplasur me brazilianin, gjithçka do të jetë më e vështirë.

Në rast se e gjitha kjo “telenovelë” mbetet pa asnjë zhvillim konkret, pra Neymar qëndron në Paris, në ekipin kryeqytetas do të bëhet një përpjekje për të qetësuar shpirtrat dhe për ta ulur tensionin në minimum. “Le Parisien” informon se strategjia e klubit galik është që deklaratat publike mbi këtë temë të pushojnë dhe gjithçka të zgjidhet brenda familjes. Në thelb, kjo ka të bëjë me rehabilitimin e imazhit të Neymar, në rast se ky i fundit qëndron dhe duhet të ribashkohet me tifozët e “Parkut të Princave”.

Në këtë drejtim, së shpejti do të zhvillohet një takim i Leonardos me Neymar për të provuar paqtimin mes palëve. Në të, drejtori sportiv i PSG do të tregojë lehtësinë për të hedhur pas krahëve gjithçka ka ndodhur së fundi. Një takim, para të cilit lojtari do të donte një ofertë zyrtare nga katalanasit, për të provuar ta shtrëngonte pak më shumë litarin…

Neymar është tepër i prirur për ta lënë PSG dhe të rikthehet te Barcelona. Si Verratti në atë kohë, ai ndjehet i burgosur nga sheiku dhe ka besim se Barcelona do të vijë në shpëtimin e tij. Sidoqoftë, katalanasit janë të qartë se nuk mund të bëjnë asnjë çmenduri, apo të lënë kokën për një lojtar, që i braktisi dy vite më parë. Neymar iu intereson, po, është e vërtetë; por jo me cilindo çmim.

(Marrë nga Telesport.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport neymar problemet e neymar me psg-ne sheiket e psg neymar problemet e neymar me psg-ne sheiket e psg

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion