Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
I dënuar në mungesë për abuzim me detyrën, ish-presidenti i Gjeorgjisë arrestohet teksa hyn në vend
1 Tetor 2021, 20:34Nga DOSJA
GJEORGJIA- Gjeorgjia ka arrestuar ish-presidentin Mikheil Saakashvili pas kthimit të tij në vend pas tetë vitesh në mërgim. Aljazeerashkruan se ish-lideri kërkoi të mobilizonte mbështetësit e tij në protestë përpara zgjedhjeve komunale kombëtare që shiheshin si kritike për përbërjen politike të vendit.
“Dua të informoj publikun se presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është arrestuar. Ai u transferua në një institucion ndëshkimor, “tha kryeministri Irakli Garibashvili.
Njoftimi erdhi rreth 18 orë pasi Saakashvili, i cili u dënua në mungesë dhe jetonte në Ukrainë vitet e fundit, postoi në Facebook se ishte kthyer në vend. Zyrtarët gjeorgjianë më herët gjatë ditës kishin mohuar se ai ishte në Gjeorgji. Në postimet, Saakashvili i quajti zgjedhjet e së shtunës “vendimtare” për Gjeorgjinë dhe kishte bërë thirrje për një tubim në Tbilisi të Dielën, duke premtuar se do t’i bashkohej atij.
Saakashvili u dënua në mungesë për abuzim me detyrën në vitin 2018 dhe u dënua me gjashtë vjet burg. Ai mohon çdo akuzë duke thënë se rasti është i motivuar politikisht.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Qytetari serb, i cili jeton në Prishtinë, Tomislav Lulzim Perusic ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur mes shtetit të tij dhe ...
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të premten Turqinë se mund të rrezikojë më shumë lidhjet bilaterale nëse blen armë tjera nga Rusia. Kjo deklaratë k...
SHBA- Një grup punonjësish aktual dhe të mëparshëm në Blue Origin, kompania e fluturimeve hapësinore e Jeff Bezos, ka akuzuar biznesmenin për mjedisin e punës, ...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka pësuar një dështim pasi Kongresi vonoi votimin për një plan infrastrukturor prej 1 trilion dollarësh. BBC shkruan se një ...
POLONI – Shqetësimet për mënyrën si Polonia po trajton ndaj emigrantët e bllokuar në kufirin e saj me Bjellorusinë po rriten pasi Varshava këtë javë injor...
SPANJË- Një gjykatës spanjoll ka tronditur grupet e të drejtave të grave duke hedhur poshtë një rast që përfshinte gra që filmoheshin fshehurazi duke urinu...
KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Fatmir Limaj ka kundërshtuar vendimet e qeverisë Kurti në lidhje me refuzimin e projektit për gazin si...