LIVE UPDATES
Politike

I dorëzoi postin Ekonomit, Çuçi reagon për herë të parë pasi u betua si Ministër i Brendshëm

18 Dhjetor 2020, 13:53 Nga DOSJA
I dorëzoi postin Ekonomit, Çuçi reagon për herë

TIRANË– Ministri i ri në detyrë, Bledi Çuçi ka dorëzuar postin në Ministrisë së Bujqësisë Milva Ekonomit. Ai ka ndarë pak minuta më parë disa foto në Facebook prej nga shihen në ambientet e presidencës nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çuçi shprehet se me Ekonomin ka një miqësi të vjetër si dhe shkruan se kanë punuar dy vite së bashku nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Çuçi nuk kursehu as falënderimet për bashkëpunëtorët e tij në Ministrinë e Bujqësisë që punuan për të përmbushur objektiva këto dy vitet e fundit.

POSTIMI I PLOTË:

I dorëzova sot detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zonjës Milva Ekonomi, koleges dhe bashkëpunëtores time të vjetër, me të cilën punuam një vit më parë edhe në hartimin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit. Jam shumë i kënaqur që këto dy vite në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arritëm të shtojmë mbështetjen për fermerët dhe të ndërmarrim nisma e reforma me impakt të madh në zhvillimin rural. Prej vitit të ardhshëm fermerët do të përfitojnë naftë pa taksa për punimet në bujqësi. Shërbimi Veterinar po riorganizohet pas ndryshimeve ligjore dhe do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke iu dhënë mundësi mbi 400 veterinerëve të jenë pjesë e këtij shërbimi kaq shumë të rëndësishëm. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ka hyrë në një fazë ristrukturimi që natyrisht kërkon kohën e vet. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë akreditoi gjatë vitit 2020 plot 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019. Kjo do të thotë më shumë besueshmeri për operatorët e biznesit ushqimor dhe konsumatorët. Edhe në një vit të vështirë për shkak të pandemisë së Covid 19, bujqësia ishte sektori që performoi më mirë. Tregues domethënës dhe provë e pakundërshtueshme e këtij fakti janë eksportet produkteve bujqësore, me rritje dyshifore. Dhe jo vetëm kaq, por harta e shteteve ku eksportohen produktet tona bujqësore u zgjerua me tregje të reja. Sigurisht që kjo nuk është e rastësishme, por fryt i politikave mbështetëse të qeverisë. Implementimi i Programit IPARD II është gjithashtu një histori suksesi më vete.
Miliona euro të bashkëfinancuara nga BE dhe qeveria shqiptare janë investuar dhe po investohen në sektorin rural dhe agropërpunim, duke hapur vende të reja pune, duke rritur prodhimin dhe konkurrueshmërinë e produkteve tona bujqësore. Përfunduam markatën e peshkimit në Shëngjin, një hapësirë e kompletuar me të gjitha kushtet dhe standardet për peshkatarët dhe tregtarët. Po punohet ndërkohë për markatën e Vlorës e më pas do të hapen kantieret për Durrësin e Sarandën. Shpreh bindjen se ministrja e re, Milva Ekonomi, do të çojë përpara punët në këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqipare, që kontribuon me mbi 20% në GDP-në e vendit, si dhe do të dijë të adresojë më së miri sfidat me të cilat ndeshen fermerët, agropërpunuesit, operatorët e biznesit ushqimor dhe konsumatorët. Nuk dua të bëj zinxhirë lëvdatash, që me siguri as ju s’do të donit t’i lexonit prej meje, por falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këto dy vite, duke nisur nga zv.ministrat, kabineti, drejtuesit brenda dikasterit dhe institucionet e tjera të varësisë, si dhe çdo punonjës që është përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale. Pa kontributin tuaj të çmueshëm nuk do të ishte e lehtë as për mua. Mirënjohje për secilin prej jush!
Shumë suksese për Milvën!

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje