LIVE UPDATES
Aktualitet

‘I fërkoja pa doreza dhe maskë kurrizin leshator’, Mentor Petrela fjalë prekëse për mjekun që humbi jetën nga Covid:

21 Dhjetor 2020, 07:58 Nga DOSJA
‘I fërkoja pa doreza dhe maskë kurrizin leshator’, Mentor

TIRANË– Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

Mes atyre që kanë reaguar për ndarjen nga jeta të Dobit, është edhe profesori i njohur Mentor Petrela, i cili ka treguar momentet e nisjes së mjekut për kurim drejt Italisë, ku u sforcua ti thoshte bashkëshortes së tij, se gjendja ishte e qendrueshme.

“Natë e ftohtë në Rinas nga një ‘arrivals’ jo e zakonshme, zbriste Drini nga qielli në prag Krishtlindjesh, sa për të na dhënë lamtumirën. “Thyem rregullin” ne të mjekësisë të grumbulluar në heshtje me duartrokitje, duke shtruar asfaltin me karafila të bardhë. Qielli i errët nga smogu ndërkohë nuk linte të shiheshin yjet ose ndonjë meteor.E-mailit të fundit të 11 Nëntorit me Drinin e shtruar në Neurologji me COVID-19 me propozime optimiste për shërbimin që drejtonte, nuk ia ktheva, parandjenjë më tepër se sa gabim, a peng duke imituar Dickens, që nuk ju përgjigj Andersenit kurrë.Kur u paraqit si kandidat që kishte fituar të drejtën për t’u specializuar në Neurologji e pyeta: Drini nga Dobatet e Ismail Kadaresë je? Nisi të më shpjegoje lidhjet familjare, aty fiksova prozodinë e zërit të tij mbresëlënës. Më vonë me Kukullën realizova disa karakteristika të ngjashme.Ndoqi etapat e specializimit duke studiuar, por ajo që binte në sy ishte përkushtimi dhe humanizmi me të cilin trajtonte të sëmurët me një paralelizëm shembullor në kolegjialitet. Kreu specializimin dhe mbeti i uritur për të mësuar duke frekuentuar stafet e përjavshme duke pritur me këmbëngulje, deri sa të gjente një dritare kohë nga koha kirurgjikale për të diskutuar për pacientin “Shenjtin”* e tij.Mbeti gjithnjë nxënës por siç i rrëfehej Gete Schillerit ”mos mirënjohja është dobësi nuk kam njohur njerëz të mëdhenj mosmirënjohës”. Prandaj Drini i vogël u rrit u bë shef Shërbimi i Urgjencës Cerebrovaskulare, mirënjohës ndaj atyre që e mësonin dhe shërbyes i përulur ndaj të sëmurëve, familjarëve, një ministër i vërtetë. Nuk iu desh shumë kohë Drinit për t’u bërë Aristotelian, kam qenë i bindur kur i kam besuar mësimdhënien e parë, ashtu si në portikun e Eton College shkruhet ”Teach me if you can” e meritoi me zellin e tij të ”tepruar”.‘De mortuis nil nisi bonum’, nuk duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se ndokush preket ose fyhet, por e vërteta është se Drini besoi shumë dhe kishte një asimetri të madhe në institucionin e besimit e të dashurisë së tij në raport me të tjerët dhe kjo e dëmtoi.Në katër-pesë netët e fundit që kaloi në reanimacion e A3 arrita disa herë në ditë ta shoh përmbys pa konceptin ARN virale me leprozariumin biblik në mendje, duke i fërkuar pa doreza e pa maskë kurrizin leshator për t’i transmetuar sensibilitetin, buzëqeshjen, duke i folur e inkurajuar humanizmin që e dashuronte.Ishte vigjil, ‘arrita të fle’ më tha një ditë, të nesërmen më pyeti ‘do bëhem mirë?’. Avioni pritej gjatë ditës, Florinda tek hyrja e reanimacionit me maskë me pyeti ‘si është profesor?’. I shastisur dhe duke mos identifikuar nga maska e saj arrita të vë maskën e teatrit e të mërmërisë “është i qëndrueshëm”. Më fal Florindë.Na fal Drini! Nota Bene. Në oborrin e Polit të Neuroshkencave do të mbillet një pemë Ulliri In Memoriam të Drini Dobit”, deklaron profesori.

51-vjeçari Dobi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 22 nëntor por me kalimin e kohës, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u vendos që të nisej për në Itali. Për të mundësuar kurimin e tij, në rrjetet sociale u iniciua fushatë për financimin e kostove të spitalit në Itali. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve gjendja e tij nuk u përmirësua. Drini Dobi ka qenë mjek neurolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, prej më tepër se dy dekadash.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drini dobi mentor petrela drini dobi mentor petrela

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:34

TIRANË– Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre p...

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:13

Titujt kryesorë të portaleve, 21 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend.Mutacioni i vaksinës së dytë është lajmi që po qarkullon në të gjitha por...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet