LIVE UPDATES
Aktualitet

I fiku cigaren në gjoks/ Arrestohet i riu, e ftoi ish të dashurën për kafe dhe e rrahu, kamarieri e ndaloi

6 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA
I fiku cigaren në gjoks/ Arrestohet i riu, e ftoi ish të dashurën

TIRANË- Duroi disa herë dhunën fizike me shpresën se ish i dashuri do ta harronte dhe se do pajtohej me vendimin e saj për t’u ndarë. Por rrahja barbare e fundit e ka bindur të renë nga Tirana me inicialet J.K se për të nuk kishte asnjë shpresë dhe dritë jeshile në rast se nuk njoftonte policinë. Kur policët kanë mbërritur në rrugicën ku ndodhej denoncuesja është shtangur nga hematomat e shumta në fytyrë, në krahë, këmbë e madje edhe shenjat e djegies në qafë dhe në kraharor.

Burimet policore të gazetës Si treguan se menjëherë janë vënë në kërkim të burrit të dhunshëm që është një i ri me inicialet A.B, i cili mbasi u gjurmua përfundoi në gjendje arresti për akuzën e dhunës në familje. Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të drejtorisë vendore të policisë, e reja vendosi t’i jepte fund historisë që nisi në muajin prill 2021 mbas dhunës së papërballueshme, që ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike. Ajo e njohu partnerin në ambientin e punës dhe i ngjau se ishte personi i duhur. Nuk është menduar gjatë, por ka vendosur të bashkëjetojë dhe brenda mureve ka nisur jeta e vështirë të cilës ajo i ka dhënë fund duke i kërkuar partnerit që secili të vazhdonte rrugën e tij.

“Dhuna e tij ishte pa shkaqe dhe ishte banale, më akuzonte pa asnjë shkak dhe arsye dhe pa asnjë fakt konkret. Në kushtet e marrëdhënies së acaruar në muajin korrik i dhashë fund lidhjes”, thotë e reja në polici.

Sipas dëshmisë së vajzës pranë policisë së kryeqytetit, kur ditët kishin kaluar dhe ajo po përpiqej të merrte veten, ish i dashuri e ftoi për kafe krejt qetësisht

“Isha për kafe me shoqen në një lokal dhe i tregova dhe e ftova aty. A. B mbërriti në lokal dhe më pas më kërkoi një çast të shkoja pak tek makina e tij. U shkëputa dhe në momentin që hipa në makinë, A.B mbylli mjetin dhe filloi të më godasë me grushte në kokë, fytyrë dhe trup. Po përpiqesha të mbrohesha dhe në këtë çast m’u shkul njëri nga thonjtë që e mbushi këmishën e A. B me gjak”.

E reja kujton për këtë rast se pikërisht bërja pis e këmishës e ka inatosur akoma më tej ish të dashurin e saj.

“Që prej këtij momenti ai nuk ndalonte duke më qëlluar barbarisht dhe gjatë kësaj kohe dëgjova zërin e shoqes që nga xhami bërtiste dhe kërkonte të hapte derën e makinës”. Gjatë këtyre përpjekjeve të mikes, vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e të akuzuarit dhe ka nxituar të dalë jashtë. Por ky nuk ishte fundi.

Ish i dashuri ka vijuar kërcënimet në telefonin e mikes duke i përmendur se në rast njoftimi të policisë edhe ajo do kishte të njëjtin fat. Me ditët që po kalonin, ish i dashuri i vajzës ka gjetur si shkak sendet personale për të ritakuar J.K.

Erdhi poshtë shtëpisë dhe kërkonte disa veshje që i kishte lënë aty dhe me pretendimin se nuk po i jepja rrobat më goditi derisa doli kamerieri dhe e ndaloi”, kujton kallëzuesja.

E bindur se nuk kishte më asnjë shpëtim prej tij, J. K vendos të marrë një banesë tjetër me qira, për adresën e të cilës nuk do t’i tregojë askujt. Por ndërkohë që po bënte gati kutitë ka rënë sërish telefoni dhe pavarësisht se ka tentuar ta shmangë, ish i dashuri e priste në rrugicë.

“Më tërhoqi në një vend të errët dhe më rrahu. Fillova të qaj dhe ju përgjërova që së paku të më linte të merrja shoqen time. Ai më fiku cigaren e ndezur në gjoks duke e shtypur sa mundi dhe duke më sharë u largua”.

Policia thotë për gazetën Si se e njoftuar nga e reja ka konstatuar në trupin e saj nxirje në pjesën e fytyrës në të dy sytë, djegie në formë sferike në qafë dhe në kraharor, të nxira në ballë, skuqje poshtë veshëve në dorën e djathtë dhe gërvishtje në krahë e në duar.

Menjëherë sapo ka gjetur adresën e dhunuesit policia nuk ka hezituar por e ka arrestuar teksa ai është justifikuar menjëherë.

A.B tha; dhuna ka qenë reciproke dhe ajo më ka goditur, herën e fundit bëmë debat për rrobat dhe në nerva e sipër i hodha cigaren e ndezur që ju fik menjëherë. Por policia deklaron për gazetën Si se pavarësisht kësaj dëshmie A. B, nuk rezultoi të kishte asnjë shenjë në trup që do ta vërtetonte këtë alibi ndaj dhe e arrestoi për dhunë të përsëritur ndaj ish të dashurës.

GAZETA SI

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunoi te dashuren dhunoi te dashuren

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Shtator 2021, 09:36

TIRANË– Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e ‘Dosja.al’ në lidhje me analizat që kryhen brenda QSUT-së. Një person, i cili ka zgjedhur që të mbetet ano...

Aktualitet 6 Shtator 2021, 08:29

KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi po transportonin emigrantë të paligjshëm. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i Gardës ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet