LIVE UPDATES
Aktualitet

“I kanë thyer hundën”/ Gazetari tregon historinë e 15-vjeçarit që u rrah barbarisht, jep edhe lajmin e mirë: I është

23 Maj 2020, 11:35 Nga DOSJA
“I kanë thyer hundën”/ Gazetari tregon historinë e

Tiranë- Gazetari Skerdilajd Sulozeqi nëpërmjet një shkrimi të gjatë ka përshkruar ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku u dhunua nga policia 15-vjeçari. Gazetari tregon se 15-vjeçarit, policia i ka thyer edhe hundën dhe ai ende po merr mjekim.

“Ai përvec shenjave në trup, dhunës së rëndë psikologjike vazhdon mjekimet për hundën, pasi nga dhuna dhe goditjet i është thyer kocka hundore. Djali ka dëm të madh psikologjik e social.”, shprehet ai

Ndërkohë, Sulozeqi ka dhënë edhe lajmin e mirë për 15-vjeçarin, pasi është bërë pjesë e“Juventus Academy Tirana”. Ai kishte braktisur sportin për shkak se nuk kishte mundësi ta paguante, por tashmë ëndërra e tij u bë realitet.

“Për fat të mirë në këtë vend ka dhe vlera, e një i tillë ështe dhe zoti Dritan Metaj, i cili pasi e dëgjoi rastin, si drejtor i akademisë e refuzoi kërkesën për t’i paguar një pagesë minimale mujore Sarandit, por u tregua shumë i gatshëm dhe i ofroi djalit falas trajnimin e plotë dhe bazën materiale për një vit (e falenderoj shumë).”, shprehet ai.

Shkrimi i plotë:

Quhet Sarandi dhe është 15 vjeç.
Hobi i tij është futbolli. Skuadra e preferuar është Juventus. Idhulli i tij është kampioni i madh Xhanluixhi Bufon. Po, po futbolli dhe pse ditën e premte me datë 15 maj, në orën 16:50 ishte duke bërë sport me biçikiletë nga kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ku u rrah shtazërisht nga 5 efektivë të policisë së shtetit, pasi sipas tyre minoreni kishte shkelur karantinën, orari i së cilës me VKM ishte përcaktuar deri në ora 17:30, më pas zyrtarisht sipas policisë shkaku ishte kundërshtim i efektivëve të policisë.
Për punonjësin e policisë që dhunoi 15 vjecarin, u morë një masë pezullim i përkohshëm, ndërsa për katër kolegët e tjetër të tij bashkë autorë asnjë masë administrative përvecse vërejtje. Minoreni vetë u ndalua e shoqërua dhunshëm si të ishte krimineli më i rrëzikshëm në vend dhe më pas u gjobit e iu sekuestrua arma e krimit, biçikleta. U shkel rëndë tradita e shqiptarit që fëmijët nuk preken e mandej ligji dhe kushtetuta nga ana e policisë.
Ndërsa zotërinjtë shijojnë lirinë dhe privilegjet e detyrës, Sarandi vuan pasojat e rënda të dhunës. Ai përvec shenjave në trup, dhunës së rëndë psikologjike vazhdon mjekimet për hundën, pasi nga dhuna dhe goditjet i është thyer kocka hundore. Djali ka dëm të madh psikologjik e social.
Asnjë apel apo falje publike nga Kryeminstri Rama, nga Ministri i Brëndshëm, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, asnjë përgjegjësi, asnjë dorëheqje, asnjë mbështetje.
Ajo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, cdo prind anë e mbanë Shqipërisë u shqetësua për shëndetin dhe fatin e minorenit, por më tepër për egërsinë e instancave shtetërore dhe për rrëshkitjen në autokraci e thuajse diktaturë të shtetit tonë, ku tashmë nuk kursen as fëmijët.
Cdo prind mendoi po të ishte fëmija im ai djalë! Në këtë rast janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve, të cilat janë të drejta natyrore – ato janë të patjetërsueshme. Asnjë autoritet shtetëror nuk ka pushtetin për të dhënë ose refuzuar të drejtat e njeriut, por ato kanë thjesht mundësinë për t’i njohur dhe mbrojtur ato. Të drejtat e njeriut nënkuptojnë që shteti i shërben individit dhe jo anasjelltas. Ato zbatohen për çdo njeri, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike, kombësia dhe kështu me radhë.
Historia e Sarandit është shumë e trishtë. Ai është jetim pa baba dhe për të i duhet vetëm nënës së tij, heroinë duhet thënë, zonjës Zaida Çobo, ta rrisë e edukojë të birin dhe dy femijët e tjerë. Familja e tij e ka prejardhjen nga Delvina, një zonë me tradita dhe trashëgimi të hershme kulturore, e duke qenë se në demokracinë e vonë Saranda u kthye si pikë referimi institucionale e njerëzore, për bukurinë dhe vlerat e saj, kjo familje u shpërngul për të jetuar në Sarandë, djali lindi pikërisht në Sarandë prandaj dhe mori emrin e këtij qyteti.  Atë ditë që ndodhi ngjarja kam zhvilluar një debat konstruktiv me kolegun Xhevdet Zekaj, i cili gjykoi se ishte kundër dhunës, por fajin ia vishte djalit. Në atë status Xhoda (shkurt) mori shumë kundërshti nga shumë miq dhe kolegë për këtë qëndrim.  Më vonë Xhevdeti reflektoi dhe në orën 00:25 të mesnatës më shkruan: “Skerdi mrb, dhe shume ndjese qe te shkruaj kaq vone! Tani pashe djalin dhe videon me kujdes dhe kafsherine e atyre policeve! Jam ndier keq per ate postim! E kisha trajtuar shume keq situaten, vetem si ushtarak i verbuar nga shume gjera! Respekte! Te perqafoj! Duhet te me kishe urdheruar: hiqe. Ndjese nese te kam merzitur sado pak Naten”, e më vonë Skerdi: “Dua ta takoj atë djalë, e t’i bëj një dhuratë simbolike në shenjë respekti”, të cilën e realizoi.
Nga njohja e tërthortë me këtë familje unë zbulova se Sarandi paskësh luajtur futboll me grupmoshat, madje portier. Kjo është dhe një arsye pse 15 vjecari ka dhe atë shtatlartësi mbi 180 centimetra.  Por, për shkak të pamundësisë financiare ishte detyruar ta braktiste stërvitjen, por jo pasionin e tij për futbollin.  Si gazetar dhe apasionant mbas sportit më lindi një dëshirë e madhe shpirtërore që Sarandin ta ingranonim sërisht në rrugën e duhur, atë të sportit. E në mendje më shkoi miku im Blendi Bahulli (trajner portierësh), te i cili u interesova dhe i kërkova ndihmë për një ulje të tarifës mujore stërvitore, të cilën do ia merrja unë përsipër djalit. Duke e lidhur me ekipin e preferuar Juventusin, trajneri më sygjeroi akademinë “Juventus Academy Tirana”, dhe simbioza u ngjiz në mënyrë perfekte.
Për fat të mirë në këtë vend ka dhe vlera, e një i tillë ështe dhe zoti Dritan Metaj, i cili pasi e dëgjoi rastin, si drejtor i akademisë e refuzoi kërkesën për t’i paguar një pagesë minimale mujore Sarandit, por u tregua shumë i gatshëm dhe i ofroi djalit falas trajnimin e plotë dhe bazën materiale për një vit (e falenderoj shumë).
Ëndrra dhe pasioni i tij u kthyen në realitet, 15 vjecari u prezantua në ekipin e ri, e nisi stërvitjen.
Çdo dashuri e vërtetë lind me ekipin e futbollit të zemrës, ndaj ne i urojmë Sarandit shumë suksese me ekipin e tij të zemrës!  Sporti është vetë jeta, mik i shëndetit të mirë dhe armiku numër një i veseve. Ndaj një i ri më shumë i orientuar në sport përkthehet në një të ri më të mbarë për vendin.  Në këtë kuadër i bëj thirrje përfaqësuesëve të qeverisë për linjën, të hartojnë politika të mirëfillta për sportin, e të orientojnë fëmijët drejt sportit dhe konkretisht të ndihmojnë Sarandin dhe familjen e tij ( jo me lëmoshë), por denjësisht.
Ftoj prokurorinë të hetojë rastin, ftoj kolegët gazetarë të nxisin presionin mbi institucionet për mbrotjen e minorenëve, ftoj organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve që të ndërmarrin hapa konkretë për rastin e Sarandit të dhunuar padrejtësisht nga uniformat blu. Një thirrje të fortë i bëj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri z.Soreca dhe ambasadës amerikane që të ndërmarrin iniciativa konkrete për rastin në fjalë.
Kjo nismë nuk do të mbetet me kaq, por do të vijojë me hapa të tjerë konkrete për të orientuar drejt një të ardhme më të mirë djalin e shkëlqyer Sarandi Çobo.
Sarandi do të ketë mbështetjen e plotë tonën. Ndërsa falenderoj shumë kolegët që kanë kontribuar konkretisht në këtë nismë qytetare për t’ju gjendur sadopak Sarandit; portierët e mirënjohur Enea Koliqi e Kadri Birja, Altin Mejdanin, mjekun Henrik Zotaj, e pedagogen Orjola Pampuri.
Suksese të uroj i dashur Sarandi në jetë dhe në rrugën e duhur të sportit, u bëfsh djalë sa më i mirë!

Disa ditë më parë u publikua një video ku policët dhunonin një adoleshent në Zonën e Liqenit Artifcial në Tiranë. Adoleshenti i shtrirë në tokë thërriste për ndihmë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e tij, e cila kërkon hetime.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skerdilajd sulozeqi skerdilajd sulozeqi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje