LIVE UPDATES
Politike

‘I ke thënë Pano Sokos apo jo?’/ Përçahet Aleanca për Teatrin, regjisori sherr publik me pedagogun, dalin SMS-të… (P

4 Janar 2020, 11:14 Nga DOSJA
‘I ke thënë Pano Sokos apo jo?’/ Përçahet

TIRANE– Grupi i qendrestarëve që mbrojnë prej më shumë se një viti godinën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e saj, është përçarë. Është regjisori Kastriot Çipi që vetënjofton se është ‘përplasur’ me pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çipi madje thotë se Goci e ka bllokuar atë nga “kohështrirja” si edhe se nuk i përgigjet më as në telefon.

Çipi kërkon përmes rrjeteve sociale të dijë, nëse Goci i ka thënë aktivistit tjetër, Pano Soko, që do e pengojë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që të zhvillojë një debat për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE). Marrë shkas nga fakti se Goci, siç thotë Çipi nuk denjon as t’i kthejë përgjigje, regjisori ka postuar në profilin e tij në Facebook, edhe mesazhin privat  që i ka dërguar në  numrin e tij të telefonit.

“Meqë pedagogu i teorisë së komunikimit Ervin Goci më ka bllokuar në Facebook dhe nuk po më përgjigjet me sms, po ia bëj pyetjen publikisht: Është e vërtetë se je zotuar të mos lejosh Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të zhvillojë debatin e radhës në TKE? Kush komunikon me Ervin Gocin është i lutur të komentojë këtu, për të na komunikuar përgjigjen e tij. Unë do të shprehem sapo të sigurohem se ai e ka thënë vërtet atë fjalë, apo jo.”-shkruan Kastriot Cipi. 

Mesazhi i publikuar nga Cipi për pedagogun Ervin Goci: Është e vërtetë se i ke thënë Pano Sokos se nuk do të na lejosh ti të zhvillojmë debatin për sistemin zgjedhor, të hënën në TKE?.

Pas kësaj, në postim vijojnë ndjekësit t’i thonë regjisorit se AMT nuk duhet të përçahet, por ky i fundit pranon se prej një muaji ka dy grupime për të njëjtën kauzë. Kauza qytetare po merr ngjyrime politike me kalimin e muajve, duke sjellë edhe pakënaqësi.

Një fanse e AMT: Kjo perçarje nuk i sherben kauzes. Edhe ne qe ju ndjekim nuk na vjen aspak mire te degjojme ndasite tuaja. Me vjen shume keq qe kjo ka ndodhur”, i shkruan Çipit një mbështetëse e kauzës.

Kastriot Cipi: Evelina Jaupi edhe mua me vjen tmerresisht keq. Por nga ana tjeter nuk mund të hesht me, kur dikush qe e kam ftuar në proteste, tani kerkon te me perjashtoje prej saj. Altin Veisllari prej nje muaji ka dy grupime. Aleanca (AMT) dhe Aleanca Zyrtare (AMTZ). Ne të AMT u kemi uruar suksese publikisht atyre të AMTZ, ku bën pjese Ervin Goci. Tani po perpiqemi te kuptojne çfare duan Ervin Goci & Co.

Në fakt, është disi e pakuptueshme lufta mes aktivistëve ku nga beteja për Teatrin Kombëtar, AMT tashmë merr përsipër të rregullojë edhe sistemin zgjedhor në Shqipëri, që është bërë mjaftueshëm lëmsh nga partitë politike.  Prej dy vitesh, AMT lufton për të mos-lejuar prishjen e Teatrit, por në muajt e fundit, aktivistët e kanë kthyer këtë betejë në një kal troje, për më shumë vëmendje, publicitet, pse jo edhe aktivizim dhe në kauza që nuk lidhen me atë të Teatrit.

Pa qenë paragjykues, jemi disi skeptikë, përse të dyja grupimet kërkojnë të jenë pjesë edhe e debatit politik… A e zgjidhën përfundimisht problemin e Teatrit..?! Pa harruar që jo më larg se një muaj më parë, dy punonjës të medias desh përfunduan në burg për shkak të një denoncimi të rremë dhe patetik të një aktivisteje të AMT, se Sandër Lleshaj po vidhte batanijet që më herët i kishte vjedhur polici… Tahmaja e madhe të lë pa gjë, kjo është pak a shumë përmbledhja e sherrit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit ervin goci kastriot cipi shembja e teatrit kombëtar aleanca per mbrojtjen e teatrit ervin goci kastriot cipi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet