LIVE UPDATES
Aktualitet

I kërkon t’i marrë 2 shtëpitë pas divorcit, gruaja kallëzon padrejtësisht për dhunë ish-burrin

19 Maj 2021, 19:57 Nga DOSJA
I kërkon t’i marrë 2 shtëpitë pas divorcit, gruaja

Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit, ku Ilirjan Petriti thotë se akuzohet padrejtësisht për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes. Ai ka qenë i martuar me një grua nga Rrogozhina dhe ka dy fëmijë, vajzën 13 vjeçe dhe djalin 17 vjeç.

Është divorcuar në vitin 2013 për mosmarrëveshje. Por problemet me ish-bashkëshorten nuk i janë ndarë, edhe pse është i martuar prej 4 vitesh me një grua tjetër. Në Qershor 2020 Ilirjani është takuar me ish-gruan për një firmë për të lëvizur me fëmijët në Francë.

Situata është acaruar për një debat pronash dhe gruaja ka bërë kallëzim në polici për dhunë nga ana e Ilirjanit. Ndërkohë komisariati ka marrë një letër nga një doktor në Rrogozhinë me gjendjen e zonjës, që kishte një gërvishtje në buzë dhe Ilirjanin e arrestuan.

Ilirjan Petriti: Kam qenë i martuar, nga martesa e parë kam dy fëmijë djali 17 vjeç dhe vajza 13 vjeç. Të dy shtëpitë më janë bllokuar nga zyra e Përmbarimit Elbasan, makina më është bllokuar për arsye se unë kam qenë debitor te fëmijët e mi. Por ndërkohë që unë kam 9 vite që akoma nuk i kam marrë fëmijët sipas vendimit të gjykatës, sepse nuk kanë dashur fëmijët, nuk i ka lejuar se fëmijët kanë jetuar me nënën e vetë. Pasi unë bëra një pagesë prej 1.7 milionë Lekë, këto lekët kaluan te pensioni ushqimor i fëmijëve. Të Zyrës së Përmbarimit më thanë që paguajte këtë dhe nuk është nevoja të bllokojmë dy shtëpitë, po të mbajmë të bllokuar një shtëpi. Unë aktualisht jam i martuar, kam 4 vite, dhe nuk më janë ndalur problemet që kam pasur me gruan e parë kur bashkë me fëmijët dhe me ish-zonjën kemi shkuar te hyrja e shtëpisë time. Aty pastaj kemi biseduar, unë i thashë nuk kam problem do ja jap firmën që fëmijët të shikojnë një jetë më të mirë, por i thashë mos harro se ne bashkë kemi lënë problemin e shtëpive si ta zgjidhim. Edhe i thashë do shkojmë të zgjidhim problemin e shtëpive te noteri, një shtëpi ti dhe një shtëpi unë. Jo tha, kjo është djersa ime, djersa e fëmijëve të mi. Filloi duke bërtitur, duke u acaruar. Unë thjesht qëndroja i ulur, në mes kanë qenë fëmijët dhe në një distancë prej 1 metra ka qenë zonja. Zbriti poshtë nga shkallët duke sharë, duke ofenduar me fjalë të rënda, i gjuajti dhe me gurë makinës dhe unë isha me fëmijët te shtëpia. Fëmijët ikën, unë i hipa makinës dhe erdha në Peqin. Ndërkohë më merr në telefon oficeri i policisë në Rrogozhinë dhe më tha që ti ke rrahur zonjën. Ka ardhur zonja, tha, ka ardhur me gjak. Ai më vuri direkt prangat. Zonja më ka bërë një denoncim për dhunë në familje, thotë që unë e kam goditur ndërkohë që fëmijët bashkë me zonjën thonë që e kam goditur me një shpullë, gjë që nuk është e vërtetë. Shkelja e dytë është se zonja më datë 28 Qershor ka shkuar te mjeku Agron Karaj në Rrogozhinë, e ka pajisur me një dokument që thotë një gërvishtje hematomë, gërvishtje të buzës, dhe mjeku ka konstatuar që kjo zonja nuk ka pasur asnjë lloj shenje. Ndërkohë që zonja më 29 Qershor ka shkuar në Durrës te eksperti mjeko-ligjor, ka shkuar me qafore, është ankuar me dhimbje barku, me dhimbje stomaku, ka një gërvishtje në buzë, dhe të gjitha këto kanë ardhur për pasojë se zonja është goditur me mjete të forta prerëse dhe nuk është e aftë për masën deri në 9 ditë. Ky mjeku-ligjor pa asnjë lloj grafie pa asnjë gjë si e vërteton këtë gjë. Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie. Kam 8 muaj që jam në arrest shtëpie pa e dhunuar, pa asnjë lloj prove, pa asnjë lloj fakti. Unë kërkoj që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe kërkoj pafajësinë, të dali e vërteta siç është dhe jo siç thuhet nëpër letra.

Gjyqi zhvillohet me letrën e një eksperti mjeko-ligjor nga Durrësi, që shprehej se zonja ishte goditur me mjete të forta. Prej 8 muajsh Ilirjan Petriti është në arrest shtëpie, edhe pse nuk e ka dhunuar asnjëherë ish-bashkëshorten. Mjeku Agron Karaj tregon se nga policia i është kërkuar të mbushë nje fletë dhe këtë e ka bërë për të mbrojtur gruan. Ai thotë se zonja nuk ka vajtur me ato shenja siç shkruhet në aktin e ekspertit mjeko-ligjor.

 

Mjeku: E kam zgjidh.

Gazetarja: Si e ke zgjidh?

Mjeku: E kam zgjidh. I kam dhënë shkresë atij burrit. Se ai nuk duhet të rrinte në burg, as në izolim, as në burg me një letër timen, që paraqitet, që unë nuk jam mjek ligjor. Dhe ata e kanë mbajt gabimisht. Policia ta merrte mjekun ligjor, ta binte ta vlerësonte këtë rast.  Se unë nuk jam mjek ligjor. Unë jam mjek urgjence. Se unë shof hematoma, po nuk them, që e ke rrahur. Këtë e përcakton mjeku ligjor. Këta e kanë mbajt brenda me letrën time. Se letrën ma ka kërkuar policia mu. Më jep një letër ç’a ke parë ti këtu dhe unë shkruajta diagnozën.

Gazetarja: Ka qenë vërtet me ato hematoma, që ajo ka vajt te eksperti mjeko-ligjor? Se për shembull me  qafore ka shkuar atje.

Mjeku: Jo, jo, jo! Aboslutisht, fare! Ka qenë normal. Ankth e stres sic rritet pak tensioni, pak rrahjet e zemrës. E axhituar. Asgjë s’kishte, për t’u kshu… Po duke dit, që hajd të mbrojmë femrat, me thonë të drejtën unë ia dhashë një copë letër. S’duhet t’ia jepja fare atë letrën. Ia dhashë një copë letër, se policia tha jepi një letër.

Gazetarja: Kjo ka deklaruar, që më ka fut duart në fyt, prandaj them, që cfarë ke shkruar, se mos…?

Mjeku: Nuk ka pas fare për fyt, fare. Një ankth, një kshu edhe një gërvishtje e lehtë, asigjo. Thonjtë në fyt nuk e di, po unë nuk mund të ashu…

KLAN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan petriti ilirjan petriti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj