LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“I kishte ikur loçka e zemrës”, Rikard Ljarja kthehet pas në kohë: Aktorët që mësuan vdekjen e fëmijëve kur po luan

9 Shtator 2019, 06:42 Nga DOSJA
“I kishte ikur loçka e zemrës”, Rikard Ljarja kthehet

Shqipëri– Në një shkrim të botuar  një  vit më parë Rikard Lajarja kujton tre aktorët Çun Lajçin, Pistol Sojën dhe Prenk Lëkundën, të cilët mësuan vdekjen e njerëzve të tyre të dashur gjatë kohës që ishin në skenë dhe nuk pranuan ta linin në mes shfaqjen, por e përfunduan.

Teatri si mënyrë e shprehjes së superstrukturës së një bashkësie, si shprehje e koncentruar e ngjarjeve… ka mijëra vjet që ekziston. Në parahistori fiset mblidheshin mbas gjahut o para se të niseshin për gjah dhe vallëzonin duke shkërbyer skenën e gjahut.

Ky vallëzim ishte embrioni i teatrit. Që në ato kohë teatri ka evoluar me faza deri sa ka ardhur në këtë kohë. Këtu nuk është vendi për të shtjellue historikun e teatrit, le që edhe nuk e di mirë.

Po teatri i sotëm dihet si është! Në shkollë programi ishte shumë i ngjeshur. Në atë kohë studionim gjithë programin e degës gjuhë-letërsi, përveç gramatikës historike e ndonjë lënde tjetër shumë specifike.

Kryesore ishte lënda e mjeshtërisë së aktorit. Gjatë orëve të gjata të mësimit, profesorët herë mbas here na përsëritnin: “Skena është e shenjtë”. E kuptonim dhe s’e kuptonim domethënien e kësaj: “E SHENJTË”.

Në fund të fundit skena kishte një dysheme dërrase, një perde të rëndë (sipari) që e ndante nga salla, ca kuinta, dekorin që bëhej i ndryshëm për çdo shfaqje… po “shenjtërinë”… Shkallë-shkallë po kuptonim se skena vërtet ishte vend i shenjt.

Të arrije të dilje në skenë ishte gjë shumë e madhe. Të arrije të ishe nën shikimin e gjashtëqind-shtatëqind palë syve e veshëve që të kundronin deri lëvizjen më të vogël… nuk po them për të tjerat…

Prandaj respekti për spektatorin që ka paguar, të shoh shfaqjen, të të duartrokas duhej të ishte i jashtëzakonshëm. Në konceptin “Shenjtëri” hynte si i përveçëm dhe më i rëndësishmi spektatori. Më në fund e kuptuam dhe e besuam. Seriozisht. Deri n’ekstrem.

Teatri është vërtetë i shenjtë në gjithë tërësinë e tij, me gjithë çfarë përmbledh godina: Salla, skena, prapaskena, kabinat, xhepat e dekoreve, ndriçimi… dramaturgjia, regjisorët, aktorët, punëtorët e skenës… Spektatorët. E gjithë godina dhe çfarë përfshihet brenda saj është në shërbim të spektatorit…

Këto radhë u nxitën nga një intervistë në Top Channel e aktorit Çun Lajçi. Çuni fliste ngadalë, me një zë të ngrohtë, i qetë, për vajzën e tij që ishte larguar nga kjo jetë. Thua të mos kishte dhembje!

Tronditja ishte e jashtëzakonshme. E thellë! Kishte ik vajza, loçka e zemrës. Po Çuni vjen nga bjeshkët e Rugovës… Në dorë rrotullonte tre libra. Ishin tri vëllime me poezi që i dedikoheshin vajzës që nuk jetonte më.

Bubulinës. Bubulinës që iku. Kush e përzuri. A thua ne?! A thua çnjerëzimi i epokës që po kalojmë!? Çuni lexoi vetëm tri poezi. Ishin vërtet poezi. Çuni është poet. Poet në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Po Çuni është edhe interpretuesi më i mirë nder shqiptarë i veprës së Pader Gjergj Fishtës, Çuni është edhe lahutari mjeshtër që shoqëron veprën epike të poetit kombëtar. S’po them se Çuni është dhe mjeshtri i skenës dhe ekranit se kjo dihet botërisht.

Po tjetërkund e kam fjalën. … Në vitet ’70 Çuni ishte djalë i ri. Teatri i Prishtinës vuri në skenë “Hamletin”. Dhe Çun Lajçit iu besua kryeroli.

Erdhi edhe nata e premierës. Salla ishte mbushur plot. Duhet t’i merrni me mend emocionet e aktorëve e sidomos të Çunit Hamlet atë natë para se të fillonte shfaqja.

Pak përpara se të hapej sipari dikush i futi në dorë një telegram. Çuni e hapi dhe lexoj: Ka vdekë nana. A ka njeri që e përfytyron pështjellimin psikik e fizik të atij çasti? Çfarë ndodhi në atë sekondë brenda qenies së Çun Lajçit aktor, Çun Lajçit Hamlet dhe Çun Lajçit njeri, bir i një nane që nga ai çast nuk është më!

Mbasi u mbyll sipari e vazhdonin duartrokitjet, Çun Lajçi zu një qoshe dhe shpërtheu, u shkreh në vaj. Regjisorja po e kërkonte në të gjitha qoshet e skenës.

Më në fund e gjeti. Çfarë? Si? Kush të ka… Duke belbëzue mes lotësh Çuni tha: Më ka vdek nana. Pra, a ishte i shenjtë spektatori i asaj nate në teatrin e Prishtinës, në tempullin e fjalës?

Për Çun Lajçin po. Dhe ai e respektoi deri në ekstrem, duke dalë mbi dhimbjen e shpirtit të tij. Por nuk është i vetmi. Pistol Soja, aktor i teatrit “Migjeni” kishte dy vajza.

Kishte premierën e komedisë “Shërbëtori i dy zotnive” kur i vdiq njëra nga vajzat në moshë të adoleshencës. Dhe Pistoli e interpretoi rolin kryesor. Vajza i vdiq dhe ai interpretoi në komedi. Po kështu Prenk Lëkunda.

Teatri “Migjeni” ishte në turne në Korçë. E lajmëruan pak para se të fillonte shfaqja: Djali është mbytur në Drí. I propozuan të anulonin shfaqjen, t’i kërkonin të falur publikut, dhe të gjenin një makinë e ta nisnin urgjent për Shkodër. Nuk pranoi, nuk pranoi në nderim të spektatorit. Në nderim të “Shenjtorit” që priste brenda tempullit të shijonte fjalën. Dhe shfaqja u bë.

Besoj se nuk janë të vetmit, po këta mbaj mend unë. Po sot? Sot a ka nga ata që besojnë në shenjtërinë e teatrit!? … ????… Apo janë bërë të gjithë “ateistë”. Mos kishte diçka çnjerëzore në këtë akt!? Apo ky akt ishte hyjnor sepse teatri është i shenjtë, vërtet i shenjtë! S’di çfarë të them. Gjykoni vetë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur aktorët me historitë e dhimbshme rikard ljarja aktorët me historitë e dhimbshme rikard ljarja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet