Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, arrestohen dy punonjësit e Bashkisë Berat, nën hetim edhe 4
23 Maj 2020, 07:05Nga DOSJA
BERAT– Dy persona është ndaluar dhe katër të tjerë janë marrë nën hetim për vdekjen e 4-vjeçarit ditën e djeshme në Berat pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në mes të parkut të qytetit. Policia ka ndaluar drejtorin e shërbimeve në Bashki, 32-vjeçarin Poli Ikonomi dhe Llazar Oxholli, 61 vjeç, i cili është përgjegjës për ndriçimin.
Përveç dy të ndaluarve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër elektriçistë, të cilët janë identifikuar vetëm me iniciale: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.
NJOFTIMI I PLOTË:
Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për rregullat e shtetrrethimit, ba...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu pasi babai i saj u arrestua nga Policia e Shtetit dh...
TIRANË– Edhe pse gjithmonë e me raste më të pakta, koronavirusi është ende prezent në vendin tonë. Si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë, edhe kët...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin për lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve për këtë fundjavë. Për shkak të pandemisë së koronavirusi...
GJERMANI– Shembja e Teatrit Kombëtar ka qenë një nga kryefjalët e mediave ku nuk kanë munguar reagimet nga politikanët intelektualët, artistët jo vetëm shqipëta...
HIMARË– Dosja.al ka siguruar pamjet e masakrës mjedisore që kreu bznesmeni në vijë bregdetare të Drymades. Siç shihet edhe në video, fadroma e futur...
TIRANË– Drejtoresha e Shtëpisë muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e zv.minist...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur protestën e tretë pasditen e sotme. Anëtarë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, Aktorë, aktivistë dhe ...
BRITANI E MADHE- Vladimir Bardoshi është dënuar me 9 vite burg, pasi është shpallur fajtor për trafikun e qënieve njerëzore. Shqiptari ishte anëtari i tretë i n...