LIVE UPDATES
Aktualitet

‘I mora ta këshillonin burrin, jo ta arrestonin’/ I shoqi: E kam pijen pa zarar

2 Nëntor 2021, 14:35 Nga DOSJA
‘I mora ta këshillonin burrin, jo ta arrestonin’/ I shoqi: E

Bashkëshorti i saj është përdorues i rregullt i alkoolit. Por për të nuk ka problem. Bashkëshorti i saj ngre zërin në shtëpi. Për gruan nuk ka problem as që ai bërtet. Bashkëshorti i saj mbase e dhunon, dhe për këtë dyshon policia, por ajo ngul këmbë që jo. Gruaja me inicialet S. G insistoi se është një nënë e lumtur, më një burrë që e kupton dhe që martesa e tyre nuk ka asnjë problem.

Të gjitha këto fraza që ngjajnë si reklama “për burrin më të mirë në botë” 48 vjeçarja nuk i tha tek shoqet, as të komshiet apo të afërmet. Por pranë policisë së komisariatit numër një. Burimet e policisë së Tiranës që treguan për Gazetasi.al historinë dhe referimin e mëpasshëm për dhunë të 50 vjecarit nga Tirana shpjegojnë në procesverbal justifikimet e gruas dhe mburrjet e saj për të dyshuarin.

“Fillimisht S. telefonoi inspektorin e zonës në telefon dhe kërkoi ndihmën e policisë dhe kur inspektori telefonoi sallën duke kërkuar një patrullë policie, gjendja ka ndryshuar kur me marrjen e adresës policia trokiti në derën e çiftit në fjalë” deklaron jo zyrtarisht burimi i Gazetasi.al

E kuptoj inspektorin se përse ka kërkuar kolegët ndoshta u nxitova që e telefonova dhe ndoshta ka dëgjuar të bërtiturat e tim shoqi në telefon. Por unë e telefonova inspektorin për një këshillë si të veproja në këtë rast. Ndoshta inspektori nuk e kuptoi këtë gjë dhe nga këshilla ka dyshuar se mos po ushtrohej dhunë dhe erdhi ta arrestojë. Por burri im nuk më dhunon”, këmbëngul në komisariat S.G që në vazhdën e këtij qëndrimi ka dhënë edhe alibinë e saj duke ju përgjigjur pyetjes së policisë se përse bërtet burri?

“Im shoq bërtiti sepse nuk dëgjon nga veshët dhe nuk e ka idenë e zërit të lartë në lagje. Por nuk po më bërtiste, as po më dhunonte. Ne kemi mirëkuptim. E vërtetë që pi alkool dhe kur pi e ngre zërin akoma më shumë, por nuk kemi probleme,” shton ajo.

Duke insistuar se “nuk kam asnjë problem” ajo ka kërkuar që këto fjali për të shoqin të shkruhen në proçesverbale e madje ajo ka dalë një avokate e fortë për të.

Siç e shikoni nuk kam asnjë shenjë në fytyrë, vërtet burri im pi ndonjëherë, por e ka pijen pa zarar dhe telefonatën pranë policisë e kreva në sy të tij siç e thashë për tu këshilluar si veprohet kur burri vjen tapë”.

Por policia shton për Gazetasi.al se pavarësisht mungesës së pretendimeve dhe refuzimit të 48 vjeçares për të marrë urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes , shkresat për burrin “model” janë përpiluar për dyshimet e dhunës në familje. Gruaja përpiqet thanë burimet e Gazetasi.al vërë theksin tek marrja e një këshille dhe disa herë përmend se kërkonte një mendim nga policia se si veprohet në rastet kur burri pi alkool, por ajo ka një martesë relativisht të hershme që do të thotë nuk është e sapomartuar e për këtë, ajo e ka mësuar rutinën e partnerit e po ashtu edhe kjo do të thotë se nuk ka nevojë për këshilla. Policia i tha Gazetasi.al se e sigurt është një 48 vjeçarja e martuar prej 20 vjetësh ka ngritur telefonin për të trembur të shoqin dhe për ta frenuar atë nga ndërhyrjet e policisë. ‘Po kthehet si një mënyrë shpëtimi për gratë telefonata ndaj policisë apo edhe paralajmërimi ‘do njoftoj policinë” . “Kjo gjë i frenon burrat e dhunshëm ose i bën akoma më të dhunshëm” deklaron një zyrtar Gazetasi.al, i cili trajton raste të dhunës në familje dhe është i specializuar për tipologjinë e marrëdhënieve të acaruara në çift.

Sakaq një oficer i gatshëm ka pyetur edhe inspektorin që u telefonua.

“Dëgjova zëra të larta dhe të bërtiturat e një burri dhe nuk ishte zëri I një të piri, por i një personi që po bërtiste” thotë në referim polici.

Për burrin që u referua në gjendje të lirë, ai për herë të parë mbase për të rezulton se ka shprehur vetëm një fjali. “Jam dakord me S. – deklaron Y. G” . Pikërisht S. është gruaja e tij, dhe fraza që zakonisht pohohet në gjykatë për avokatët, u tha në komisariatin numër 1 nga një burrë që mbase për herë të parë ka qenë dakord me bashkëshorten e tij, që pavarësisht përpjekjeve të saj për mos ta proceduar, emri i tij do të hetohet

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje tirane dhune ne familje tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Nëntor 2021, 13:49

Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion