Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlorë– Teksa policia po raporton shifrat përmbledhëse të gjobave të vendosura për mosrespektim të kufizimeve të vendosura nga Covid-19, disa të rinj udhëtuan me shpejtësi skëterrë për të mos e marrë gjobën me vlerë 10 mijë lekë. Por pas një ndjekjeje disaminutëshe, të rinjtë u kapën në afërsi të një pike karburanti në Vorë, ndërkohë që veç faturës që policia iu la atyre në dorë, do të merren nën përgjegjësi edhe për mosbindje të policisë.
Siç thotë për Gazetën “Si” një agjent i policisë së Vorës, ndjekja këmba-këmbës dhe me sirena ndodhi menjëherë sapo një automjet në fshatin Ahmetaj, nuk i ndaloi postbllokut të policisë. Një oficer policie i bëri me shenjë automjetit që të ulte shpejtësinë dhe të hapte krahun rreth orës 18.20 minuta, tregon jozyrtarisht për Gazetën “Si” efektivi që ishte pjesëmarrës në postbllok. Por mjeti .ka rritur akoma më tej shpejtësinë. Kaq ka mjaftuar që policët të njoftojnë përforcime në radio dhe të vihen pas mercedesit, nën dyshimet se në këtë mjet mund të kishte persona të dyshimtë. Policët raportojnë për ndjekjen e pazakontë që në përfundim zbuloi se nuk kishte ndonjë person me precedentë të rrezikshëm, por katër 20-vjeçarë që u arratisën nga policia për shkak të frikës.
Konkretisht, efektivi Sh. B tregon: Organizuam pikë kontrolli me të gjithë elementët si tabela ‘ndal policia’, por edhe konët fosforishent dhe ato piramidë. Filluam të ndalonim vetëm automjetet e dyshimtë. Një mjeti që dukej me ngjyrë të zezë në largësi i dhashë shenjë të ndalonte për verifikim. Kjo makinë për shkak se para kishte një tjetër automjet që po kontrollohej, shtoi shpejtësinë, duke rrezikuar jetën e kolegëve dhe sidomos timen që isha në rrugë. Në këto kushte, policia e komisariatit Vorë dhe shqiponjat e ndoqën automjetin, por në një moment makina i humbi nga sytë autopatrullës.
Në dëshminë e policëve kuptohet se automjeti i dyshimtë u zhduk gjatë kësaj ndjekjeje, pa lënë asnjë shenjë dhe ndaj efektivët fillojnë të kontrollojnë zonën dhe një pjesë tjetër kthehen në postbllok. Efektivi tjetër shton:
“Gjatë kontrolleve të zonës që mund të ketë zgjatur nga arratisja 15 minuta konstatuam mjetin të fikur mbas një godine dhe katër persona që po largoheshin në këmbë, njëri prej të cilëve tentoi të largohej me vrap”.
Kur policia i kapi të rinjtë dhe konstatoi se njëri prej tyre kishte edhe çelësin e makinës së dyshimtë i kontrolloi dhe i shoqëroi në komisariat, shpjegon për Gazetën “Si” një burim. Të bindur se kishin kapur ndonjë “peshk” të rëndësishëm, policët kanë mbetur pa fjalë kur kanë identifikuar të rinjtë, por akoma më tepër kur secili prej tyre foli dhe tregoi se kishin frikë nga policia dhe nga gjoba. Drejtuesi i mjetit me inicialet G. K, 21 vjeç rrëfehet në procesverbalin që më pas u firmos prej tij dhe policisë:
“Mjeti është nën pronësi të E. A. por po e përdorja unë, gjendesha nën shoqërinë e R. C. kur para na doli postblloku. Në kohën kur polici na bëri në shenjë të ndalonim unë u tremba dhe nga frika mos më bllokonin makinën, pasi kisha dalë pa leje, se mos më vendosnin gjobë u largova me shpejtësi në drejtim të Vorës”.
Frikë ka demonstruar edhe shoku i tij E. C., i cili u gjet i fshehur afër një vazoje me lule. ‘Kërkoj ndjesë tha pasagjeri”, i cili pavarësisht pendesës së bashku me shokët e tjerë, nuk i shpëtoi gjobës dhe së shpejti edhe ndjekjes penale për mos bindje të policisë. Të njëjtin përshkrim bëjnë edhe E. N dhe A. K, të cilët treguan se po bënin shëtitje sa për të kaluar kohën, pasi ishim agjërueshëm dhe po prisnin oraret e iftarit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Klevis Alla është ‘zbërthyer para’ grupit hetimor, pasi ka treguar detaje për ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë. Ai ka de...
TIRANË– Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Lidhur me këtë atentat, autorët u ka...
TIRANË– Publikohet fotoja e parë e Klevis Allës, një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës. Ndryshe nga...
Durrës– Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit 1 persona ka rezultuar me COVID-19 në qytetin e Durrës. Mësohet se i inf...
KURBIN– Policia ka vënë nën pranga një 47-vjeçar nga Kurbini, i cili akuzohet se dhunonte gruan dhe tij dhe mbante armë pa leje.Burime për Dosja.al bëjnë...
Nëntë javë pas izolimit, gazetarja mendon se studiot televizive duhet t’i rikthehen debatit me të ftuar fizikë. Pas letrës dërguar kryeministrit Eni Vasili sqar...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet nesër online në orën 12:00 për të shqyrtuar mbarimin e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvoranit si anëtar i G...
Korçë- Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Pendavinj të Korçës, pasi nipi ka plagosur me thikë tezen dhe burrin e tezes. Mësoh...
TIRANË– Stomatologu Arbër Stefa, u lirua ditën e djeshme nga Gjykata pasi u arrestua sepse kishte dalë nga shtëpia pa leje. Mirëpo Stefa e ka mohuar këtë f...