LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Ofruan para punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 6 drejtues mjetesh në Tiranë

4 Prill 2022, 10:16 Nga DOSJA
VD-Ofruan para punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 6

TIRANË- Procedohen penalisht 6 drejtues të mjeteve që u ofruan para punonjësve të Policisë. Policia Rugore e Tiranës ka bërë me dije se gjatë 48 orëve të fundit ka goditur 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjesit e policisë. Një 26-vjeçarë është ndaluar në rrugën ‘Asim Vokshi’ nga policia dhe për ti shpëtuar masës administrative për shkeljen e kryer i riu, i identifikuar me Inicialet E.SH., i ka ofruar punonjesit një shumë parash. Drejtuesit e mjeteve me iniciale S. Ç., 27 vjeç, G. C., 30 vjeç, E. D., 22 vjeç, L. A., 23 vjeç, S. D., 44 vjeç dhe E.SH. do të ndiqen penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.


Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës ka goditur gjatë 48 orëve të fundit, 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative. Procedohen penalisht 6 drejtuesit e mjeteve që u ofruan para punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Asim Vokshi”, është ndaluar një drejtues mjeti që ishte duke përdorur aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., 26 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për këtë shmangur masën administrative për shkeljen e kryer. Në Rrugën e Kavajës është ndaluar një shtetas që po drejtonte një mjet me xhama më të errësuar se norma e lejuar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi që këtij shtetasi i ishte pezulluar leja e drejtimit për një shkelje tjetër. Për të shmangur ndëshkimin administrativ, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. Ç., 27 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash. Në rrugën “Kont Leopold Bertold”, është ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit është konstatuar duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. C., 30 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.Në rrugën “Dritan Hoxha”, është ndaluar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D., 22 vjeç, i ka ofruar punonjesit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e masës adninistrative. Në  bulevardin “Zhan D’Ark”, është ndaluar njëdrejtues mjeti që po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurisë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi L. A., 23 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për të shmanguar masën administrative për shkeljen e kryer.Në bulevardin “Gjergj Fishta”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti që po vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., 44 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.Në përfundim të veprimeve procedurale, të gjashtë drejtuesit e mjeteve u proceduan penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, sepse do të përballen me ligjin.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen