Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
I prekur prej disa ditësh me Covid, ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare kornisti Andrea Canaj
23 Dhjetor 2020, 10:28Nga DOSJA
TIRANË– Kornisti Andrea Canaj, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi nuk ia ka dalë të fitonte betejën me Covid-19.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku dhe i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e madhe. Po ashtu në postim në faqen zyrtare kolegët e tij thonë se Canaj do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike.
Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.
“Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të kornistit Andrea Canaj. Andrea Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve. Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij!”
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra në prag të festave të Krishlindjes ka uruar të gjithë besimtarët katolikë. Në mesazhi...
SHKODËR– Bardhok Planaj, është një prej personazheve më të komentuar të ‘botës së krimit’. Emri i tij është përmendur sërish jo më larg se mëngjesin e sotë...
SHKODËR- Vlash Pjetri, vëllai i efektivit të Policisë së Shtetit, lokali i të cilit u sulmuar me armë zjarri, ka dhënë një tjetër intervistë për mediat. Ai...
SARANDË– Një bombulë gazi ka shpërthyer në një banesë në Sarandë. Si pasojë e gjithë shtëpia është përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije se për...
TIRANË– Një 67-vjeçar ëhtë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ai ka rënë në prangat e policisë pasi ka vrarë një sorkodhe pr...
SHKODËR– Katër persona të identifikuar si: Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj, janë shpallur nër kërkim pasi akuzohen si a...
TIRANË- Policia e Shtetit ka prangosur personin që i vuri flakën bredhit të Krishtlindjeve në oborrin e Kryeministrisë. Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë ...
ITALI– Vrasja e çiftit Pasho në Firenze të Italisë nga ish e dashura e djalit të tyre, Elona Kaleshi është kthyer në kryefjalë të mediave italiane. Rasti...