"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
I premtoi kalimin drejt vendeve të BE-së/ Kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga vlonjati
28 Shtator 2020, 08:09Nga DOSJA
KORCE- Një shtetas është arrestuar pasi është kapur duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
24-vjeçari banues në Vlorë do të akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Njoftimi i policise:
Qarku Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., 24 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen nr. 3, Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Fiat”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVE-Pak para arrestimit të nënkryetarit të veteranëve të Luftës Nasim Haradinaj, me kërkesë të prokurorisë Speciale, ka ndodhur një telefonatë mes tij dhe kr...
KURBIN- Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë një çift të moshuarish që në tërmetin e 26 nëntorit kanë hum...
ELBASAN- Gjatë natës është djegur pjesërisht makina “Porsche” e biznesmenit, Elis Bahushi në Elbasan. Ky i fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nëpër...
KUKES– Në rrugën Kukës-Shishtavec shkëmbinj të përmasave të mëdha janë shkëputur nga faqet e malit gjatë natës dhe kanë rënë në rrugë.Rruga është kthyer n...
TIRANE– Edmond Papa, me detyrë Shef Sektori i Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës, nuk e ka kaluar dot vetting-un dhe është shkarkuar ng...
SHKODER– Një 35 vjeçar është ndaluar në qytetin e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Shtetasi me inicialet K.Rr, banues në fshatin Bardh...
ELBASAN- Dalin foto të makinës “Porsche” të biznesmenit Elis Bahushi, e cila gjatë natës u përfshi nga flakët në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Mësohet se mak...
TIRANE– Kabina druri të rrëzuara, pemë të thyera, pezullim i lundrimit në Durrës dhe Vlorë, zona pa energji elektrikë, kjo është situata në vend si pasojë e mot...
DURRES– Tragetet e linjës Durrës-Bari kanë pezulluar lundrimin për shkak të erës së fortë që është shkaktuar nga moti i keq. Tragetet nuk janë nisur dhe presin ...
VLORË- Gjatë natës një zjarr i madh ka rënë në fshatin Zvërnec të Vlorës. Mësohet se flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në ...