LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu akuzon policët për mungesë edukate: Më shanë se i shkela këpucët 200 euro

14 Qershor 2021, 08:21 Nga DOSJA
I riu akuzon policët për mungesë edukate: Më shanë se i

Një 26-vjeçar u përplas me policinë, teksa po ndiqej prej tyre, por ai pretendon se goditi njërin nga oficerët pasi ai e shau. Burimet bëjnë me dije për GazetaSi.al, se shtetasi A.L., e qëlloi policin, pasi ky i fundit mësohet t’i ketë thënë “o b.q. më shkele këpucët që i ka blerë 200 euro”.

Por ky version i të akuzuarit nuk konfirmohet nga policët e tjerë pjesë e grupit të kontrollit që këmbëngulin se u ndaluan gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj dhe i riu u shoqërua në komisariat për kundërshtim të forcave të rendit.

Ngjarja u raportua sipas burimeve të GazetaSi.al, në radio nga oficerët që më pas bashkë me të riun përfunduan në komisariatin numër 3. Polici u rrëfeu kolegëve se ishte i planizuar në turnin e dytë dhe se në shërbim ishte i vendosur me katër persona të ndarë përkatësisht me nga dy motorë.

“Rreth orës 16.00, në rrugën ‘Reshit Petrela’, pranë një supermarketi morëm informacion nga një qytetar që në mes të pallateve tre persona po konsumonin drogë”, – dëshmon oficeri i policisë me inicialet A.K., i moshës 30 vjeç. Në raport shërbimi, thuhet se më pas patrulla e “Shqiponjave” është afruar në vendin ku u kallëzua. Aty u konstatuan tre shtetas, mes tyre edhe i dyshuari në fjalë.

“Në vendin ku qëndronin ata të tre, kishte një erë si ajo e kanabisit dhe ndaj kërkuam të ushtronim kontroll fizik, madje duke iu shpjeguar edhe arsyet e kontrollit fizik”, – deklarohet në dosjen që GazetaSi.al disponon.

Por i dyshuari ka kundërshtuar, thotë polici, duke shtuar: “Jam përdorues dhe hashashi mu bëftë shëndet”. I dyshuari ka vijuar të përplaset më pas me oficerët, duke pretenduar se ishte poshtë shtëpisë dhe e shikonin prindërit

“Nuk keni ç’më bëni, jam gangster, do ta shikoni çfarë do t’ju bëj sonte, mbajeni mend. Unë kam bërë burg dhe nuk pyes për ju, do ju sjell SHÇBA-në, do ju heq nga puna do ju shkrij”, citojnë secili nga oficerët t’i ketë kërcënuar i riu që nuk ka pranuar kontrollin fizik.

Oficeri tjetër dëshmitar në aksion, pohon se duke parë refuzimin, ata e rrethuan të riun që reagoi, duke goditur nga krahët njërin prej tyre.

“Ai e kapi kolegun nga rrobat, atij i ranë stemat në tokë dhe gjithashtu i theu radion e policisë, të cilin kolegu e mbante në sup”, – përshkruan polici tjetër në komisariat. Ekspertët vërejnë se në dorën e policit të sulmuar, u vërejtën skuqje dhe gërvishtje me përmasa 0.5 deri në 3 cm.

Por i riu, menjëherë pasi ka përfunduar në komisariat ka filluar mbrojtjen, duke kujtuar se po qëndronte me kushërinjtë poshtë banesës, kur aty mbërriti një patrullë policie.

Ai i tha agjentëve se nuk pranoi kontrollin e policisë, pasi nuk kishte asgjë të paligjshme dhe se këtë fakt ia kishte vënë në dukje patrullës.

“Gjatë kësaj kohe, kur po bisedoja këtë gjë, njëri nga oficerët me motor, m’u afrua dhe unë pa dashje i shkela këpucën. I kërkova menjëherë falje, por ai u përgjigj: ‘…o b.q më shkele këpucën që kam blerë 200 euro’”, – pretendon si shkak të nisjes së konfliktit i riu. Ai i thotë policisë se në këtë çast, u irritua nga edukata e munguar e efektivit.

“Por u vetë përmbajta, duke i kërkuar përsëri falje, ndërsa ai vazhdoi me të njëjtat fjalë. I thashë vazhdo bëj detyrën tënde, pasi për sjelljen dhe etikën tënde ka ku të ankohem“.

I riu insiston se kjo fjali i ka acaruar të gjithë policët, që vazhdimisht, sekondë pas sekonde kryen sjellje provokuese me qëllim që ai të reagonte dhunshëm, por që sipas të dyshuarit, ai në asnjë moment nuk e humbi toruan dhe nuk preku asnjë nga oficerët.

Por pyetjes së policisë se si e shpjegonte ai dëmtimin e radios, veshjes dhe gjymtyrëve të policit, ai i përgjigjet prerë: “Nuk e kam idenë, pyesni policin”.

Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne tirane ngjarja ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:10

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vje&...

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:00

Një i ri që jeton jashtë Shqipërisë, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pasi ka tentuar të hapë derën e shtëpisë dhe pasi ka provuar disa herë, nuk ka m...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet