Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia ka dalë me një tjetër version lidhur me vrasjen e ndodhur në Laprakë orët e para të mëngjesit të sotëm. Fillimisht Policia bëri me dije se 25-vjeçari Klodian Rasha i nxorri efektivit që po e ndiqte një copë druri, ndërsa vetëm pak minuta më pas pretendon se ka qënë një armë zjarri.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” ju informojmë se :
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia nën drejtimin e Prokurorit gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Vijon puna intensive nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Klodian Rasha, i riu që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë nga një efektiv policie, pasi nuk iu përgjigj...
TIRANË– Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar historinë e koleges së tij nga Shkodra të infektuar nga pandemia e koronavirusit. I ftuar në emi...
TIRANË– Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja, Fax, Shqiptarja, oraneës kanë në faqe të parë lajmin mbi v...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar me Klodian Rashën, i riu që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ana e efektivit të Policisë. Burime për Dosja.al bëj...
TIRANË– Zbulohet identiteti i 25-vjeçarit nga Tirana që u qëllua për vdekje nga efektivi i Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...
Shqipëria është në grupin e vendeve që ka firmosur me COVAX, një nismë ndërkombëtare që synon të bashkojë burimet midis kombeve të pasura dhe të varfra, për të ...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar rastin e një të moshuare nga Hasi i Kukësit. I ftuar në ‘Opinion”, teksa po fliste për reagimin e sistemit im...
TIRANË– Ka reaguar Unioni i Gazetarëve, pas ndalimit të gazetarit Marin Mema nga policia në Maqedoninë e Veriut.Në një postim në rrjetet sociale Unioni den...
TIRANË– Mjeku Genc Sulçebe ka rrëfyer se Shqipëria është shumë larg arritjes së imunitetit të tufës. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Sulç...