Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Çifti i bashkëshortëve, Festim dhe Elida Selika, të cilët u rrahën me sende të forta në banesën e tyre nga 3 persona që kishin shkuar për një sqarim, më 2 prill,sot kërkojnë që autorët të vihen para drejtësisë. Të ftuar në emisionin me “Me zemër të hapur” , në studion e “Neës24”, bashkëshorti i Elidës, Festimi kërkoi që drejtësia të vihet në vend,duke u shprehur se autorët i kanë rrahur në prani të fëmijëve të mitur.
“Të vi të më rrahi mua gruan dhe në sy të fëmijëve? Ka më keq sesa në sy të fëmijëve. Unë dua drejtësi në vend. Ai më vjen me nipin dhe me kunatin te shtëpia dhe më rreh në sy të kalamajve. Ai çuni kishte 2 gur një gur ia shtriu nuses një mua. Iku nusja, më iku mendja, çunat po qanin unë më keq. Fati im dhe fati i nuses time që ishte njëri me makinë në Berat dhe me atë kam ikur. Sa kam vajtur në spital policia ka qenë atje.
Më vjen kunati më thotë ai ka mik të fortë, ndaj e ka hapur nusja në media se unë nuk doja me e nxjerr. Më ka ikur mendja, kur kam parë nusen dhe çunat të tmerruar. Për mua nuk ka drejtësi, dua që drejtësia të vijë në vend. Edhe në portal me Edi Ramën i kam dërguar dhe nuk më ka kthyer përgjigje. S’kishte punë me gruan në sy të fëmijëve të mi.”-u shpreh Festimi në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”.
Nga ana tjetër gruaja e tij, Elida e pranishme në studion e emisionit shprehet se ndihet e pasigurtë, ndërsa shton se nuk kërkon të lërë në haesmëri as burrin dhe as fëmijët.
“Nuk dua të lë as burrin në hasmëri, as fëmijët. Kur unë ndihem e kërcënuar me të në shtëpi. Po pa të?”-u shpreh Elida.
Autorët pretendojnë se ngjarja ka ndodhur si shkak i kryefamiljarit Festim. Një nga ata, në një lidhje telefonike me emisionin pretendon se në momentin që ka shkuar të sqarohet Festimi ka tentuar ta qëllojë.
“Ngjarja ka ndodhur për shkak të Festimit. I thashë të sqarohemi jashtë shtëpisë, ai ka tentuar të më qëllojë me kazëm. “-tha ai.
Mjeku kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit, Piro Leka, ka konfirmuar se çifti ka shenja dhune në trup, por më e dëmtuara nga goditjet e marra është gruaja Elida, e cila ka marrë goditje të rënda në kokë e në trup.
Në lidhje me këtë ngjarje, burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat konfirmojnë se një nga agresorët është arrestuar dhe dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
Marrë nga News 24
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Gazetarja Mira Kazhani i është vërsulur kolegut të saj, Adi Krasta, pasi ky i fundit e thumboi mbrëmjen e shkuar në “A Show”, lidhur me aksidentin ...
VLORË- Shtyhet për në datën 7 maj, seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykajt, autorit të masakrës së Selenicës, i cili akuzohet për vrasjen e tetë familjarëve...
TIRANE-Ajo që po ndodh me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, është shndërruar tashëe në skandal. Historiani Kastriot Dervishi, ka sjellë në vëmendje që...
TIRANË- Debatit mes Spartak Brahos dhe Agron Tufës, nuk dihet më sesi do të vazhdojë. Thuajse çdo ditë në media, personazhe të njohur dhe të panjohu...
Tiranë- Pas 9 orësh ankth, flakë dhe lutjesh, zjarri në Katedralen e Notre Dame-it është vënë nën kontroll. Fatmirësisht zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin n...
ITALI- Një imam shqiptar do të dëbohet nesër nga shteti fqinj, Italia, pasi akuzohet për lidhje me ISIS. Bëhet fjalë për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Zejn...
VLORË- Një tjetër pelikan kaçurrel u gjet i ngordhur në Lagunën e Nartës. vijon…Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet ...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë në seancën e parë gjyqësorë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 19 qershor 2019.Ardit Mustaf...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij një kishë është shkatërruar nga diktatori Enver Hoxha.“Miq, kjo është Kisha e Vaut të ...
SHKODËR- Ambasadori i OSBE Bernd Borchard ka deklaruar nga Shkodra se po tentonte që në çdo formë që të ulte palët politike në dialog për të zgjidhu...