LIVE UPDATES
Bota

ICG: Asnjë nga opsionet e kompromisit Kosovë-Serbi nuk është ideal

25 Janar 2021, 09:28 Nga DOSJA
ICG: Asnjë nga opsionet e kompromisit Kosovë-Serbi nuk është

BRUKSEL– Raporti i ICG ( International Crisis Groupe) përmban 27 faqe dhe është ndarë në pesë pjesë mes të cilave flitet për rolin e BE në bisedimet për çështjet teknike, si e shohin Prishtina dhe Beogradi çështjen dhe tre opcionet politike.

Pavarësia e Kosovës është konflikti kryesor, thuhet në raport:- “Duke filluar që nga viti 2006, Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar herë pas here bisedime për normalizimin e marrëdhënieve. Ata kanë rënë dakord në shumë pika, por nuk bien dakord në çështjen më të rëndësishme që i ndan: pavarësinë e Kosovës.”

Pas vitit 2011, ndërmjetësimi i BE, solli arritjen e marrëveshjeve në çështjet teknike, por dështoi në çështjet kryesore të konfliktit politik, vlerëson raporti duke kujtuar se “në vitin 2018, presidentët e të dy vendeve skicuan pikat kryesore për arritjen e një marrëveshje që bazohej në këmbimin e territoreve, e cila u hodh poshtë pasi u kundërshtua si nga brenda vetë vendeve ashtu edhe nga BE”. Duke vazhduar më tej po me histori raporti thotë se, dialogu i kryesuar nga BE rifilloi në korrik 2020, dhe Uashingtoni nisi një përpjekje paralele, por shtysa e re diplomatike ka hasur vështirësi të mëdha.

“Ndërkohë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket i interesuar për të arritur një marrëveshje, kolegu i tij kosovar po përballet me akuza për krime lufte, duke e lënë qeverinë e Prishtinës në kaos dhe pa ndonjë përkrahës të spikatur për arritjen e marrëveshjes”. Takimi në shtator në Shtëpinë e Bardhë, u pa të ishte një takim me vlerë simbolike, thuhet më tej duke theksuar se: “Një marrëveshje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina ndryshojnë qëndrimet e deritanishme”.

Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo lloj marrëveshjeje që do të pranonte pavarësinë e Kosovës të aprovohet me referendum, por udhëheqja politike nuk ka bërë asgjë për të përgatitur votuesit për kompromisin që kërkohet për të arritur marrëveshjen, thotë raporti i cili vazhdon duke shpjeguar se: “Kosovës nuk i duhet një gjë e tillë, por udhëheqësit e Kosovës mund të kërkojnë që marrëveshja të votohet në mënyrë që të legjitimohet, dhe kjo do të kërkonte përgatitjen e publikut kosovar për të bërë lëshimet e nevojshme.”

Opcione për kompromis

Mundësitë me të cilat mund të arrihet tek kompromisi janë tri: E para bazohet në ëmbëlsimin e Serbisë, e cila do të merrte mbështetjen e donatorëve për zhvillimin dhe anëtarësimin në BE, si shpërblim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. E dyta do  të ishte që Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës, si këmbim për krijimin e zonave të reja autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë. Dhe opcioni i tretë do të ishte këmbimi i territoreve, siç e parashihte projektmarrëveshja e vitit 2018.

“Asnjë nga këto opcione nuk është ideal,” pranon raporti ku thuhet se: “Aktualisht, Brukseli duhet të fokusohet në inkurajimin e negociatave në të cilat palët do të ishin të lira të gjenin zgjidhje që do ishin në përputhje me të drejtat e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare”.

Si BE ashtu edhe SHBA duhet të luajnë rolin e tyre, thuhet në raport. BE duhet të shohë a mund të ndryshojë qëndrimin duke vendosur si qëllim të qartë arritjen e marrëveshjes finale bazuar në njohjen reciproke (gjë që nuk e pranojnë pesë vendet e BE nuk që nuk e njohin Kosovën) dhe të bëjë të qartë se mediatorët e BE nuk do t’i shmangen diskutimeve, si për autonomi ashtu edhe për këmbime territori, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Kurse SHBA nga ana e saj duhet të punojë me qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një strategji bisedimesh, bazuar në mirëkuptimin që njohja është e mundur, por duke pranuar kushte të caktuara, thuhet në raport. “Partnerët e Kosovës duhet të përgatiten për mundësitë që bisedimet të vazhdojnë pa sjellë ndonjë zgjidhje. Në këto rrethana strategjia më e mirë mund të ishte hapja që do t’i krijonte mundësinë Kosovës të vazhdonte integrimin në institucionet ndërkombëtare dhe të vendoste lidhjet ekonomike, politike dhe të sigurisë me pjesën tjetër të botës. Ata mund të dërgojnë në Prishtinë një pjesë më të madhe të investimeve dhe ndihmave për Ballkanin. Kjo do t’i kujtonte Beogradit se nuk ka në dorë veton e përhershme mbi të ardhmen e Kosovës,” shkruan Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin për dialogun Prishtinë-Beograd.

Grupi i Krizave, një organizatë e pavarur ndërkombëtare, me qendër në Bruksel ka 120 anëtarë në të gjithë botën, që përpiqen nëpërmjet analizave dhe avokatisë të parandalojnë konfliktet dhe të zgjidhin konfliktet e mbetura pezull.

Nga emrat e politikanëve që janë marrë me konfliktin Kosovë- Serbi janë Carld Bild, ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e Lartë e BE për politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë dhe George Soros, themeluesi i fondacionit për Shoqëri të Hapur, që të tre anëtarë të bordit të kryesimit të Grupit të Krizave. Në listën e këshilltarëve ndodhet edhe emri i Marti Ahtisaarit, ish-residentit finlandez dhe ish i ngarkuari special për Kosovën.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota raporti i icg mbi marredheniet serbi kosove raporti i icg mbi marredheniet serbi kosove

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën