LIVE UPDATES
Politike

Idrizi pret kryesinë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë: Të jetësojmë “Schengenin” kuqezi, do të heqim

17 Prill 2021, 09:08 Nga DOSJA
Idrizi pret kryesinë e Shoqatës Patriotike

TIRANË– Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, priti në takim një përfaqësi të Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë të kryesuar nga Përparim Uka. Takimi nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, z. Hektor Sejko. Ai u përkujtua si një patriot fisnik, që punoi për çështjen Çame me përkushtim dhe devotshmëri.

Në fjalën e, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se përkrahja e degës së Shoqatës Patriotike “Çamëria” në Kosovë është mbështetje e madhe morale për PDIU-në. Ai tha se “çështja Çame është çështje kombëtare dhe se kjo trevë u sakrifikua për këtë Shqipëri që kemi sot”.


“Ne e kemi për obligim kushtetues ta shpiem përpara çështjen kombëtare. E kemi për detyrë të jetësojmë “Schengenin” kuqezi. Sot Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për barrierat ekonomike ndaj Kosovës. Ne synojmë që t’i heqim barrierat mes nesh. Ne duam të ngrejmë një Akademi të përbashkët të Shkencave, e cila do të përqendrohet në prognoza për zhvillimet kombëtare. Po ashtu, në programin tonë është edhe përgatitja e platformave të unifikuara të mësimit, pa harruar edhe diasporën”, u shpreh Idrizi.

Më tej ai deklaroi se rruga e zhvillimit dhe forcimit tonë si komb, kalon nga afrimi midis shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por apeloi që politika t’i qëndrojë larg folklorizmit të çështjes kombëtare.
Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Idrizi deklaroi se “Shqipëria ndodhet në një krizë demokracie, ekonomike dhe demografike”. “Gjatë viteve të fundit janë larguar nga vendi 450 mijë shqiptarë. Është momenti të ndahemi nga tranzicioni i stërgjatur. Një Shqipëri më e begatë duhet të luajë rol në trevat shqiptare dhe në diasporë. Në jemi pjesë e opozitës së bashkuar dhe do të kemi një maxhorancë të re dhe solide. PDIU do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe ju siguroj se në parlamentin e ardhshëm do të kemi deputetë që do të ngrenë zërin për çështjen kombëtare”, përfundoi Idrizi.

Kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria në Kosovë, Përparim Uka, u shpreh se vlerat dhe kultura e Çamërisë janë thesar i pashlyer në eposin e kulturës shqiptare.

“Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë dinjitet dhe nuk e harrojnë të kaluarën e popullit shqiptar. Si kryetar i zërit çam në Kosovë kam ardhur të përkrah vëllain tonë çam Shpëtim Idrizi dhe kandidatët e tjerë të PDIU-së. Me fitoren e madhe të PDIU-së me 25 prill ata do të jenë zë i fuqishëm i çështjes kombëtare”, deklaroi ai.

Në takim fjalën e mori edhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini” Alket Veliu, i cili falenderoi miqtë nga Kosova për mbështetjen duke risjellë shprehjen e një shekulli më parë “pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.

“Në ditë të vështira shqiptarët kanë ditur përherë të jenë bashkë. Sot po përballemi me sulm ndaj Çështjes Çame. Qeveria shqiptare e ka hequr atë nga programi, por edhe nga tekstet e historisë. Po ashtu qëndimet e Kryeministrit aktual ndaj Kosovës e Luginës nuk kanë qenë aspak të denja”, u shpreh ai në mbyllje të takimit.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021 shpetim idrizi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 17 Prill 2021, 06:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me fjalë mbrëmjen e djeshme me gazetaren Pranvera Borakaj, gjatë një intervistë teksa flitej për zgjedhjet e 25 p...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet