LIVE UPDATES
Aktualitet

Ikën nga Siria me “ëndrrën gjermane”, emigrantët ilegalë përfundojnë në kampin e Babrrusë, siriani rrëfen

21 Prill 2020, 15:47 Nga DOSJA
Ikën nga Siria me “ëndrrën gjermane”, emigrantët

TIRANË- U nisën nga Siria për t’i shpëtuar luftën dhe përfunduan në kampin e Babrrusë në Shqipëri. Ky është fati i shumë emigrantëve sirianë që kanë gjetur tokën shqiptare si rrugën më të lehtë për të kaluar drejt Bashkimit Evropian, ku ëndërrojnë një jetë të re. Pavarësisht se prej gati një viti kufijve të gjelbër iu janë shtuar forcat FRONTEX, që patrullojnë në kufij, sërish kalimi ilegal kalon. Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e 22 shkurtit, kur një grup emigrantësh ilegalë të nisur nga Greqia, tentuan të kalojnë në Shqipëri. Por rrugës, ndodhi tragjedia. Makina tip “Fuoristradë” ku udhëtonin 10 emigrantë, bashkë me shoferin shqiptar, tashmë të arrestuar, Mikel Gjeli, ra në greminë dhe humbën jetën 2 prej tyre. (Lexo këtu)

Të plagosur mbetën shtetasit sirianë: Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç. Njëri prej tyre, Moohamed Noore, rrëfeu për Dosja.al sesi tentoi të hynte në Shqipëri për të shkuar në Gjermani.

Pagesa klandestine prej 1500 eurosh nuk shërbeu, ndërsa sot janë në kampin e Babrrusë, aty ku siç thotë ai, kushtet janë jo-njerëzore. 

“Hymë në Shqipëri nga kufiri grek. Në Greqi paguam nga 1500 euro secili për të hyrë në Shqipëri. Përmes një taksije u nisëm dhe do të shkonim në Serbi. Ishim 10 vetë. Nga Serbia më pas do të shkonim në Bashkimin Evropian, me shumë mundësi në Gjermani. Paratë e rrugës i kishim vetë. Pas ikjes nga Siria kemi punuar për disa kohë në Turqi. Kur hymë në Shqipëri ndodhi aksidenti, dhe nuk mbaj mend rrethanat. Ajo që kujtoj është se na dërguan në spital. Mua mu thyen të dyja këmbët. Kam bërë një operacion në shpinë”,-thotë Mohamed, por ky nuk është problemi i vetëm që ka.

Emigranti sirian thotë se kërkon patjetër që të shihet nga një mjek por kushtet e COVID-19 i kanë pamundësuar daljen nga kampi për të shkuar për ekzaminim mjekësor. “Pas operacionit mjeku më tha që duhet të vizitohem çdo 4-6 javë për të parë ecurinë e operacionit. Por mua nuk më lenë të dal. Më ka vizituar infermieri i kampit i cili vjen këtu çdo 2 javë. Unë kërkoj që të më shohë mjek i specializuar, jo një infermier, por këtu më thonë “nesër nesër, e tashmë kanë kaluar dy muaj”.,-thotë ai. 

Ai rrëfen se kushtet në kampin e Babrrusë janë shumë larg atyre që duhet të jetë një institucion ku qëndrojnë qytetarë. “Dhoma ku jemi është e vogël, qëndrojmë 6 persona në një dhomë. Ujë të ngrohtë nuk ka, ushqimi është i pakët”. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kampi i babrruse moohamed noore sirianet ne shqiperi kampi i babrruse moohamed noore sirianet ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Prill 2020, 13:25

GJIROKASTËR– Katër fasonë në Gjirokastër janë mbyllur duke lënë pa punë afro 600 punonjëse. Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokas...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet