LIVE UPDATES
Bota

IKSHPK në lidhje me situatën e Deçanit: Identifikohen baktere që mund të ndikojnë në kontaminimin e ujit

15 Korrik 2021, 13:31 Nga DOSJA
IKSHPK në lidhje me situatën e Deçanit: Identifikohen baktere

KOSOVË -Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar lidhur me gjendjen në Komunën e Deçanit, pas rasteve të shumta të helmimit të qytetarëve me ujë të pijshëm. Instituti i Shëndetësisë ka nxjerrë përfundim se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të ndikojnë për kontaminim të ujit të pijshëm

Ekipi i Institutit në të gjitha rajonet e Kosovës po vazhdon punën intensivisht për të gjetur nëse ka shkaqe të tjera për shpërthimin epidemik si dhe kanë rekomanduar që të shohet kontrolli i inspeksionit Sanitar dhe shëndetësor për saktësimin e të dhënave për pacientët si dhe të përdoret uji i ambalazhuar

“Më datën 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje. Menjëherë pas marrjes së lajmit në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto fshatra me ujë për pije. Brenda ditës, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hulumtimin në terren dhe identifikimin e burimit të infeksionit. Pas marrjes së mostrave të ujit janë kryer analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Këto analiza kanë rezultuar në kufijtë e lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuar sipas UA 16/2012. Rezultatet e analizave dëshmuan që nuk ka mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve të ujit për pije UA 16/2012. Ndërkohë në institucionet e KPSh-së në deçan iu është ofruar ndihma mjekësore të gjithë qytetarëve të prekur. Hulumtimi laboratorik i shkaktarit ka vazhduar në terren dhe në laboratoret e Mikrobiologjisë dhe QLT në IKShPK. Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Ekipet e IKShPK nga të gjitha rajonet e Kosovës vazhdojnë punën në terren duke punuar intensivisht në gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik. Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar, nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të rezultojë me rekomandime të reja. Rekomandime:
1. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët;
2. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit;
3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale, deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale;
4. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje te ushqimit;
5. Pas rikthimit të ujit në rrjetë rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri;
6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore, kontrollin e kaptazhave dhe pusetave të ujit dhe në secilin rast individual të intervenohet menjëherë sipas nevojës;
7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike;
8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojn nyjet e kanalizimeve, të gjejnë pikat e dobëta në rrjet, ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike;
9. Të ndalohet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellesit;
10. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.”

Lajm kryesor:Deçani në gjendje të JASHTËZAKONSHME prej 5 ditësh/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Identifikohen baktere që mund të ndikojnë në kontaminimin e ujit

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet