“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
SHMANGET TRAGJEDIA/ Përmbyset autobusi me shqiptarë në Serbi, 17 të plagosur
12 Janar 2022, 06:18Nga DOSJA
SERBI- Një autobus i një kompanie turistike me targa të Kosovës është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në afërsi të Krushevacit në Serbi. Për fat të mirë është mundur të shmanget tragjedia, duke mos lënë pas asnjë viktimë. 17 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Krushevcit janë vetëm 9 prej tyre.
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq. Dyshohet se, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur anës rrugës. Xhami i përparmë është thyer si pasojë e përplasjes dhe nga aty besohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit.
Pasagjerët që nuk kanë pësuar lëndime kanë vazhduar rrugë drejt Sllovenisë rreth orës 23.45 me një autobus tjetër. Në lidhje me aksidentin në fjalë, mediat serbe raportojnë se ky është autobus që kryen linjën Prishtinë – Graz.
Njëri prej pasagjerëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë ‘Zhitia Turist’, i cili u aksidentua në Serbi, deklaroi se janë të gjithë mirë, ndërsa shtoi se në momentin kur ndodhi aksidenti ishin të gjithë në gjumë.
Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar një video të disa ditë më parë, kur shihej se si një shofer autobusi i të njëjtës linje turistike, kryente një manovër të rrezikshme po në Serbi, ku parakalonte katër automjete në të njëjtën kohë.
Një aksident i ngjashëm ndodhi disa muaj më parë kur një autobus me targa të Kosovës, i cili vinte nga Frankfurti u rrëzua dhe i mori jetën 10 personave, ndërkohë që nga 69 personat e aksidentuar, 15 prej tyre janë fëmijë. Shkak për aksidentin siç edhe u deklarua nga prokurorët asokohe, është bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit. Ai ka humbur kontrollin dhe ka bërë që autobusi të dilte nga rruga, duke shkaktuar tragjedinë, version që është mbështetur edhe nga i arrestuari.
TIRANË– Teatri Kombëtar është mbyllur për shkak të Covid-19. Shkak për mbylljen e aktivitetit mësohet se është bërë infektimi me Covid i dy aktorëve....
LEZHË – Disa fshatra në Lezhë kanë pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike si pasojë e erës së fortë që ka përfshirën zonën, si pasojë e motit ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe Top Channel kanë në faqe të parë aksidentin e ndodhur në Serbi...
XIBRAKË – Një shtëpi dy katëshe në fshatin Xibrakë është përfshirë nga flakët. Menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, drejt vendit të ngjarjes janë nis...
Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Europian po vazhdon të rritet çdo ditë. Për vizë në Gjermani në dhjetor të viti...
TIRANË – Taksistët që përdorin taksimetër do të përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara.Nga 1 janari 2021 kur nisi zbatimin p...
ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Mësohet se një mjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, i ci...