LIVE UPDATES
Sport

Ilir Daja: “Fitorja na riktheu në vend të parë dhe arritëm objektivin, tani duhet të fitojmë me Vllazninë“

20 Maj 2021, 09:39 Nga DOSJA
Ilir Daja: “Fitorja na riktheu në vend të parë dhe

TIRANE – Ilir Daja doli këtë të enjte në konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen ndaj kësaj të premte ndaj Vllaznisë, sfidë që për Partizanin mund të rezultojë edhe si një finale titulli. Numri 1 i stolit të kuq u shfaq optimist duke deklaruar se tashmë Partizani e ka vetë në dorë fatin e tij dhe nuk i druhet asnjë aleance ndërkohë që vlerësoi Vllazninë si një rival shumë të fortë.

“Fitorja e fundit me Teutën kishte dy drejtime kryesore: na riktheu në vend të parë dhe arritëm një objektiv, edhe pse nuk kishim vendosur objektiv në fillim të sezonit, që jemi në Europë. Tani kanë ngelur edhe dy finale. Gjendja është e mirë, por nuk do kemi Asanin këtë javë. Do shohim gjendjen e Junior, për të kompozuar më pas formacionin titullar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Përballë kemi një nga katër ekipet pretendente. Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, ka kryesuar për tre faza. Gjithashtu ne kemi bërë të njëjtën gjë. Jemi në vend të parë, na duhet ta fitojmë ndeshjen, por e dimë që do të jetë e vështirë, sepse Vllaznia, përveç pikëve që ka grumbulluar, bën një futboll të bukur dhe të hapur”.

“Mendojmë që koeficienti i vështirësisë është i nivelit maksimal, duke llogaritur që janë edhe dy finale në lojë. Nesër nuk duhet të ç’ekuilibrohemi, sepse Vllaznia ndërton një sulm goxha të mirë nga poshtë. Duhet të jemi cinikë, jo si në disa ndeshje të tjera ku nuk i kemi finalizuar rastet e shumta. Duhet të jemi rezultativë përpara portës, pasi çdo minutë që kalon rrit një farë tensioni të panevojshëm, por që do të jetë prezent pasi është një ndeshje finale. Ky është dueli, Partizani ka ardhur deri në këto momente pas fitores në Durrës. Duam të shkojmë te fitorja me Vllazninë. Do fokusohemi te kjo ndeshje. Peng? Nuk më ngel asgjë peng, përveç faktit që falënderoj futbollistët për sakrificat që kanë bërë. Në start nuk kemi qenë pretendentë për titullin. Deri në këto momente kemi bërë gjithçka mirë. Nëse do të thoja një ‘peng’, do të jetë nëse nuk finalizojmë këto dy ndeshje, por besoj që të gjithë do të bëjmë të pamundurën që të jemi, edhe në një kampionat ku askush nuk na kanë parashikuar si pretendentë, besoj se do jemi pretendentët kryesorë për titullin”.

Frikë nga aleancat? Nuk na duhet të shpërndahemi, e kemi vetë në dorë kampionatin tashmë. Fokusohemi te ndeshja jonë dhe nuk i druhemi asnjë aleance, e kemi në dorë kampionatin.

Mungesa e Asanit? Është golashënuesi jonë kryesor me 9 gola, por edhe të tjerët aty janë, Çinari edhe Junior, kanë shënuar rregullisht i gjithë potenciali i sulmit. Asani, dihet që ka një bagazh shumë të madh teknik. Ajo që ka përmirësuar, sidomos në fazën e katërt, është që i ka shërbyer shumë ekipit edhe në fazën e mbrojtjes, duke qenë lojtar që bën presing lart goxha mirë, bashkë me Çinarin dhe Junior. Do jetë një mungesë shumë e madhe për vijën e sulmit, edhe Junior është me pikëpyetje. Duhet ta menaxhojmë 90 minutëshin me atë kontingjent, që i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm. Deri në këto momente nuk kemi marrë një përgjigje pozitive për Junior. Unë e mbështes këtë gjë, edhe ne edhe Vllaznia janë ekipe që luajnë shumë bukur futboll. Janë dy ekipe që nuk janë nisur si pretendente në start, por janë të dyja prezent për fitimin e titullit. Nuk na duhet loja e bukur nëse nuk merret rezultati. Nëse bëhen të dyja bashkë, do të ishte qershia mbi tortë.

Deklarata e presidentit të Laçit? Unë jam trajner, mund t’ia kishit bërë këtë pyetje presidentit tonë. Nuk duhet të merret një trajner me çfarë tha presidenti i Laçit apo çfarë tha ndonjë president tjetër. Në këto momente, nuk duhet të fokusohemi se çfarë thotë njëri apo tjetri. Ne duhet të bëjmë punën tonë, e kemi në dorë vetë dhe nuk varet se çfarë do të prodhojë ndeshja në Laç.

Tifozët? Futbolli në fund fare luhet për tifozët. Dihet që Partizani ka një nga tifozeritë më të mëdha në Shqipëri. Gjatë gjithë kohës kanë qenë prezentë, edhe pse nuk lejoheshin. Ne e kemi ndjerë afër tifozerinë, sepse në çdo stadium, pavarësisht se nuk kanë qenë brenda stadiumit, kanë qenë suport edhe jashtë stadiumit. Do ishte një suport shumë i madh prania e tyre në stadium. Në këtë moment që ndodhemi, prania e tyre do të ishte si një lojtar i 12-të, pasi do kishim një suport të madh edhe në fushë“, përfundoi trajneri i ekipit kryesues.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll
Sport 20 Maj 2021, 09:24

Contes i kushton 2000 euro gishti mesit…

ITALI – Incidenti ndodhi kur Conte po shkonte drejt dhomave të zhveshjes në “Allianz Stadium” të Torinos. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë më 9 shkurt...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet