LIVE UPDATES
Aktualitet

“Illyrian Guard”, zv.ministri Hadaj jep detajet: Ja si do rekrutohen punonjësit dhe objektivat e tyre

5 Prill 2019, 12:13 Nga DOSJA
“Illyrian Guard”, zv.ministri Hadaj jep detajet: Ja si do rekrutohen

TIRANË– Pas lajmit se shteti shqiptar do të ketë për herë të parë me polici shtetërore private, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë detaje lidhur me “Illyrian Guard”. (Lexo këtu)

 

PËRSE U KRIJUA SHOQËRIA “ILLYRIAN GUARD” sh.a.?

Për tre arsye kryesore, për të ofruar një standard të ri cilësie në tregun e sigurisë dhe rendit publik; për të kursyer nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë sot për ruajtje dhe sigurisë fizike nga institucionet shtetërore; e treta, jo më pak e rëndësishme, ofron një mundësi të mirë freskimi për personelin e Policisë së Shtetit.

Për të krijuar këtë shoqëri do të marrim eksperiencat më të mira që ka sot në Europë apo në botë. Dhe nuk është një risi që kompani tregtare, të zotëruara nga shteti, të operojnë në këto lloj fushash. Kemi shembuj të tillë të suksesshëm në Austri, në Gjermani, në Francë, në Itali, ku mjaft kompani shtetërore janë lider në tregjet përkatës dhe duke qenë lider në tregjet përkatës jo vetëm që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme edhe për buxhetin e shtetit, por kanë edhe lirinë për të kërkuar dhe zhvilluar teknologji të reja, në mbështetje gjithmonë të atyre që janë qëllimet e tyre. Pra shërbimet, me çmime të arsyeshme, risi teknologjike për fushën e sigurisë dhe rendit publik.

SI DO TË ORGANIZOHET DHE DO TË FUNKSIONOJË?

Do të organizohet me disa departamente në varësi të shërbimeve që do të japë. Nuk është thjeshtë një shoqëri që ofron shërbim ruajtjeje dhe sigurie fizike, pra nuk është thjesht një ‘SHPSF’, patjetër që do të operojë edhe në atë treg, sidomos me institucionet shtetërore. Por edhe një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është kërkimi teknologjik dhe fusha e teknologjisë së informacionit. Pra, ajo që ne kemi si shtysë sot që është modernizimi i strukturave të Ministrisë së Brendshme.

CILAT JANË AVANTAZHET E “ILLYRIAN GUARD”?

Avantazhet në krahasim me një organ shtetëror, ka avantazhe, sepse duke qenë një shoqëri tregtare, ka një organizim dinamik. Pra nuk është e kushtëzuar nga ato skema që sot ndjekin agjencitë shtetërore apo institucionet shtetërore. Pra i adaptohet shumë më lehtë tregut. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike ka një avantazh tjetër në raport me kompanitë e tjera, sepse mund të shfrytëzojë gjithë eksperiencën dhe “know how-n” e Policisë së Shtetit. Pra është një vlerë e shtuar nga ana tjetër.

SI DO TË REKRUTOHEN PUNONJËSIT E “ILLYRIAN GUARD”?

Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit. Mund të jetë një mundësi shumë e mirë për ta që të punojnë për një entitet privat, që garanton edhe kushte ndoshta të mira pune dhe duke vazhduar pak a shumë të punojnë në të njëjtin profil.

NË ÇFARË FUSHE DO TË OPEROJË “ILLYRIAN GUARD”?

Ruajtja dhe siguria fizike është vetëm një nga fushat ku mund të operojë kjo. Duke qenë shoqëri tregtare mund të operojë në të gjitha fushat që e gjykon të arsyeshme dhe në të gjitha ato fusha, të cilat përveçse mund të krijojnë të ardhura, mund të jenë edhe me interes për zhvillimin e mëtejshëm. Ajo që ne mendojmë është që kjo shoqëri do jetë një element kyç përsa i përket modernizimit të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Që do të thotë, duke qenë një entitet privat, ka gjithë lirinë që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjive. Ne besojmë fort që në këtë pikë do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë institucionet e Ministrisë së Brendshme.

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, me kapital 100 % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë. Sipas vendimit të Qeverisë, bëhet me dije se Ministria e Brendshme tashmë do të ofrojë dhe shërbime policore kundrejt pagesës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet illyrian guard julian hodaj ministria e brendshme policia private shteti me dy polici vendimi i qeverise illyrian guard julian hodaj ministria e brendshme policia private shteti me dy polici vendimi i qeverise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet