"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Inagurimi i aeroportit të Kukësit, Partia Demokratike: Avioni nuk erdhi nga Londra siç u premtua, s’ka certifikata sigurie
18 Prill 2021, 15:07Nga DOSJA
TIRANË– Inagurimi i aeroportit të Kukësit është quajtur një premtim i pambajtur i kryeministrit Edi Rama nga ana e Partisë Demokratike. Në një deklaratë zyrtare, PD-ja shkruan se ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.
Sipas PD-së, me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE, nuk ekzistojnë.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!
Sot u bë inagurimi i aeroportit të Kukësit, i cili ende nuk ka fluturime me asnjë shtet. Udhëtarët erdhën fillimisht në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë e më pas udhëtuan drejt Kukësit. Sipas Ramës dhe Ballukut, fluturimet do të nisin më 17 qershor dhe se gjithçka tani është në duart e koncensionarit.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FUSHË-ARRËZ- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë turit të tij të vizitave ditën e sotme është ndalur edhe në qytetin e Fushë-Arrëzit. ...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama tha nga fjala që mbajti në aeroportin e Kukësit se bashkë me të ndodhej edhe Mohamed Alabbar, Presidenti i Emaar group që do t...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që për momentin ndodhet në Hagë ku po përballet me akuzën e krimeve ...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer bisedën që pati në avion me disa demokratë që udhëtuan nga Londra drejt Kukësit. I pranishëm në Kukës, Rama tregoi ...
PUKË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës në turin e tij të vizitave në kuadër të fushatës elektorale e pati në qytetin e Pukës. Në...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka treguar se përse aeroporti i Kukësit mban emrin ‘Zayed-Fletrat e Veriut”. I ndodhur në Kukës, ditën e sotme kur u bë edhe i...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama ka bërë një ‘test’ nga podium në aeroportin e Kukësit. Sapo mori fjalën pas uljes së avionit të parë në këtë aeroport, Rama kë...
KUKËS– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka konfirmuar se aeroporti i Kukësit nuk është ende i hapur për fluturime. Nga podiumi në Kukës, Balluku...
TIRANË -Pjesë e rubrika “Gjysma ime” në Tv Klan është bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashka dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha. Në një rrëfim...
KUKËS– Aeroporti i Kukësit “Zayed- Flatrat e Veriut” ka çelur sot dyert për herë të parë, dhe ka pritur udhëtarët e zgjedhur nga vetë kryeministri E...