LIVE UPDATES
Bota

Inagurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe ‘ngre në këmbë’ Malin e Zi, shpërthejnë protestat e dhunshme, burr

4 Shtator 2021, 14:00 Nga DOSJA
Inagurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe ‘ngre

MALI I ZI– Mali i Zi po përballet me tensione e protesta, pasi nesër, më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ceremonia është parashikuar të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime. Qindra policë janë vendosur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi rreth manastirit ku pritet të bëhet inagurimi, pikërisht për të shmangur incidentet. Pikërisht në fillim të rrugës që të çon për në manastir, pranë restorant “Belvedere”, qytetarët e Podgoricës kanë grumbulluar goma dhe kanë nxjerrë gratë në rreshtin e parë të turmës.

Kundërshtarët e kishës serbe kanë larguar disa nga gardhet metalike mbrojtëse rreth manastirit, aty ku supozohet të bëhet përurimi i Mitropolitit Joanikije dhe kanë nisur protestat. Ata kërkojnë që përurimi të mbahet diku tjetër, por Kisha ka refuzuar që të ndryshojë planet që kishte. Protestuesit janë përplasur me policinë, të cilët sipas videove të publikuara në rrjetet sociale kanë ushtruar edhe dhunë nga tyre. Në tubim morën pjesë gjithashtu kryeministri Zdravko Krivokapic, ministrat Milojko Spajic, Jakov Milatovic, Mladen Bojanic, Ratko Mitrovic, Aleksandar Stijovic dhe përfaqësues të Frontit Demokratik Andrija Mandic , Milan Knezevic, Slaven Radunovic, Strahinja Bulajic, udhëheqësi Prava Marko Milacic. Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.

Vetë Presidenti Milo Gjukanoviç ka qenë prezent në protest dhe ka paralajmëruar se do të dalë edhe nesër nëse planet e Kishës nuk ndryshojnë. Ndërkohë që rreth manastirit mbahej protesta, Patriarku serb Porfir u prit brenda me një ceremony solemne. Vijesti shkruan se vetë Porfiri tha para të mbledhurve se do të donte që të gjithë njerëzit nga Mali i Zi të depërtonin në zemrën e tij dhe ta bënin me të këtë rrugë drejt përurimit, duke iu përgjigjur dhe protestuesve. Ai tha se kisha nuk ekziston për të zgjidhur problemet ekonomike, politike dhe të tjera, por për të gjetur në të sekretin e ringjalljes së Krishtit. Porfiri vuri në dukje se Mitropoliti Janikus është i denjë për atë pozitë dhe se ai e ndan atë bekim dhe gëzim me vëllezërit e besimeve katolike e myslimane. Paraardhësi i Joanikije, Amfilohije, vdiq në tetor pasi u infektua me koronavirus.

Pse u shoqërua me protesta kjo ceremoni?

Për 90 vite, Mali i Zi ka qenë pothuajse pjesë e Serbisë, derisa mori pavarësinë, në vitin 2006. 70% e popullsisë janë ortodoksë, shumica ndjekës të ritualeve të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa një pakicë e vogël ndjek Kishën Ortodokse Malazeze. Malazezët mbetën thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë fqinje dhe Kishën Ortodokse Serbe, i cili është institucioni fetar dominues i vendit. Rreth 30% e 620,000 njerëzve të Malit të Zi e konsiderojnë veten serbë.  

Kisha Ortodokse Serbe luajti një rol kyç në demonstratat e vitit të kaluar që ndihmuan në rrëzimin e një qeverie të gjatë në Malin e Zi. Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve të cilat i konsideron si të vetat. Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviqit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918. Qeveria e re që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020 e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.

Autoritetet e mëparshme të Malit të Zi e çuan vendin drejt pavarësisë nga Serbia dhe sfiduan Rusinë për t’u bashkuar me NATO -n në 2017. Mali i Zi gjithashtu po kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni protesta ne malin e zi protesta ne malin e zi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet