LIVE UPDATES
Politike

21 Qershor 2021, 09:25 Nga DOSJA

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Zvicrës mori pjesë në inaugurimin e godinës së re të Ujësjellës- Kanalizimeve, që është ndërtuar në Kamëz. I pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi ishte edhe kryebashkiaku Rakip Suli.

I pari foli ambasadori Soreca, i cili tha se ky investim është i financuar nga BE me anë të një granti të 25.5 milionë euro, si dhe është mbështetur nga Gjermania e Zvicra. Soreca shtoi se ky program do ta ndihmojë Shqipërinë që të afrohet me BE-në në fushën e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza.


“Linçimi i programit të sektorit të ujit financohet nga BE me anë të një granti të 25.5 milionë eurosh dhe është i mbështetur nga Gjermania dhe Zvicra. Ky program i sjell ujë të pijshëm për shumë qytetarë në Shqipëri dhe është shembull se si funksionon BE duke krijuar partneritet me Gjermaninë edhe Zvicrën. Ky program do ta ndihmojë Shqipërinë që të afrohet me BE në fushën e ujti të pijshëm dhe të ujërave të zeza. BE linçon një strategji me objektivin për të pasur 0 ndotje. Gjatë 10 viteve të fundit BE i ka dhënë Shqipërisë 210 milionë euro për mjedisin, klimën dhe tani do t’i japim edhe 60 milionë euro të tjera për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ujit. BE do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë për të ndjekur objektiva të rëndësishëm, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe së dyti që Shqipëria të përafrohet me BE,”- tha Soreca.

Vetë kryeministri Rama siguroi se një pjesë e mirë e qendrave të banuara në Republikën e Shqipërisë brenda këtij viti do të kenë 24 orë ujë të pijshëm, ndërsa shtoi se Tirana do të mbetet e fundit për shkak të investimeve të shumta që po bëhen këtu. Kreu i qeverisë shtoi se sot vendi ynë është akoma mbrapa në këtë fushë për shkak se në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Rama u tregua i ashpër kur tha se Ujësjellësi nuk mund të mbahet më me miell hua dhe të jetojë në kurriz të taksapaguesve si një kope me thithëlopa që fryhen dhe vetëm fryhen në kurriz të qyttarëve. Kryeministri propozoi që të ketë një shkrirje të Ujsësjellësve. Ai tha se nuk ka pse kenë ujësjellës edhe Tirana, Kavaja, Rrogozhina, Vora, të copëzuara, por që mund të bashkohen dhe se bashku janë aksionere, në mënyrë që të mos ketë as shkurtime të stafit. Sipas kreut të Qeverisë Ujësjellësi është një institucion që sjell shumë më tepër borxhe se OSHEE-ja dhe se historikisht ka qenë një vend punësimi për partitë për të punësuar militantë, krushq, kushërinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Është një nisje e mirë e javës këtu në Kamëz ku siç e shihni jemi mbledhur me një grup që përfaqëson të gjithë partnerët që ne kemi në këtë anë të botës, në Europë, BE, qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Zvicrës në funksion të një programi madhor dhe jetik për Shqipërinë, që është furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë territorin duke i dhënë fund një historie jo vetëm 3 dekadash të pluralizmit, por qindra vjeçare sepse faktikisht asnjëherë në historinë e këtij vendi furnizimi nuk ka qenë i siguruar 100% për të gjithë. Sot faktikisht ne kemi mbi 100 kantiere në territor ku punohet për sisteme të reja të integruara dhe në një pjesë punohet sëbashku me partnerët këtu të pranishëm. Duhet pasur parasysh që këto investime janë në sisteme të paprekura që në vitet ’60-’70.

Në periudhën e trazicionit shumë fonde dedikuar furnizimit me ujë të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion, program, projekt të integruar dhe ne kemi humbur shumë prej këtyre fondeve, për faktin që kemi lënë krejt sistemin e furnizimit të fragmentuar dhe të amortizueshëm shumë më shpejt se çfarë do të ndodhte normalisht. Sot jemi në kushtet kur themi se brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe në qendra të banuara të Shqipërisë dhe më pas Tirana ku investimet janë masive dhe do duhet pak më shumë kohë në përmbylljen e plotë të tyre.

Sidomos mbështetje e dy qeverive dhe BE, janë kyçe jo thjeshtë në aspektin e fondeve apo të ndërtimit të infrastrukturës, por në aspektin e shoqërimit gjatë gjithë procesit me rritjen e kapaciteteve. Jemi akoma mbrapa sepse në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve në RSH janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes si rezultat i shpërfilljes së nevojave bazë për një ndërmarrje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të kualifikuara.

Reforma e ujit, e cila në letër është shumë e qartë, ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të mbahen me miell hua, këtu e kam fjalën për buxhetin e shtetit, taksapaguesit e çdo bashkie nuk kanë asnjë kusur të paguajnë për të mbajtur një ndërmarrje ujësjellësi në një zonë tjetër për shkak të keqadministrimit. Është e domosdoshme që të hyjmë në fazën e integrimeve të këtyre sistemeve, nuk kemi pse kemi gjithë këto ndërmarrje ujësjellësi që funksionojnë veç e veç. Nuk ka pse kenë ujësjellës edhe Tirana, Kavaja, Rrogozhina, Vora, të copëzuara. Mund të bashkohen dhe se bashku janë aksionere. Kjo nuk do të thotë që të mbyllen këto zyra apo të hidhen në rrugë njerëzit që punojnë. Kjo do të thotë që ndërmarrja të bëhet kompani, të bëhet biznes. Kjo një kope me thithlopa që fryhen e fryhen me borxhe në kurriz të shqiptarëve, nuk mund të ekzistojë më.

Është e mirëkuptueshme që të thonë se akoma merremi me ujin në vitin 2021. Merremi sepse është një punë që asnjë herë më parë nuk u nis nga A për të shkuar te Zh. Në periudhën e tranzicionit shumë fonde dedikuar furnizimit me ujë të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet në një projekt të integruar. Ne kemi humbur shumë prej këtyre fondeve përtej faktit që ka pasur abuzime.

Jemi në kushtet sot kur mund të themi se brenda këtij viti do të kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe qendrash urbane. Kam parasysh diçka tjetër që është gjithashtu kyçe jo thjesht në aspektin e fondeve por në shoqërimin e të gjithë këtij procesi në rritjen e kapaciteteve. Kjo është se Ujësjellësi kanë qenë historikisht ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar. Sasia e borxheve që ka Ujësjellësi është më e madhe se e OSHEE-së.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama inaugurohet ujesjellesi ne kamez luigi soreca edi rama inaugurohet ujesjellesi ne kamez luigi soreca

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet