Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
VD-Inceneratorët, Gjiknuri: Emrin ma futi Basha për të më prishur reputacionin
10 Mars 2022, 14:11Nga DOSJA
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri foli për hetimin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët të drejtuar nga demokratët. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se emri i tij është futur në hetim qëllimisht me porosi të Lulzim Bashës për t’i prishur imazhin.
“Emri im në komision është futur qëllimisht me porosi të kreut të PD. Roli im në ato procedura është minimal. Fjalët që vijnë nga shkresat tregojnë që çdo gjë bëhet me qëllim. Thuhet se Gjiknuri e ka quajtur procedurën e autoritetit konkraktor të drejtë. Vetëm në mendjen tuaj mund të thuhet grup i strukturuar kriminal. Organet shtetërore janë ngritur për të zbatuar ligjin. Si mund të mendoni që një shtet dhe një qeveri qenka strukturë e krimit. Ky është absurditeti i atij komisioni pervers. Ky kryetari i opozitës sot fliste si i zgërlaqur. Ky është edhe dështimi tjetër i këtij komisioni. Dilni dhe flisni këtu absurditete. Ky thotë baza ligjore. Ju dilni vetëm për të njëjtin qëllim për të shpifur dhe për të bërë pis njerëzit. Por kjo nuk ju vlejti as për fushatën e radhës,”- deklaroi Gjiknuri ndër të tjera.
TIRANË– Ministrja e shtetit Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha. Nga salla e Kuvendit, Spiropali tha se PD-së i ka për...
TIRANË-Ish-kryeministi Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët jashtë Kuvendit të Shqipërisë se kur do të largohet nga partia. Kjo e ka një kusht t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet sërish nga gazetarët jashtë Kuvendit nëse do të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së po të kërkohej n...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti edhe një herë dy kërkesat e Partisë Demokratike për krizën energjitike. Për gazetarët, jashtë sallës së ...
TIRANË– KQZ e Shqipërisë tërheq anëtarësimin nga Organizata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës si pasojë e mospërjashtimit të KQZ-ve të Rusisë dhe Bjel...
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka lexuar në Parlament, raportin e opozitës të dalë nga Komisioni Hetimor për inceneratorët...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë me dije kushtin e vetëm që mund të largojë vetëm një deputetë që mbledhë më shumë vota s...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se është negociatori i pajtimit mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe atyre që i kanë da...