LIVE UPDATES
Politike

Inceneratorët/ Këlliçi: Pse s’keni pyetur Këshillin bashkiak? Veliaj e pranon, justifikohet

22 Shkurt 2022, 13:11 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Këlliçi: Pse s’keni pyetur Këshillin

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë dëshminë e tij në Komisionin e Inceneratorëve për atë të Tiranës, duke shpjeguar mënyrën sesi u mor vendimi për buxhetin e mbetjeve, duke shtuar se tarifat ishin 30% më pak se në të kaluarën. Ndërsa përmend nenin 64, si atë që i jepte kompetenca për të ndërmarrë procedurat për pastrimin, përveç të atyre të Këshillit Bashkiak.

PJESË NGA BISEDA:

Këlliçi: E përsëris edhe njëherë jeni i gatshëm për të folur për çdo temë në komision, por nuk tregoni një vendim të këshillit bashkiak. Këmbëngul që këtë vendim rutinë që ju sollët këtu, nëse nuk arrihet sasia minimale e kontratës, a merr koncesionari të plota mbetjet?

Veliaj: Ne sot kemi kaluar këtë minimum dhe me një Tiranë që rritet e kalojmë çdo vit. Rritet volumi i njerëzve që prodhojnë mbetje e jemi larg rrezikut, sepse veten po shtohen. U rritëm si popullsi, vazhdon rritja. Besoj se do të vijë një moment për të menduar në fund të koncesionit, një ambient tjetër. Kur kam ardhur në krye të bashkisë, ishin bërë njësh varrezat dhe plehrat. Nuk ka një angazhim të qeverisë për koncesnionarin sepse është model tjetër Tirana.

Këlliçi: Në gusht të 2017 në mbledhjen me komisionin për dhënien e koncisionit, u shpreh se nuk është e nevojshme vendimi i këshillit, sepse keni vendosur ju, me firmën tuaj. Pak ditë më pas është lidhur kontrata. Mesa duket kjo shkresë është shkresa që vendos historinë dhe fatin e inceneratorit të Tiranës. Sa lekë në vit merrni nga qeveria për inceneratorin e Tiranës?

Veliaj: Nuk e di pse keni arritur në këtë konkluzion sepse toka është shtet. Për sa kohë asnjë bashki tjetër, as Mziu, as Sakja, as Ismaili e as Nuredini… Unë s’të ndaloj të fantazoj. Për aq kohë sa kështu janë ndarë dhe asnjëra nga këto bashki s’ka bërë këto që thua, kam ruajtur standard të bashkive që udhëhiqeshin nga PD. Disa herë kemi marrë 500 mln, disa herë 700 mln, sa më shumë t’i marr qeverisë aq më mirë. Në këtë rast doni të më quani lypsin më të madh, po. Për pemë, çerdhe, kopshte. Unë nuk tutem të trokas në asnjë ambasadë për të kapur gjëra për bashkinë. Ne i kërkojmë çdo vit shtetit sa të ketë mundësi të na ndihmojë. Kam pesëfishuar bashkinë e Tiranës. Por e them prapë nuk mjafton sepse janë kërkesa të panumërta. Vetëm shkolla janë 17, gjysmën e ka qeveria dhe gjysmën ne.

Këlliçi: Këtu ka një të vërtetë, ose ju po thoni të vërtetën, ose zoti Ahmetaj ka gënjyer. Unë ju pyes për gjithçka në lidhje me shkresën tënde, ku ke futur qytetarët në një marrëdhënie qytetare dhe nuk ke pyetur asnjë njeri, ke vepruar vetë. Është e pamundur për ty që të më japësh një përgjigje, a ka një vendim zoti Veliaj të këshillit bashkiak që ju miraton këtë nismë dhe mbështetje buxhetore për 30 vite që e keni marrë personalisht. Mos u fusni në debate të pa rëndësishme. Kur ju keni firmosur me firmë e vulë, a ke marrë vendim nga këshilli, për të kaluar vendimmarrjen. Ju nuk e keni pasur shumicën dhe nuk e merrnin dot. Qytetarët duan të dinë që për taksat tona, kryetari ka firmosur vetë apo me vendim.

Veliaj: Vendimi është i datës 28.9.2017. Bëre akuza, ndërkohë që është shkelje, komisioni bën pyetje. E kuptoj që zemra ta do që ne të kemi bërë një gabim, por të them që s’ka për të ndodhur. Kjo që bëni është e padrejtë. Përgjigja është që për historinë pse keni mangësi në këshill, nuk iu thash të ndiqnit Monikën e të iknit. Si çdo procedurë shprehesh parimisht. A keni interes për të hequr këtë pamje të plehrave të trashëguar nga Basha? Po thamë, parimisht jemi dakord. Më pas iu drejtuam këshillit. Ne s’kemi bërë asnjë gabim. Kemi thënë okay në parim e na thoni sa kushton, një kryetar bashkie kur shikon që është 30% më lirë se paraardhësi shkon me qejf në këshill. Çfarë faji kam unë që ju ikët nga këshilli, çfarë të bëja, t’ju prisja 4 vite?

Këlliçi: Ky okay në parim i ka kushtuar buxhetit të shtetit dhe të bashkisë. Në gusht keni detyruar anëtarët të firmosin pa kërkuar miratimin e këshillit. Kompania e Zotos që ju në 2016 keni thënë në deklaratë publike që do të vijë një kompani me eksperiencë Holandeze, që ishte një kompani prestigjioze, ju keni futur të gjithë shtetin në këtë angazhim pa pyetur as këshill bashkiak e asnjë. Ky është fakt. Mos më fol për pemë e lule, por për këtë çështje. Koncesion 30 vite pa vendim të këshillit.

Veliaj: Nga neni 64, kryetari i bashkisë kryen të gjitha kompetencat për pastrimin, përveç të atyre të këshillit bashkiak. Këshilli bashkiak ka miratuar buxhetin për pastrimin. Tregoni respekt për veten tuaj. Ju duhet të thoni që jeni avokatë të 1 % të atyre që ndërtojnë. Teksa jemi këtu bashkia e Tiranës po përgojojnë këdo, ka dhe disa që mendojnë se Jorida dhe unë jemi këtu, sepse Jorida merr leje.

Tabaku: M’u drejto me respekt. Si ia dhe Mërtirit dhe Zotos lekë nga taksat e qytetarëve? I ke dhënë 45 mln euro personave të shpallur në kërkim.

Veliaj: Ju po qani hallin ku hedhin dherat bosët. Unë s’jam përfaqësues i Andi Telës apo Bushatit, por i popullit. Në momentin që sillni tifozëri nga institucionet Kushtetues është e rëndë. Nuk ka fitu njëherë në këtë qytet duke bërë duanë e grekut dhe ngrënë bukën e turkut.

Këlliçi: Unë dherat nuk e kam përmendur. Ju më përgjigjeni me retorikë boshe. Shkresat s’kanë lidhje. Nëse ke vendimmarrje të këshillit na e trego. Pyetjen e fundit që kam, është se ju jeni në dijeni se është bërë një deklaratë nga Balluku që leja është zbardhur në nëntor të vitit 2020 dhe si rrjedhojë do të duhen disa muaj të nisin e përfundojnë punimet. Ju si kryetar bashkie…

Veliaj: Unë dua të përgjigjem. Belinda Balluku, ministrja juaj. Ka një afat që inceneratori të mbarojë në 2025, unë dua që qyteti të jetë i pastër dhe në 2025 të fillojë punimin. Në çdo projekt është data përfundimatare ajo. Unë e dua Shkollën Sami Frashri të hapet më datë 1 shtator, nëse mbaron më shpejt zoti ta shtoftë inatin. Si kryetar bashkie që paguan për të djegur plehrat, e që paguan 30% më pak se Basha. Ju jeni marrë me 99% të kohës për hallin e ndërtuesve.

LAJMI KRYESOR: Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Tabaku: S’pyetët Këshillin Bashkiak

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi komisioni per inceneratoret belind kelliçi komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës