LIVE UPDATES
Politike

‘Basha të shohë dosjet e vjetra, SPAK t’i hapë’/Spiropali:I zhytur, çojnë letra në ambasada

17 Shkurt 2022, 09:48 Nga DOSJA
‘Basha të shohë dosjet e vjetra, SPAK t’i

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali akuzoi ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha nga Kuvendi i Shqipërisë. Spiropali bëri thirrje SPAK që të hapë dosjen e vjetër që ka ndaj Bashës.

DEKLARATA E SPIROPALIT:

Ka vetëm një arsye pse gjithçka që u tha këtu nga Basha është e pabesueshme për këdo që ka mend në kokë, sy për të parë e vesh për të dëgjuar. Mungesa absolute e koherencës në ato që thotë dje, ato që bën sot, ato që do të thotë nesër, është ulëritëse. Është i njëjti njeri që javë pas jave, muaj pas muaji e ditë pas dite, që përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga kjo shumicë, që i ka shërbyer kësaj shumice dhe që është një vegël në duart e tyre. Është po i njëjti njeri sot që flet për hetime nga institucionet që janë krijuar përmes vullnetit politik të kësaj shumice dhe të kryeministrit Edi Rama. Për të parë si është drejtësia sot, duhet të shohim si ishte drejtësia dje. Kush e mendonte në Shqipëri që kryebashkiakë, udhëheqës politikë, ministra apo drejtues të tjerë do viheshin kurrë në dyshim, le më të merreshin të pandehur e të dilnin para prokurorisë. Lulzim Basha është shembulli i gjallë se si, jo për këto afera që thotë ky e për numra që i përsërit se nga matematika nuk merr veshë, por për fakte e vjedhje ka shpëtuar vetë pikërisht për shkak të asaj drejtësie. Flet këtu për gishta e duar brenda e jashtë zullumit, ky që vetëm dy gishta ka larë dhe është i zhytur i gjithi brenda.

Ne lejuam të ngrihej komisioni për hetimin e procedurave për inceneratorët, por në fakt është për menaxhimin e mbetjeve, që ishin bërë mullar në këtë vend, sepse ju nuk keni pasur kurrë mendjen të pastronit Shqipërinë. E morëm këtë vendim për t’iu dhënë juve mundësinë, por edhe për të qenë transparencë, se ne nuk kemi gjë për të fshehur. As ju, dhe as znj. Tabaku, që është kthyer aty në prokurore, se ka merak mos e sulmojnë të sajët, deri sot ka qëndruar e heshtur, ndërsa sot ka dalë në ballë të betejës, duke shpallur njerëz fajtor. Po ku jemi këtu ne? Ne nuk çojmë njerëz në burg, atë e bën drejtësia. Jemi ndarë nga ai sistem, ku njerëz me pushtet qëndronin të pandëshkuar. Me sistemin e pandëshkueshmërisë, të kapjes së shtetit, neve nuk na lidh asgjë, siç ju lidhte juve kokë e këmbë. Ne kemi marrë vendimin për të çliruar këtë vend nga ju e zgjedha që kishit vënë mbi këtë pushtet kushtetues. Qytetarët e kanë bërë zgjedhjen politikisht dhe ju nuk i bindni dot. Zgjedhje pas zgjedhje ato ju kanë lënë juve opozitë gjithnjë e më të vogël, sepse ju jeni të pavërtetë në ato që thoni, sepse qëllimet tuaja janë për interesin tuaj. Sot që interesi juaj është i ndarë mes dy njerëzve, ju bëni garë se kush do shkojë më parë në burg. Coni letra prej hetuesi nëpër ambasada. Nuk e përcaktoni ju se kush shkon në burg, shkoni e përgjigjuni për ato që keni bërë. Patjetër që ky sistem drejtësie nuk është perfekt, jep shenja se mund të intimidohet, por po ndryshon. Por në fund, përtej këtij sistemi, është edhe gjykata e pagabueshme, vota e qytetarëve, që ju nuk e keni e nuk do ta keni.

Do vijë koha e përgjegjësisë për të gjithë, do ndahet shapi nga sheqeri. Askush nuk ja hedh dot, sepse në fund të gjykon sovrani, që i ka sytë në ballë. Për ne është e qartë, do vazhdojmë të qeverisim për të bërë të mira për këtë vend. Ashtu si dhe pastrimi i Shqipërisë është i domosdoshëm dhe duhet bërë. Këtë mundësi nuk na e hiqni dot ju. Të jeni të bindur, se pavarësisht sa komisione hetimore ngrihen, ne do të presim me shumë urtësi e mençuri derisa i fundit të marrë atë që meriton. I bëjmë thirrje SPAK, prokurorisë, gjykatave, të shohin mirë ato dosje që janë aty, t’iu heqin pluhurin. E mbani mend besoj komisionin e CEZ.

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Seancë parlamentare, miratohen përbërjet e 2 Komisioneve të Posaçme

(a.b)/;dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 17 shkurt 2022 elisa spiropali seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri