Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Zbulohet shkresa e SPAK për Kuvendin: Hapini rrugë arrestimit të Alqi Bllakos (FOTO)
29 Mars 2022, 13:27Nga DOSJA
TIRANË– Është zbardhur kërkesa që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllakos. Në shkresën drejtuar Kuvendit të firmosur nga kreu i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar që të jepet autorizimi që deputetit socialist t’i vendosen prangat.
Në shkresën me gati 20 faqe drejtuar Kuvendit, sipas SPAK ka rezultuar e nevojshme dhe e bazuar caktimi i masës “arrest në burg”, pasi deputeti akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Bllako ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes “në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt” në shumën prej 14 milionë e 964 mijë e 900 lekësh.
SPAK ka caktuar masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim Edmond Bllakos., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 metër katror, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144 mijë e 246 euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14 milionë e 964 mijë e 900 lekësh.
TIRANË- Një sherr për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Tiranë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin disa ditë më parë në zonën e Kombinati...
TIRANË– Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Lënda narkotike e pake...
TIRANË– Në 24 orët e fundit nuk është gjetur asnjë vatër e re me grip shpendësh në Shqipëri. Kështu deklaroi ditën e sotme në një konferencë për medi...