Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
E trishtë! Vuante nga një sëmundje e rëndë, infermierja shqiptare ndërron jetë në Gjermani
5 Maj 2022, 09:05Nga DOSJA
GJERMANI –Eljona Isufaj (Kuqi), me profesion infermiere ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e të ndjerës. Isufaj kishte një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në maternitetin e Fierit, ndërkohë që ishte shpërngulur në Gjermani prej 2 vitesh me familjen e saj.
NJOFTIMI:
Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë znj. Eljona Isufaj( Kuqi). Znj. Eljona lindur më 31.03.1984, me një eksperiencë 15 vjeçare si infermiere në martenitetin e Fierit. Diplomuar në Universitetit e Tiranës, dega Infermieri, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm pranë pacientëve. Kishte rreth 2 vite e shpërngulur në gjermani për një jete më të mirë për dy fëmijët e saj të mitur. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, të afërmeve dhe kolegëve, Qoftë i paharruar kujtimi saj.
(a.b)/dosja.al
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Mamaja e Ilvi Metaj, ishte në rrugë kur i është njoftuar lajmi se djali i saj ka vdekur. Sipas kushëritit të Ilvit, ajo u zvarrit në tokë dhe...
TIRANË– Banorët e Rinasit u lumturuan kur mësuan se rruga do të hapet në dy sense lëvizjeje. Ata falenderuan kryeministrin Edi Rama për vendimin që u...
TIRANË– Rruga e Rinasit është hapur me dy sense lëvizje. Kjo u vërtetua live nga gazetarët të cilët u bënë me dije qytetarëve se ARRSH mori vendimin ...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rikthyer Rrugën e Rinasit në gjendjen e mëparshme. Tashmë rruga do të hapet me dy kalime dhe po studiohet mundë...
KURBIN– Dy operacione antidrogë! Gjatë 24 orëve janë finalizuar operacionet e koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë” në Kurbin. Si rezultat i operacioni &...
TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore luftën në Ukrainë, ku Rusia ka shpallur 3 ditë armëpu...