LIVE UPDATES
Ekonomi

Mos u shqetësoni për inflacionin…ende

20 Qershor 2020, 06:55 Nga DOSJA
Mos u shqetësoni për inflacionin…ende

Asnjëherë më parë, bankat qendrore nuk kanë krijuar kaq shumë para në kaq pak kohë. Në tre muajt e fundit, baza monetare e Amerikës është rritur me 1.7 trilionë dollarë, pasi Rezerva Federale ka grumbulluar asete duke përdorur para të reja, shkruan The Economist. Banka Qendrore Europiane (BQE) zgjeroi programin e saj për blerjen e bonove të urgjencës përtej sasisë fillestare prej 750 miliardë eurosh (830 miliardë dollarë).

Krijimi i parave ka financuar në mënyrë të heshtur pjesën më të madhe të shpenzimeve të urgjencës të lëshuara për të ndihmuar ekonomitë gjatë pandemisë. Ai gjithashtu ka mbështetur tregjet e aseteve. Rezerva Federale po blen bono me rendiment të lartë; Banka e Japonisë ka rritur nivelin e blerjeve të kapitalit dhe së shpejti, mund të zotërojë mbi një të pestën e shumë kompanive të mëdha japoneze. Gjatë kësaj kohe, ekonomitë po pësojnë tkurrje. Si rezultat, raporti bazë para cash-PBB i Amerikës mund të rritet me nëntë pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2020. Kjo do të ishte rritja më e madhe në dekada.

Është e natyrshme që krijimi i parave në këtë shkallë të ngjallë frikë për inflacionin, i cili ndodh kur kemi një sasi të tepërt parash dhe shumë pak mallra dhe shërbime. Për më tepër, pandemia ka kufizuar prodhimin, të paktën përkohësisht, duke i detyruar fabrikat dhe dyqanet të mbyllin aktivitetin, duke kufizuar edhe tregtinë globale. Prandaj nuk është për t’u habitur që një pakicë investitorësh dhe ekonomistësh parashikojnë një rritje të inflacionit, përfshirë studiuesit në Morgan Stanley; Ray Dalio, kompani menaxhere e fondeve spekulative; dhe një grup akademikësh monetarë.

Parashikime të ngjashme u bënë edhe pas krizës financiare në vitet 2007-2009, kur bilancet e bankave qendrore u zgjeruan, por këto parashikime dolën plotësisht të gabuara. Megjithatë, në dallim nga atëherë, shumica e stimulit të sotëm po përfundon në llogaritë bankare të familjeve. Në prill, për shembull, të ardhurat totale të amerikanëve u rritën me 11% në sajë të mbështetjes emergjente nga qeveria (dhe indirekt, nga Rezerva Federale), edhe pse pagat e përgjithshme ranë me 8% pasi 20.5 milionë punëtorë humbën punën. Sipas logjikës së një pesimisti, më shumë para në xhepat e konsumatorëve, do të thotë se kjo kohë do të jetë e ndryshme dhe se ardhja e një inflacioni ka më shumë të ngjarë.

Por nuk është kështu. Ka disa arsye që tregojnë se pesimistët mund të gabohen sërish. Edhe duke llogaritur rënien e çmimeve të naftës, inflacioni është shumë i ulët në shumicën e vendeve, sepse familjet po zvogëlojnë konsumin dhe po kursejnë më tepër. Disa nga këto sjellje janë të natyrshme – është e vështirë të shpenzosh kur dyqanet janë të mbyllura. Por, edhe teksa ekonomitë po rihapen, shpenzimet ka të ngjarë të mbeten të ulëta, sidomos ngaqë papunësia është në rritje.

Shifrat më të fundit mujore të papunësisë në Amerikë, treguan një normë papunësie prej 20%. Ajo do të ishte në nivele të ngjashme edhe në shumë vende të tjera, si Britania, nëse ato nuk do të subvenciononin bujarisht pagat e punëdhënësve. Pasiguria e punës në një treg të dëshpëruar është arsye e mjaftueshme për të kursyer. Dhe qeveritë nuk mund t’i zëvendësojnë të ardhurat e humbura për një kohë të pacaktuar. Shumë prej tyre tashmë janë duke menduar se si të heqin dorë nga mbështetja financiare, në mënyrë që njerëzit të kthehen në punë.

Prandaj, rreziku i menjëhershëm nuk është inflacioni shumë i madh, por shumë i ulët, përballë një rimëkëmbjeje të ngadaltë dhe një ristrukturimi të dhimbshëm ekonomik. Shumë kompani do të dalin nga kjo situatë me borxhe të mëdha. Shumë punëtorë mund të kenë nevojë të zhvendosen nga një industri në një tjetër. Në një mjedis të tillë, rreziku kryesor do të jetë nëse politikanët do të tërheqin stimulin ekonomik më shpejt se ç’duhet.

Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2011, pas krizës globale financiare, kur BQE-ja rriti normat e interesit. Tregjet financiare duket se presin që një stimul i tillë të jetë i pamjaftueshëm. Parashikimet e tyre të inflacionit tregojnë se Rezerva Federale, BQE-ja dhe Banka e Japonisë nuk do të arrijnë objektivat e tyre mesatare për dekadën e ardhshme. Edhe tregu i gjerë i Amerikës po favorizon kompanitë, që mund të lulëzojnë në një mjedis me inflacion të ulët.

Vetëm pasi ekonomitë dhe tregjet e punës të jenë shëruar, një rritje e vazhdueshme e inflacionit do të kthehet në rrezik. Qeveritë do të dalin nga pandemia me borxhe publike shumë më të larta, dhe ato mund të tundohen për t’i nxitur politikëbërësit monetarë t’i mbajnë normat e interesit të ulëta, në vend që të vënë frenat. Edhe atëherë, inflacioni do të bëhet kërcënim vetëm nëse bankierët qendrorë i nënshtrohen presionit dhe kështu, fillojnë të humbin besimin e tregjeve. Me fjalë të tjera, do të vijë një kohë për t’u shqetësuar për inflacionin. Por, jo tani.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi rreziku per inflacion rreziku per inflacion

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë