LIVE UPDATES
Ekonomi

“Injeksion me dritë celulari”, s’ka ujë dhe as drita në qendrën shëndetësore të Kukësit

6 Prill 2022, 19:44 Nga DOSJA
“Injeksion me dritë celulari”, s’ka ujë dhe as drita

KUKËS– Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Mamëz njësia Kolsh Kukës, ku në Shtator 2021 ka përfunduar rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore me një investim të dy vëllezërve Bardhoci të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. Por në këtë qendër shëndetësore nuk është bërë lidhja e energjisë elektrike. Gjithashtu mungon dhe uji, pasi furnizimi bëhet me pus. Pusit i duhet energji elektrike, që të nxjerrë ujë.

Gazetarja: Prej sa vitesh punoni në këtë qendër shëndetësore?

Infermierja 1: Unë jam që 36 vjet.

Infermierja 2: 19 vjet.

Gazetarja: Keni punuar besoj dhe në qendër shëndetësore të mëparshme që ka qenë e parikonstruktuar, e pashkatërruar. Prej sa kohësh jeni vendosur në këtë qendër shëndetësore të rikonstruktuar, shumë të bukur, por që ka një problem…

Infermierja 2: Në Shtator mbaroi rikonstruksioni i ambulancës dhe hymë.

Gazetarja: Keni pasur energji elektrike në ndonjë moment?

Infermierja 1: Patëm në fillim, por pastaj na e ndërprenë.

Gazetarja: Në një qendër shëndetësore pa energji elektrike dhe pa ujë, si punohet?

Infermierja 2: Me kushte të vështira, vaksinat i çojmë nëpër shokë këtu për në frigorifer sepse ata duhet të kenë atë temperaturën e vet dhe fëmijët kur vijnë për t’u peshuar, nuk kemi ku i peshojmë dhe uji që na duhet vazhdimisht, nuk kemi me çfarë ta ndezim pompën. Ka raste që vijnë pacientë për të bërë ndonjë injeksion për ndonjë helmim apo për ndonjë gjë, duhet të vijmë këtu natën me ditën e telefonit sepse pa dritë nuk kemi. Bën vaki edhe serum…

Gazetarja: Me dritën e celularit?

Infermierja 2: Po, me dritën e celularit.

Gazetarja: Sa pacientë janë të regjistruar tek mjeku i familjes këtu?

Infermierja 2: Janë 25 pacientë kronikë, ndërsa familje janë afërisht 80.

Gazetarja: 1 mjek familjeje keni këtu, që është mjeku?

Infermierja 2: Fjorjan Sokoli.

Gazetarja: Çfarë medikamentesh keni këtu?

Infermierja 1: Kemi. Urgjencën na e ka sjellë doktori.

Gazetarja: Po s’keni ku ta mbani?

Infermierja 1: Kemi atë raft, por kemi nevojë për një krevat vizite.

Infermierja 2: Nuk kemi asnjë gjë që i nevojitet ambulancës. Krevat për të sëmurët nuk kemi, është tavolinë.

Gazetarja: Krevatin pra nuk e keni, medikamentet nuk keni se ku t’i ruani…

Infermierja 2: Jo, vetëm në atë raftin aty.

Gazetarja: Nëse ju nuk ofroni dot shërbimin në këto kushte që punoni, sa i duhet që pacient të shkojë deri në qytet, në spital?

Infermierja 2: Po, i duhet afërsisht një orë sepse rruga është skandal, ecën makina shumë ngadalë.

Po ashtu, edhe në shkollën 9-vjeçaren të këtij fshati mungon uji. Tualetet e shkollës mbahen të mbyllura për shkak të mungesës së ujit dhe për këtë arsye nxënësit detyrohen të dalin jashtë ambienteve të shkollës në një tualet në kushte katastrofike, siç e quajnë dhe vetë nxënësit.

Gazetarja: A keni ujë në tualetet e shkollës?

Nxënëset: Jo, vjen shumë pak.

Gazetarja: Po si ia bëni për të shkuar në tualet?

Nxënëset: Dalim andej…

Gazetarja: Ku?

Nxënëset: Është një banjo e vogël.

Gazetarja: Ajo çfarë uji ka?

Nxënëset: Nuk ka fare. Kemi dhe tualetin brenda, por ajo nuk ka ujë fare. I mbajnë të mbyllura sepse nuk ka ujë.

Gazetarja: Ju jeni në klasë të…?

Nxënëset: Të 9-të.

Gazetarja: Pra, do të hidheni në gjimnaz vitin tjetër. A ka gjimnaz fshati?

Nxënëset: Jo.

Gazetarja: Pra, do shpëtoni, do të shkoni në Kukës, do të keni dhe ujë…

Nxënëset: Po.

Gazetarja: Ku është tualeti?

Nxënëset: Atje.

Gazetarja: Po si ia bëni të shkoni atje?

Nxënëset: Nga porta ose kalojmë nëpër hekura.

Gazetarja: Në rregull, unë po zgjedh rrugën nga porta. Duhet thënë që u pendova që nuk kalova nga hekurat e shkollës, shumë larg për të ardhur deri tek tualeti i famshëm.

Nxënëset: Është katastrofë!

Gazetarja: Është katastrofë më thonë vajzat dhe ashtu është me të vërtetë.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale bashkia e kukësit bashkia e kukësit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj