LIVE UPDATES
Ekonomi

Garantimi i kredive për importuesit/Qeveria do mbulojë 60% të shumës, marzhi i interesit 3%

6 Prill 2022, 05:09 Nga DOSJA
Garantimi i kredive për importuesit/Qeveria do mbulojë 60% të

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka parashtruar këtë javë propozimet e veta për skemën e garancisë sovrane në mbështetje të bizneseve importuese të mallrave të konsumit. Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se skema që propozon qeveria shqiptare është e ngjashme me linjën e dytë të garancisë sovrane, që u miratua pas pandemisë.

Qeveria do të marrë përsipër të garantojë 60% të shumë së kredisë, ndërsa pjesën tjetër të rrezikut duhet ta marrë vetë përsipër banka huadhënëse. Kreditë do të kenë formën e linjave të kapitalit qarkullues dhe kohëzgjatja maskimale do të jetë deri në një vit. Për sa i takon çmimit, qeveria ka propozuar që kreditë e garantuara në kuadrin e kësaj skeme të kenë një marzh maksimal interesi prej 3% mbi normën e referencës, që mund të jenë Bonot e Thesarit apo Euribori (në rast se skema do të përfshijë edhe kredidhënie në euro). Propozimet e mësipërme iu janë dërguar bankave tregtare dhe pritet një përgjigje e tyre, për të vijuar më tej me miratimin e dokumentit zyrtar.

Skema e garancisë sovrane e përgatitur nga qeveria shqiptare do të ketë një vlerë limit prej tre miliardë lekësh dhe ka si qëllim lehtësimin e kredive për kapital qarkullues të bizneseve të importit të mallrave të konsumit.

Skema e garancisë sovrane është konceptuar si një instrument mbështetës, që bizneset të mund të përmbushin detyrimin e vendosur me aktin normativ të datës 30 mars, për krijimin e rezervave të mjaftueshme për të paktën tre muaj.

Me dy aktet normative të miratuar në muajin mars, qeveria vendosi për herë të parë në më shumë se 30 vjet ekonomi tregu të ndërhyjë në çmimet e shitjes së tregjeve të parregulluara, siç janë karburantet, apo produktet ushqimore të shportës bazë të konsumit. Instrumenti i ndërhyrjes janë bordet e posaçme të kontrollit të çmimeve, me pjesëmarrje mikse, por qartësisht të kontrolluara nga drejtues të institucioneve shtetërore.

Këto borde do të përcaktojnë në mënyrë periodike marzhet e fitimit dhe çmimet finale të shitjes me shumicë dhe pakicë për karburantet dhe për produkte të veçanta ushqimore. Përcaktimi i listës së produkteve ushqimore për të cilat çmimi do të kontrollohet do të jetë përsëri në kompetencë të Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve. Kufizimi i lirisë së tregut është argumentuar nga qeveria me ekzistencën e një situate të veçantë, të lidhur me uljen drastike të ofertës dhe me shtrenjtimin e disa produkteve jetike të konsumit të gjerë.

Skema në fjalë do të jetë instrumenti i tretë i garancisë sovrane për të lehtësuar kredimarrjen e bizneseve në dy vitet e fundit. Dy skemat e para u miratuan menjëherë pas shpërthimit të pandemisë. Skema e parë prej 11 miliardë lekësh synonte ofrimin e mbështetjes për pagesën e rrogave të punonjësve, sidomos gjatë periudhës kur aktiviteti i biznesit u ndal prej masave kufizuese të vendosura nga qeveria shqiptare.

Skema e dytë prej 15 miliardë lekësh kishte si qëllim të mbështeste bizneset në rimëkëmbjen e aktivitetit nga pasojat e pandemisë. Kjo rezultoi më pak e suksesshme, sepse qeveria mori përsipër të garantonte vetëm 60% të kredisë, ndërsa pjesën tjetër të rrezikut duhet ta merrte përsipër vetë banka kredituese. Këtyre iu shtuan edhe disa paqartësi fillestare lidhur me mënyrën sesi do të ndaheshin të ardhurat nga kolateralet apo garancitë, në rast se kredia dështonte. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2021 shuma e shfrytëzuar në fund të vitit 2021 ishte 8.1 miliardë lekë ose rreth 54% e fondit limit të vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi importuesit kredi qeveria shqiptare importuesit kredi qeveria shqiptare

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale