Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Të ardhurat nga taksa e qarkullimit 160 mln euro, 18 herë më shumë se fondet e brendshme
4 Prill 2022, 05:30Nga DOSJA
Të ardhurat nga taksat e automjeteve, duke përfshirë edhe taksën e qarkullimit mbi karburantin, arritën 26.7 miliardë lekë (217 ) milionë euro në vitin 2021 me një rritje 13% në krahasim me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Nga vlera e totale e taksave që paguan automjetet, 73 për qind (rreth 160 milionë euro) ishin të ardhura që u siguruan nga arkëtimet e taksës së qarkullimit.
Të ardhurat nga taksa e qarkullimit u rriten me 15.6 për qind në vitin 2021, kryesisht prej rritjes së konsumit pas pandemisë Covid-19.
Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet. Fondet e brendshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore me 2021 ishin 1,1 miliardë lekë ose 18 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa e qarkullimit.
Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin aktualisht është në masën 27 lekë/litër. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë. Taksa paguhet nga qytetarët gjatë furnizimit me naftë ose benzinë në pikat e tregtisë me pakicë.
Sakaq opinioni publik kohët e fundit është përfshirë në debatin se barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.
Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës. Të ardhurat nga taksa e qarkullimit zënë rreth 9% te të ardhurave tatimore.
Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes që po zbaton qeveria konstaton se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit”.
Zhvillimi dhe modernizimi i infrastrukturës së transportit në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare.
Përkundër investimeve të rëndësishme sidomos në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sektori i transportit ende nuk është bërë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në Shqipëri.
Vendet e BE-së kanë miratuar një plan për një zonë të përbashkët të transportit europian drejt një sistemi konkurrues dhe efikas të burimeve të transportit.
Në kuadër të këtij plani deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvillojë transportin hekurudhor./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) do të kërkojë në gjykatat sllovake ekzekutimin e garancive për një kompani me seli në këtë shtet e cila nuk ka shl...
Rritet numri i bizneseve të fiskalizuara. Nga 1 janari 2021 deri më 15 mars sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve për “Monitor” janë fiskal...
Qeveria ndodhet përpara një çeku të bardhë, të cilin do t’i duhet ta paguajë për importet e energjisë që aktualisht përbëjnë shumicën e furnizimit në ven...
TIRANË– Nga janari i këtij viti, 7470 biznese të lidhur në tension të mesëm 20,10, 6 kilovolt u nxorën në treg të lirë.Këtyre të fundit u duhej të gj...
Eksportuesit e bimëve mjekësore vijojnë të përballen me gjetjen e lëndës së parë për të përballuar kërkesën e tregjeve të huaja. Për shkak të reduktimit të bimë...
TIRANË- Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama, komentoi në Edicionin e Pasdites me gazetaren Armela Ferko në Syri Tv, krizën energjetike dhe keqmenaxhimin nga qe...
Dhomat e ndenjies apo të quajtura ndryshe sallone, janë ambjentet ku ju pushoni me njerëzit tuaj të dashur, shijoni mbremje komode përpara televizorit apo mirëp...
TIRANË– Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2022, si r...
TIRANË– Duke filluar nga dita e sotme, paga minimale në vendin tonë nuk do të jetë më 30 mijë lekë por 32 mijë lekë. Vendimi i qeverisë ishte parashi...