Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se ka mbyllur tashmë procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit e cila ka rezultuar pa asnjë aplikim nga të licencuarit prej tij.
Aktualisht rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit në vend po e luan Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si e vetmja kompani që ka mundësitë teknike për ta ofruar. Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është njësia që kryen blerjen e energjisë për llogari të subjekteve në treg të lirë të cilët nuk kanë arritur të gjejnë ende një furnizues privat apo janë në periudhë tranzicioni nga një kontratë në tjetrën. Koha për të cilën këto subjekte mund të marrin shërbimin nga FMF është 2 mujore ndërkohë që për ata që dalin për herë të parë në treg deri në dy vjet.
Njoftimi i procedurës së zhvilluar nga ERE edhe pse teorikisht mund të ishte i hapur për çdo palë, praktikisht është e qartë që do të ishte e pamundur të ofrohej nga palë të tjera përveç kompanisë publike të shpërndarjes që ka vite që e ofron shërbimin për bizneset në tregun e lirë.
“Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në zbatim të Urdhrit të Kryetarit të ERE nr.21, datë 21.02.2022, në datën 15.03 2022, hapi procedurën për përzgjedhjen e furnizuesit të mundësisë të fundit (FMF).
Procedura e mësipërme, mbështetet në parashikimet e nenit 86 të ligjit nr.43/2015 “Për Sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 449, datë 15.6.2016, “Për miratimin e kushteve dhe të procedurave për përcaktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit të energjisë elektrike”, si dhe “Rregulloren për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe të përzgjedhjes së furnizuesit të mundësisë së fundit”, miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 141, datë 15.06.2021.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertës, sipas shpalljes së publikuar në faqen zyrtare të ERE, në dy media kombëtare, dhe në rrjetet sociale të ERE, ishte data 30.03.2022.
Në përfundim të afatit, nuk rezultoi që të këtë patur asnjë aplikim për Furnizues të Mundësisë së fundit nga furnizuesit e licencuar nga ERE” thuhej në njoftimin e fundit të ERE./MONITOR
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është vendi me normat më të larta reale të interesit në kredidhënie në zonën e Ballkanit Perëndimor.Sipas Bankës Botë...
Nga 11.4 për qind që ishte shkalla totale e papunësisë në fund të tremujorit të fundit të vitit 2021, shkalla e të papunëve në afat të gjatë ishte 7.3%.Të papun...
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka parashtruar këtë javë propozimet e veta për skemën e garancisë sovrane në mbështetje të bizneseve importuese të mallrav...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën vlerën rekord të 501 milionë eurove.Të dhënat e B...
Emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po tkurr me shpejtësi popullsisë e re në moshë dhe për rrjedhoje po pakëson numrin e nxënësve në shkolla.Sipas të d...
TIRANË– Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi ditën e sotme se bordi i ushqimeve ka caktuar disa kategori ushqimesh dhe sot do të dalin me ...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në konferencën për shtyp deklaroi se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike ...
Vala e rritjes së çmimeve do të sjellë pasoja afatgjata për ekonominë shqiptare.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të martën se ekonomia...
Qeveria shqiptare do të organizojë këtë muaj një ankand për emetimin e obligacioneve në shumë e 100 milionë eurove. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, ...
Qeveria shqiptare do të organizojë këtë muaj një ankand për emetimin e obligacioneve në shumë e 100 milionë eurove.Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, o...