LIVE UPDATES
Insights

6 shtator, hapet ekspozita për Ukrainën

Nesër, më 6 shtator, Ben Blushi hap ekspozitën e tij me foto nga Ukraina.

5 Shtator 2022, 11:24 Nga Ben Blushi
6 shtator, hapet ekspozita për Ukrainën
Foto ilustruese

Duke përshkruar Ukrainën, mendoja se arsyeja pse ky vend nuk është pushtuar nga Perëndimi, janë fushat e pafundme që fillojnë në Poloni dhe mbarojnë në Rusi. Të udhëtosh 12 orë me tren, nga kufiri polak deri në Kiev, pa parë asnjë mal, është shumë e habitshme për një njeri si unë, që vjen nga një vend ku malet, zënë më shumë se gjysmën e territorit. Ukraina është një fushë që nuk mbaron. Malet përbëjnë 5 për qind të sipërfaqes së saj dhe lartësia mesatare e tyre nuk i kalon 175 metrat.

Gjithmonë kam besuar se një nga rolet që kanë malet, është të pengojnë pushtimet, megjithatë ky vend pa male, është pushtuar më pak se Shqipëria. Deri para disa muajsh. Ne udhëtuam natën, nga Polonia në Ukrainë, me një tren sovjetik me kabina të errëta dhe sedilje të ngushta, i cili duke gjarpëruar përmes fushave të zeza, rënkonte sikur do thyhej, sa herë kalëronte mbi një urë.

Ishim rreth 50 ballkanas, gjysma shqiptarë dhe gjysma malazezë, shumica prej të cilëve, kanë humbur përgjithmonë zakonin e udhëtimit mbi rrota hekuri, që kur makinat vranë trenat, në betejën fushore mes shinave dhe asfaltit. Që nga fillimi i pushtimit rus, miliona ukrainas janë larguar në Perëndim, por me mijëra janë ata që kanë nisur të kthehen, duke mbushur kabinat me të cilat ne shkonim drejt Kievit, në mes të qershorit.

6 shtator, hapet ekspozita për Ukrainën

Në këto trena që udhëtojnë drejt luftës kërkohet disiplinë ushtarake.

Pa përjashtim, ukrainas, shqiptarë, malazezë, i binden një urdhëri: mbani mbyllur dritat e kabinave për t’u ruajtur nga sulmet e papritura të ndonjë avioni rus, që mund ta hedhë në erë trenin bashkë me pasagjerët, gjatë një shëtitje lunatike mbi qiejt e Ukrainës.

Ka disa mënyra për ta kontrolluar këtë panik.

Njëra është të flesh, ç’ka unë nuk e bëra dot. Tjetra është të pish, ç’ka ne nuk e dinim dhe e bëmë me sukses në kthim. Tjetra është të bësh muhabet me ushtarët ukrainas që na shoqëronin. Unë zgjodha mundësinë e tretë dhe aty mësova nga lufta, më shumë se gjatë gjithë këtyre muajve që kur Ukraina është sulmuar nga Rusia. Edi Rama më kishte ftuar të shkoja në Kiev, bashkë me Dritan Abazovicin, këta të dy me shpresën se Presidenti i Ukrainës do lehtësohej që Shqipëria dhe Mali i Zi ishin gati ti linin rradhën për tu antarësuar në BE, ndërsa unë, me shpresën se mund ta bindja Volodymyr Zelenskyyn, të pozonte për librin tim të ardhshëm.

Edi dhe Dritani, ia arritën ti premtonin Zelenskyy-t atë që priste, ndrësa unë, duke e fotografuar, kuptova se ky premtim e mbajti të gëzuar për shumë pak kohë.

Fytyra e Zelenskyy-t i ngjan një harte lufte. Aty ka lot, ka trishtim, ka dëshpërim, ka shpagim, ka zhgënjim, siç ka dhe shpresë. Nëse do isha duke shkruar një hartim gjimnazi për Ukrainën, në eufori e sipër, do të thosha se në fushën e Ukrainës, Zelenskyy është i vetmi mal, nga lartësia e të cilit mund të shikosh edhe tanket ruse në Lindje edhe karvanet me ndihma që vijnë nga Perëndimi.

Nga portreti i Zelenskyy-t mund të kuptosh, sesi superfuqitë e kanë ndarë botën në Lindje Perëndim dhe duke u grindur se ku është kufiri, kanë shkaktuar me mijëra viktima, funeralet e të cilave Zelenskyy i organizon cdo ditë.

Zelenskyy varros me dinjitet viktimat e superfuqive në tokën e Ukrainës. Kjo është puna e tij kryesore.

Kur fotografon, mësohesh të kuptosh çfarë mendon një njëri në atë moment. Mua mu duk sikur Zelenskyy ishte me ne, por mendonte për disa të vdekur të dashur. Ose disa të dashur, që kishin vdekur. Nuk e kisha menduar kurrë se ndonjëherë do merresha me fotografi, por tani e kuptoj se nevoja për të njohur njerëzit më coi para disa muajsh te një aparat i përdorur Nikkon, i cili meqë ra fjala, nuk gjeti dritën e duhur kur unë duhej të fokusohesha mbi fytyrën e Zelenskyy-t, nga një largësi prej 30 hapash.

Megjithatë ekspozita që munda të realizoj për Ukrainën, nuk është vetëm Zelenskyy.

Fotot nga Borodyanka dhe Irpini, dy qytete të bombarduara ne periferi të Kievit janë të mbushura me gjurmë lufte.

Mes shumë njerëzve që do doja të falenderoja për ndihmën që më kanë dhënë për hapjen e kësaj ekspozite, nuk mund të le pa përmendur një ushtar ukrainas në Irpin, të cilit nuk i di emrin. Ndërkohë që fotografoja rrënojat që tanket dhe predhat ruse kanë lënë mbi këtë qytet, me 60 mijë banorë, pashë një shilarës në oborrin e dy pallateve të shkatërruara. Meqë askush nuk jetonte më aty dhe shilarësi ishte bosh, unë i kërkova një ushtari me kallashnikov dhe me maskë në fytyrë, të ulej dhe mundësisht të tundej mbi shilarësin si një fëmijë. Ai nuk e kuptoi çfarë po i thosha sepse, ti kërkosh një ushtari që i ka shpëtuar bombardimeve, të lëkundet mbi një shilarës, duket një shaka pa kuptim. Megjithatë ai pranoi, u ul mbi shilarësin e fëmijëve të Irpinit dhe u tund disa herë derisa unë mora foton që desha.
Kur ushtari u ngrit, shefi i tij e qortoi dhe unë bëra sikur qesha, për ti thënë se faji ishte i imi, sepse civilët si puna ime, nuk dinë si të sillen në luftë.

Fotoja e ushtarit që tundet, është e varur në muret e COD, bashkë me 66 fotografi të tjera, nga Borodyanka e poetit të pushkatuar ukrainas Taras Shevcenko, nga tanket dhe këpucët e të vrarëve në Muzeun e Luftës, nga gratë mbi stolat e bukur të qytetit, e deri tek Olga, shefja e shoqërimit ukrainas, e cila për 10 minuta, më fshiu më shumë se 50 fotografi të postblloqeve me kryqe hekuri që popullonin qendrën e Kievit, sepse sipas saj, ato përbënin një sekret ushtarak që mund të binte në duart e armikut.

Fotografitë që u përzgjodhën për këtë ekspozitë, janë shkrepur në më pak se 10 orë qëndrimi në Kiev dhe ky nuk është vendi të qahem se pse, shumicën e këtyre 10 orëve, kam lëvizur me makinë nga një destinacion në tjetrin, duke humbur kështu me qindra fotografi të tjera, me të cilat cdo këmbësor kurioz, me një aparat në qafë, do kishte bërë një ekspozitë shumë më të pasur se unë.

Por percipecitë e kësaj ekspozite që u nis me tren për të ardhur në Tiranë, nuk përfunduan me kaq. Pas seleksionimit ushtarak të Olgës, fotografive të mia iu desh të kalojnë nëpër një filtër tjetër edhe më të vështirë. Atë të vajzave të COD.

Ky filtër nuk zgjati 10 minuta, as 10 orë, por më shumë se 10 javë. Si një fotograf modest unë e pranova përzgjedhjen e tyre me qetësi dhe jam i bindur se 67 fotot përfundimtare, janë më të mirat.

Ato tregojnë Ukrainën që pashë.

Me këtë rast dua të falënderoj Eridana Canon dhe gjithë stafin e saj, pa dyshim Enën, që e kuruan me aq shumë elegancë ekspozitën time të parë fotografike, e cila do jetë e hapur në ambjentet e COD nga data 6 deri në 30 shtator.

Duke mirëkuptuar kërkesën e vetme që kisha, që fotografitë të ekspozohen më shumë se autori, u vendos që, Ukraina në 10 orë, të mos hapet me një ceremoni publike. Prandaj askujt nuk iu bë një ftesë, sepse të gjithë janë të ftuar.

ben blushi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Insights 27 Gusht 2022, 16:48 Orgeta Likaj

Fedez dje na shau nga ropt!

Fedez Fedez dje na shau nga ropt! Aw sa emocionuese! Dje ishte nata e parë e Sunny Hill në Tiranë dhe ndër të tjerë ishte ft...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!