LIVE UPDATES
Insights

Evropa pa busull përballë një viti të tmerrshëm që e pret

Bashkimi Evropian kapërceu relativisht mirë krizat e shkaktuara nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës, duke filluar me përdorimin e energjisë si një armë ndaj kontinentit  nga ana e Moskës. Por duket se tani e ka humbur busullën e tij, duke harruar qasjen e shkëlqyer të Jean Monnet, babait themelues të një Evrope të bashkuar, për t’i shndërruar krizat në një mundësi për integrim më të madh.

9 Janar 2024, 14:56 Nga a.d
Evropa pa busull përballë një viti të tmerrshëm që
foto ilustruese

Nga Nathalie Tocci “Huffington Post italia”

Gjysma e dytë e vitit 2023 solli rrënimin e ambicieve “gjeopolitike” të Bashkimit Evropian, të shpallura me aq shumë bujë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të mandatit të saj 4 vite më parë.

Bashkimi Evropian kapërceu relativisht mirë krizat e shkaktuara nga pandemia dhe pushtimi rus i Ukrainës, duke filluar me përdorimin e energjisë si një armë ndaj kontinentit  nga ana e Moskës. Por duket se tani e ka humbur busullën e tij, duke harruar qasjen e shkëlqyer të Jean Monnet, babait themelues të një Evrope të bashkuar, për t’i shndërruar krizat në një mundësi për integrim më të madh.

Brenda unionit, po bëhen më të forta forcat nacional-populiste që punojnë aktivisht kundër Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke argumentuar se tranzicioni i energjisë nuk është gjë tjetër veçse një recetë që kërkon shumë sakrifica. Me pak fjalë, jemi ende larg rrugës për një Evropë më të qëndrueshme, më të begatë dhe të drejtë.

Po ashtu me vendimin për të eliminuar burimet e reja të financimit të destinuara për këto qëllime nga rishikimi i mundshëm i buxhetit evropian (me kushtin që këtë muaj Victor Orbán të ndryshojë sjellje), është dobësuar edhe ecja drejt një politike industriale evropiane.  

Në fakt rreziku është e kundërta: pa një financim të përbashkët dhe me përdorimin e vazhdueshëm të ndihmës shtetërore (nga shtetet anëtare që nuk mund ta përballojnë dot atë), ekziston kërcënimi konkret i dobësimit të tregut të përbashkët evropian, dhe nga kjo nuk do të përfitojë industria evropiane.

Jashtë BE-së situata është edhe më kritike. Ndërsa për shkak të luftës në Ukrainë, Rusia është ristrukturuar në një ekonomi lufte, e vendosur për të zhvilluar një përplasje të përhershme kundër Perëndimit (sot në Ukrainë, dhe nesër kushedi se ku), fuqitë perëndimore po ndërgjegjësohen vetëm tani mbi faktin se ka marrë fund strategjia e tyre, që synon të mos e lërë Kievin të humbasë luftën, por nga ana tjetër të mos e lërë të fitojë.

Pak e shumë tani po vetëdijësohemi edhe për faktin se nuk ka asnjë botë magjike negociatash me Moskën si rezultat i një “ngërçi”, por që kjo është një luftë që ose humbet ose fitohet. Nëse do ta humbisnim si pasojë e “lodhjes”, viktima nuk do të ishin vetëm ukrainasit, por të gjithë evropianët.

Evropa e di se Ukraina është tani pjesë integrale e sigurisë evropiane dhe se fillimi i negociatave me Kievin dhe Kishinau për anëtarësimin në BE, edhe pse vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë, janë një dëshmi për këtë.

E megjithatë, ne jemi ende larg nga të vepruarit në përputhje me rrethanat, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen. Përtej kontinentit evropian, pozicioni i Bashkimit është edhe më i dobët. Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah rëndësinë e opinioneve dhe qëndrimeve të Jugut Global, por edhe reputacionin më pak se pozitiv të Evropës në shumë pjesë të botës.

Lufta në Lindjen e Mesme, mbi të cilën Evropa është e ndarë dhe e dobët, e nxitur nga një Shtëpi e Bardhë që është shumë e dërrmuar nga forcat e brendshme politike, dhe e diktuar nga kokëfortësia e një presidenti 81-vjeçar, jo vetëm që po gjeneron një masakër të paprecedentë të palestinezëve, por mundet vetëm ta dobësojë sigurinë e Izraelit në planin afatmesëm dhe atë afatgjatë.

Bota na shikon, duke qenë gjithnjë e më shumë e bindur mbi dobësinë dhe hipokrizinë tonë. Vetëm kjo do të përbënte tashmë një problem shumë serioz për ne. Megjithatë viti që sapo ka filluar rrezikon që të shtojë akoma më shumë në menynë e sfidave.

Duke filluar nga zgjedhjet për në Parlamentin Evropian, ku pritet të ketë një revansh të forcave të djathta nacional-populiste. Për të mos përmendur Shtetet e Bashkuara, ku rizgjedhja e Donald Trump president është ende e mundshme.

Por edhe nëse nuk do të ndodhë asgjë nga këto këtë vit të ri, vetë probabiliteti i ndodhjes së tyre do ta ndërlikojë shumë axhendën politike në gjysmën e parë të 2024-ës, duke rritur rrezikun e një ngërçi në axhendën e klimës.

Po ashtu duke i dhënë mbështetje kryeministrit hungarez Victor Orban në përpjekjen e tij

për të sabotuar punën e BE-së, duke reduktuar ambiciet dhe fokusin ndaj Ukrainës dhe reformave të brendshme brenda Bashkimit, teksa mbetemi të pafuqishëm në lidhje me një luftë në Lindjen e Mesme, e cila është në prag të zgjerimit të mëtejshëm dhe të rajonalizimit. Në rast se gjithçka shkon mirë, 2024-a do të jetë një vit i vështirë në të cilin Evropa do

të mbetet në skenë, por jo më shumë sesa kaq. Një kusht sigurisht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të ri-zbuluar qasjen dikur mjeshtërore të Jean Monnet ndaj krizave me të cilat përballej Komuniteti Evropian.

Shënim:Nathalie Tocci, drejtoreshë e Institutit për Çështje Ndërkombëtare, Itali.

nathalie tocci

Sondazh

Poll
Insights 8 Janar 2024, 15:34 Nga Anila Basha

Vrasësit e Bedrie Lokës

anila basha Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas, nënës se 4 fëmijëve që u denigrua si femër ...

Insights 6 Janar 2024, 14:13 Sonila Meço

Gjithë fajin e ka TikTok-u???

Sonila Meco Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën ni...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj