Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një treg të Turizmit dominuar nga emrat e mëdhenj, bizneset e vogla të hotelerisë ballafaqohen me sfida të mëdha. Në këtë kontekst, sfidat financiare, mungesa e njohurive të markës dhe konkurimi i ashpër në treg janë shqetësime themelore me të cilat do të përballen në të ardhmen.
TIRANË- Turizmi është kthyer në sektorin prioritar të ekonomisë gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Një numër shumë i madh të rinjsh dhe jo vetëm, janë të punësuar në këtë sektor, ku një pjesë e mirë e tyre janë të arsmimuar apo vazhdojnë studimet dhe kualifikimet e duhura sipas kërkesave të kohës në këtë fushë.
Sipas te dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit, një në 5 vende pune në Shqipëri është i lidhur me turizmin dhe sektorët e udhëtimit.
Hotele me marka të njohura ndërkombëtare kanë besuar emrin e tyre në Shqipëri, të tilla si: Inter Continental, Hilton, Marriott, MK Hotel, Hyatt, Novotel etj. Brande të tilla përfshijnë një staf të madh punonjësish të kualifikuar dhe trajnuar, numër të lartë dhomash të pajisura me standartet më të fundit të akomodimit dhe teknologjisë, shërbimesh të kërkuara nga klientë të cilët kanë mundësi ekonomike të paguajnë shifra të larta për të përfituar shërbimet që ata ofrojnë.
Në vitin 2018, për të nxitur futjen e markave ndërkombëtare të hotelerisë në tregun shqiptar, qeveria miratoi edhe një paketë ligjore, sipas së cilës këto të fundit në varësi të markës dhe yjeve që kishin mund të përfitonin lehtësira në taksim.
A ishte i drejtë ky vendim i qeverisë përballë bizneseve të vogla dhe të mesme në fushën e hotelerisë të cilat kishin vite që operonin në treg? A kishte menduar qeveria shiptare për rëndësinë që kishin patur këto hotele përgjatë këtyre viteve dhe si do të mbijetojnë ata?
Sektori i Turizmit përballet me sfida si: rritja e çmimeve, problemet globale, konkurrenca e pandershme, infrastruktura e dobët, jo vetëm rrugore por kryesisht ajo e transportit dhe dixhitale.
Në shumë raste, këtij biznesi, një sulm i padrejtë i është bërë edhe nga media, e cila duke pasur si objekt kryesor te sulmit qeverinë, në menyrë të padrejtë ka dëmtuar imazhin e bizneseve shqiptare që operojnë në këtë sektor. Bizneset kishin vite që me shumë mund kishin arritur të mbijetonin, duke shpresuar që një ditë të vilnin frytet e punës së tyre shumëvjecare.
Tashmë, lufta e tyre nuk do te jetë me median, as me qeverinë, as numri i turistëve i cili i kishte tejkaluar pritshmëritë por, Konkurrenca me emrat e njohura ndërkombëtare që kishin filluar të shtoheshin edhe për shkak të lehtësive të ofruara nga qeveria, si dhe punësimi i stafit të kualifikuar i cili duhej tú pergjigjej këtyre sfidave me profesionalizëm.
Ndërkaq, pas pandemisë, investimet vazhduan me rritme të shpejta në sektorin e hotelerisë duke iu përgjigjur nevojave në rritje që kishte shfaqur kërkesa e turistëve të huaj dhe vendas. Brenda 10 viteve të fundit Shqipëria ka trefishuar numrin e dhomave dhe shtretërve, ndërsa ka ndërtuar 70 për qind hotele të reja, të cilat ofronin akomodim me cilësi më të lartë dhe shërbime të kënaqshme. Keto ishin biznese familjare ose aksionerë, të cilët filluan t’i kushtonin rëndësi jo vetëm rritjes së numrit të shtretërve por, mbi të gjitha edhe dizenjimit të brendshëm dhe përmirësimit të cilësise së shërbimeve për të kënaqur kërkesat e klientëve te tyre, ndonëse për këtë të fundit ka ende shumë punë për të bërë.
Plazhet më të pëlqyera për shumicën e pushuesve vendas dhe të huaj kanë qenë bregdeti i Vlorës deri në Sarandë, më tej Durrësi e Kavaja dhe vitet e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme turistësh zona bregdetare e Fierit edhe Veriu i Shqipërisë që përfshin plazhet e Velipojës, dhe Shëngjinit bashkë me plazhin dhe peisazhin e mrekullueshëm që ofron Rana e Hedhun. Në këtë ritëm, edhe pse nuk kanë bregdet, duhet të mos lëmë pa përmendur qytete të tilla me pasuri trashëgimore kulturore si: Berati, Gjirokastra, Korca, Pogradeci, Përmeti në të cilat ka pasur rritje të lartë të strukturave akomoduese për shkak të kërkesave në rritje për t’i vizituar këto qytete për klimen e tyre, bukurinë natyrore, traditave, trashëgimisë së pasur dhe kulinarisë.
Një nga arsyet e rritjes së numrave në 10 milionë turistë përgjatë vitit 2023, kryesisht ka pasur si faktorë promovimin më të mirë, imazhit që kishte lënë Shqipëria tek turistët që e kishin vizituar dhe ishte përcjellë tek vende nga vinin, si edhe për shkak të publikimeve online përmes internetit prej hoteleve shqiptare. Ky imazh i cili bëri jehonë në mediat më të mëdha ndërkombëtare duke e konsideruar Shqipërinë si një destinacion risi në Turizëm me pasuritë që ajo ofronte, si natyrore edhe ato historiko-kulturore. Këto shifra nuk duhet t’í entuziazmojnë bizneset në fushën e hotelerisë dhe institucionet përgjegjëse sepse sfidat fillojnë në vitet e ardhshme.
Viti i fundit, gjatë të cilit pati një fluks të madh të turistëve europiane tregoi qartë se Shqipëria nuk do të kishte më varësi nga turistët e Kosovës, sidomos tani me liberalizimin e vizave ku prirjet e këtyre turistëve mund të ndryshonin duke preferuar bregdetet e vendeve europiane. Nga ana tjetër, kjo shtronte përpara institucioneve përgjegjëse të sektorit të turizmit dhe bizneseve nevojën për të përshtatur shërbimet e tyre me kërkesat e reja.
Në një treg të dominuar nga brandet e mëdha, bizneset e vogla të hotelerisë ballafaqohen me sfida të mëdha. Bizneset e vogla shpesh hasin vështirësi në të siguruar burimet financiare të nevojshme për t'u zhvilluar dhe për të konkretizuar shërbimet e tyre. Këto biznese mund të përdorin strategji të financimit kreativ dhe bashkëpunimin lokal për të rritur burimet e tyre.
Brandet e mëdha kanë një prezencë të gjerë dhe njohuritë e tyre janë të theksuara. Bizneset e vogla mund të investojnë në strategji të personalizuara të markës dhe marketing digital për të arritur një audiencë sa më të gjerë dhe për të rritur vetëdijen e tyre.
Për të ndryshuar në këtë treg dinamik, bizneset e vogla mund të investojnë me shërbime të veçanta dhe të përshtaten shpejt me kërkesat e klientëve duke ofruar përvoja të personalizuara dhe të ndryshme.
Në një treg të turizmit dominuar nga emrat e mëdhenj, bizneset e vogla të hotelerisë ballafaqohen me sfida të mëdha. Në këtë kontekst, sfidat financiare, mungesa e njohurive të markës dhe konkurimi i ashpër në treg janë shqetësime themelore. Për të përballuar këto sfida, bizneset e vogla përdorin strategji të ndryshme.
Njëra nga strategjitë kryesore është fokusimi në përvojën e klientit dhe inovacionin. Ata investojnë në shërbime të personalizuara dhe përvoja të veçanta për të tërhequr klientë të rinj dhe për të ruajtur ata ekzistues. Bashkëpunimi dhe lidhjet lokale janë gjithashtu një element kyç për suksesin e tyre, duke zhvilluar një lidhje të thellë me komunitetin dhe duke ofruar përvojë autentike dhe të përshtatshme.
Bashkëpunimi me biznese lokale, turizmin e zonës dhe përfshirja në komunitet mund të jenë një avantazh për bizneset e vogla. Kjo lidhje e fortë lokale mund të ndihmojë në rritjen e besueshmërisë dhe tërheqjen e klientëve të rregullt.
Pavarësisht sfidave, bizneset e vogla të hotelerisë kanë një potencial të madh për të shkëlqyer në këtë treg. Duke përdorur kreativitetin, fleksibilitetin dhe lidhjet e tyre të ngushta me komunitetin lokal, ato mund të ndërtojnë një identitet të fortë dhe të konkurojnë me sukses me brandet e mëdha në industrinë e turizmit.
Ndonëse sfidat janë të mëdha, bizneset e vogla të hotelerisë kanë potencial të madh në këtë treg të konkurrueshëm.
Përgatitën: Enkeleda Memisha dhe Grigorina Boce
marine le pen dhe vladimir putin Nga Mikhail Zygar “Foreign Affairs” Në mars të këtij viti, Rusia do të mbajë zgjedhj...
nato Nga Yanis Varoufakis “Unherd” Ishte fillim-shtatori i vitit 1971. Nëna më çoi me taksi në një hotel në n...
foto ilustruese Nga Tatyana Kekic “The Spectator’ Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka kopjuar këtë javë Vladimir Pu...
foto ilustruese Nga Jennifer Cassidy “TRT World” Në peizazhin e sotëm të politikës globale, termi “politikë e j...
foto ilustruese Nga Anatol Lieven “ZNetwork” Ndërsa mbështetja publike për Ukrainën ka rënë me kalimin e koh&eum...
foto ilustruese Nga Adam Tooze “Financial Times” Viti që po mbyllet ishte i karakterizuar nga konflikte dhe dhunë në nivele shq...
olaf scholz Nga Katja Hoyer “The Spectator” “Xhuxhmaxhuxh, “hidraulik”, “mendjemadh: Olaf Scholz-it i janë vendos...
foto ilustruese Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate” Graham Allison i Universitetit të Harvardit, shkroi kohët e fundit se nd&...
vladimir putin Nga Andrew C.Kuchins & Chris Monday “National Interest” Vladimir Putin konfirmoi më 8 dhjetor kandidaturën e tij ...
vladimir putin Nga Mark Galeotti “The Spectator” Sot është bërë e modës të përpiqesh të identifikosh d...