LIVE UPDATES
Insights

Finlanda kundër Stalinit, dhe një fund i mundshëm i luftës Ukrainë-Rusi

31 Dhjetor 2023, 10:00 Nga a.d
Finlanda kundër Stalinit, dhe një fund i mundshëm i luftës
foto ilustruese

Nga Anatol Lieven “ZNetwork”

Ndërsa mbështetja publike për Ukrainën ka rënë me kalimin e kohës, dhe teksa elitat e politikës në Uashington po e zhvendosin më shumë vëmendjen e tyre drejt konfliktit në Gaza, një fund-lojë për Ukrainën është dëshpërimisht e nevojshme.

Thuhet se zyrtarët amerikanë dhe evropianë e kanë ngritur tashmë çështjen e negociatave të mundshme të paqes me homologët e tyre ukrainas. Ndaj në këto kushte lind natyrshëm pyetja: si mund të jetë një traktat paqeje midis Kievit dhe Moskës? Për shumë njerëz spikat një shembull historik, që mund të shërbejë si një model potencial mbi mënyrën se si mund të përfundojë Lufta Rusi-Ukrainë.

“Lufta e Dimrit” ose Lufta Sovjeto-Finlandeze, që u zhvillua nga nëntori i vitit 1939 deri në marsin e vitit 1940 (dhe u rifillua nga finlandezët, këtë herë si aleatë të Gjermanisë midis qershorit 1941 dhe shtatorit 1944), nxit disa krahasime me konfliktin aktual midis Ukrainës dhe Rusisë.

Pasi Finlanda refuzoi ultimatumin për të hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e territorit të saj, dhe pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop të vitit 1939, Ushtria e Kuqe e Josif Stalinit sulmoi Finlandën për të vendosur atje një qeveri finlandeze komuniste, kukull të Moskës, dhe për të eliminuar një prani potencialisht armiqësore pranë qytetit të dytë të Bashkimit Sovjetik portit të Leningradit në Detin Baltik.

Ngjashëm me fazën fillestare të pushtimit rus të Ukrainës, zyrtarët sovjetikë parashikuan në atë kohë se Helsinki do të binte brenda 3 ditësh në duart e trupave sovjetike. Megjithatë, pavarësisht se trupat sovjetike ishin 3 herë më të shumta në numër se ato finlandeze, Helsinki ia doli të ndalte Ushtrinë e Kuqe për më shumë se 3 muaj, duke i shkaktuar humbje shumë të rënda forcave pushtuese.

Megjithëse në fund Finlanda u mposht dhe u detyrua të pranonte të lëshonte rreth 11 për qind të territorit të saj, finlandezët arritën një fitore morale. Në mesin e historianëve ka një konsensus se guximi dhe rezistenca e fortë e Finlandës e bindi Stalinin se përfshirja e Finlandës në Bashkimin Sovjetik, apo kthimi i saj në një shtet komunist satelit si Polonia, do të kishte më shumë kosto sesa dobi.

Kjo qasje kontribuoi edhe në vendimin përfundimtar të Stalinit për të nënshkruar një traktat paqeje me Finlandën në vitin 1944, në këmbim të një sasie të vogël territori shtesë, dhe një angazhimi nga ana e Helsinkit për të mbetur neutrale. Kështu Finlanda u bë e vetmja pjesë e ish-Perandorisë Ruse, që nuk u ri-integrua në Bashkimin Sovjetik nën Leninin dhe Stalinin.

Më pas, Finlanda zbatoi doktrinën Paasikivi-Kekkonen, e cila synonte të ruante mbijetesën e saj si një vend i pavarur, duke mbajtur një qëndrim neutral në politikën e jashtme. Ndërkohë nacionalizmi finlandez  u shndërrua në një forcë shtytëse qendrore ideologjike dhe politike  në shoqërinë finlandeze.

Bashkimi Sovjetik iu përmbajt kushteve të traktatit të paqes me Finlandën, dhe gjatë Luftës së Ftohtë Finlanda u zhvillua si një demokraci perëndimore tejet e begatë dhe e suksesshme. Mbi këtë bazë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Finlanda ishte në gjendje të anëtarësohej në Bashkimin Evropian në vitin 1995, dhe në NATO në vitin 2023.

Edhe pse “finlandizimi” u përdor si një term pezhorativ që nënkuptonte gjetjen e një “mburoje”, në mos një paqtim midis gjeopolitikës perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, kjo strategji rezultoi të ishte një triumf diplomatik.

Finlanda ka prej kohësh një nga PBB-të më të larta për frymë në botë, dhe ka pikët maksimale në Indeksin e Demokracisë të organizatës Freedom House (sa për krahasim Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 83 pikë), dhe finlandezët janë renditur prej kohësh si njerëzit më të lumtur në botë.

Traktati i Shtetit Austriak i vitit 1955, që garantonte neutralitetin e Vjenës, dhe pas të cilit trupat sovjetike dhe ato të NATO-s u tërhoqën nga vendi, siguroi gjithashtu që Austria të zhvillohej si një demokraci perëndimore e suksesshme dhe e begatë.

Kievi mund të mësojë nga shembulli finlandez se dorëzimi i një territori, edhe pse një akt shumë i dhimbshëm, ia vlen ende, në rast se pjesa më e madhe e vendit siguron në këtë mënyrë pavarësinë dhe kapacitetin e tij për zhvillim ekonomik dhe politik.

Ne shpresojmë, që forca e nacionalizmit ukrainas dhe rezistenca e ashpër dhe e bashkuar e ukrainasve ndaj pushtimit rus, ta kenë bindur edhe Putinin, siç u bind dikur Stalini nga rezistenca finlandeze, se është e pamundur të arrihet synimi i tij për ta kthyer të gjithë Ukrainën në një shtet vasal të Rusisë.

Kjo do të ishte tashmë një fitore e madhe për Ukrainën, jo vetëm për sa i përket synimeve fillestare të Rusisë, por historisë së 300 viteve të fundit, gjatë të cilave Rusia ka dominuar Ukrainën. Aktualisht, qeveria e Ukrainës mbetet e palëkundur në synimet e saj maksimaliste për të rimarrë të gjithë territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë Gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Megjithatë, realiteti ushtarak sugjeron se ky qëllim ka shumë pak gjasa të arrihet, dhe se një marrëveshje mbi ngrirjen e linjave ekzistuese të fushëbetejës, mund të jetë më e mira që mund të shpresojë të arrijë Kievi, të paktën për momentin.

Nga ana tjetër, nëse vazhdon lufta, avantazhet e mëdha të Rusisë në fuqi punëtore, industri dhe prodhimin e armëve, mund të çojnë në humbje shumë më të mëdha të Ukrainës - ashtu siç Finlanda kishte të ngjarë të kishte përjetuar një shkatërrim të plotë nëse do të kishte vazhduar të luftonte pas marsit të vitit 1940 apo shtatorit të 1944-ës.

Uashingtoni mund të bëjë pjesën e tij duke mos inkurajuar ndjekjen e qëllimeve joreale në këtë luftë nga ana e Kievit, dhe duke mos e ekspozuar kësisoj Ukrainën ndaj katastrofës së ardhshme. Në aspektet kryesore, Ukraina ka fituar tashmë. Vladimir Putin nuk ka asnjë shpresë për ta nënshtruar të gjithë Ukrainën si një shtet vasal në një të ardhme të parashikueshme.

Kievi po afrohet akoma më shumë me Perëndimin, dhe mund të integrohet në të ardhmen në Bashkimin Evropian. Për më tepër, veprimet e Moskës e kanë përforcuar në fakt nacionalizmin ukrainas. Ashtu si me Finlandën dikur, ky unitet kombëtar përbën shpresën më të mirë për ruajtjen e pavarësisë së Ukrainës.

finlande

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!