LIVE UPDATES
Insights

Dinastia Putin, Vladimiri do t’ia lërë pushtetin kushërirës së tij Anna

31 Dhjetor 2023, 09:29 Nga a.d
Dinastia Putin, Vladimiri do t’ia lërë pushtetin
vladimir putin

Nga Andrew C.Kuchins & Chris Monday “National Interest”

Vladimir Putin konfirmoi më 8 dhjetor kandidaturën e tij për një mandat të pestë si president i Rusisë. Ai e bëri këtë gjatë ceremonisë të ndarjes së medaljeve për ushtarët që ishin kthyer nga Ukraina. Sipas Kushtetutës aktuale, Putin mund të kandidojë jo vetëm në zgjedhjet e vitit që vjen, por edhe për një mandat 6-vjeçar presidencial që do ta zgjaste udhëheqjen e tij deri në vitin 2036.

Nëse kjo ndodh, ai do të ishte 83-vjeç, 3 vite më i ri se presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden. Nisur nga këto, lexuesi mund të pyesë me të drejtë: Përse duhet menduar që tani për pasardhësin e Putinit? Drejtori i CIA-s, William Burns deklaroi në qershorin e vitit 2022 se Putini ishte “shumë i shëndetshëm”, dhe se ishin kundërshtarët e tij ata që përhapën thashetheme mbi gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Megjithatë, tashmë dihet se shëndeti i kujtdo në të 70-at dhe 80-at është i brishtë. Prandaj, do të ishte e një lëvizje e matur që Putin dhe klani i tij të kujdeseshin që tani për një pasardhës të mundshëm. Për më tepër, i takon çdo udhëheqësi autoritar që t'ia prezantojë publikut figura të reja dhe të rëndësishme politike për të siguruar ndjenjën e stabilitetit të sistemit aktual.

Gjatë 2 viteve të fundit, thashethemet mbi problemet e supozuara shëndetësore të Putinit, madje edhe për vdekjen e tij, mund ta kenë nxitur Kremlinin që të paraqitë në publik një pasardhës të mundshëm të Putinit, dhe që i përket një brezi më të ri se presidenti aktual.

Herën e fundit që Putini u përball drejtpërdrejt me këtë pyetje ishte në vitet 2007-2008, kur ishte i pashmangshëm kufizimi në vetëm 2 mandate i postit presidencial. Për të zgjidhur këtë problem, strategët e Kremlinit planifikuan rokadën për 4 vite me kryeministrin Dmitry Medvedev.

Nga ana tjetër Putin e kuptoi plotësisht arsyen e përzgjedhjes së tij si pasardhës i Jelcinit në dhjetorin e vitit 1999. Ajo bazohej tek besimi se ai do të mbronte interesat e “familjes” Yeltsin, pas zgjedhjes së tij në detyrë. Ne besojmë se Putin ka reflektuar thellë mbi këtë çështje, dhe ka arritur në përfundimin se nuk ka asnjë kandidat më të mirë për t'i besuar mbrojtjen e familjes dhe interesave të tij të mëdha sesa një anëtari të familjes së tij.

Në këtë aspekt ka shumë kandidatë potencialë, por ne do të ndalemi tek emri i kushërirës së tij, Anna Putina Tsivilyova. Që kur themeloi Fondacionin Mbrojtësit e Atdheut (DFF) në prill të këtij viti, ajo është vendosur shumë shpejt në qendër të vëmendjes së mediave ruse. Vetë Putin foli shumë për Anën dhe Fondacionin në konferencën e tij vjetore për mediat më 14 dhjetor:

“Sa i përket Fondacionit Mbrojtësit e Atdheut, ai funksionon shumë mirë. Ka një ekip me njerëz të aftë. Unë u takova me drejtoreshën, Anna Evgenievna Tsivilyova dhe vizitova një degë rajonale në Veliky Novgorod. Janë të mrekullueshëm dhe shumë të apasionuar pas kësaj pune pozitive”.

Përpara se të përmendim disa fakte mbi jetën e Anna Putina-s, është thelbësore të kuptojmë rëndësinë e detyrës që ka marrë ajo në themelimin e DFF. Që nga koha e Revolta Dekambriste të vitit 1825 tek Revolucioni i Shkurtit në vitin 1917 dhe deri te Lufta Sovjeto-Afgane e viteve 979-1989, potenciali që veteranët e pakënaqur me luftërat në vende të huaja të shkaktojnë telashe është një shqetësim i vazhdueshëm në historinë ruse.

Shërbimi sekret amerikan vlerëson se Rusia ka pësuar 315.000 të vrarë dhe të plagosur që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë në shkurtin e vitit 2022. Dhe më pas vjen vërshimi i veteranëve të plagosur dhe jo të plagosur që rikthehen në shtëpitë e tyre. Përmbushja e nevojave të këtyre njerëzve përbën një sfidë të madhe për qeverinë ruse.

Po kush është Anna Putina? Anna Putina (Tsivilyova) është një kushërirë e parë e Vladimir Putin. Gjyshi i Vladimir Putinit dhe stërgjyshi i Anës ishte Spiridon Putin, që ishte kuzhinier i Stalinit në kompleksin Gorki në periferi të Moskës  Djali i Spiridonit dhe gjyshi i Anna Putinës, Mikhail, vdiq në front gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për pasojë, babai i Annës, Evgenii, i lindur në vitin 1933, u rrit nga Spiridoni, një burrë që ai e quajti “babai i vjetër”, në rezidencën e Stalinit. Evgenii u bë një mjek i specializuar në urologji. Gjatë viteve 1970-2000 punoi në qytetin Ivanovo, ku lindi dhe rriti fëmijët e tij, Anna (lindur në vitin 1972) dhe Mikhail (lindur në vitin 1967), të cilët më vonë u bënë mjekë.

Në vitin 1996, Anna filloi të punojë si psikiatre në një institucion të shëndetit mendor në Bogorodskoie, në periferi të Ivanovo. Anna u takua disa herë gjatë viteve 1980 me Vladimir Putinin gjatë udhëtimeve familjare në Leningrad . Kur Putin u bë president, u rrit ndjeshëm pasuria e familjes.

Në vitin 2002, Anna u largua njëherë e mirë nga Ivanovo. Në Moskë, ajo u diplomua për menaxhim dhe bashkë me vëllain e saj Mikhail, nisi punën si furnitore e pajisjeve mjekësore për spitalet shtetërore në kompaninë “Medtekhsnab”. Pas divorcit nga bashkëshorti i saj i parë, Anna u martua në vitin 2007 me Sergei Tsilovyov, ndoshta i prezantuar nga kushëriri i saj Vladimir, një martesë e rregulluar që të kujton kohërat feudale.

E pyetur se si u njoh me të fejuarin e saj të ri, Anna u përgjigj në mënyrë evazive “përmes njerëzve”.  I lindur në Donetsk të Ukrainës, trupmadhi Tsivilyov shërbeu si oficer detar në vitet 1980, dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik gjeti fillimisht punë si “roje sigurie” në bankën Aeroflot në Shën Petersburg, në pronësi të njërit prej rrethit të brendshëm të Kremlinit, miliarderit të ndjerë Boris Berezovsky.

Në këtë qytet të dominuar nga krimi i organizuar, “shërbimet e sigurisë” ishin shpesh një eufemizëm për një organizatë që u kërkon bizneseve para në këmbim të mbrojtjes nga kriminelët. Kur ishte zëvendësguvernator i Shën Petersburgut, Putin kishte lidhje me këto rrjete të errëta.

Dhe Tsivilyov mund të jetë njohur në atë kohë me presidentin e ardhshëm. Në vitin 2007, ai drejtonte kompaninë e ndërtimit, Lenexpoinvest, e ngarkuar me ndërtimin e Len-Expo, një projekt i çmuar i presidentit rus. Këto dhe kompani të tjera për të cilat ka punuar Tsivilyov kanë qenë të lidhura me bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit.

Interesat e familjes Tsivilyov u përqendruan shpejt në qytetin e Siberisë Perëndimore, Kemerovo, një qendër e minierave të qymyrit që nga fillimi i shekullit XVIII. Në vitin 2018, Tsivilyov u bë guvernator i rajonit Kemerovo dhe ia transferoi Annës asetet dhe menaxhimin e kompanisë së tij Kolmar.

Duke e shpjeguar lëvizjen e saj befasuese nga psikiatre në drejtuese të një kompanie të qymyrit, Anna Putina deklaroi: “Në familje u mor një vendim”. Këto makinacione ishin pjesë e projektit të madh të Putinit për të zëvendësuar elitat e pavarura rajonale me njerëzit e të tij të besuar.

Me ndihmën e më shumë se 11 miliardë rublave në subvencione nga qeveria federale, lehtësime të mëdha tatimore por edhe falë rritjes së çmimeve globale të qymyrit, kompania e rriti me 15 herë më shumë prodhimin e qymyrit gjatë 7 viteve të fundit. Kolmar u shndërrua në një ndërmarrje gjigante me degë në të gjithë Rusinë.

Në vitin 2022, pasuria e saj vlerësohej në 2.5 miliardë dollarë. Anna e ka përdorur efektivisht punën e saj në fushën e bamirësisë për të forcuar rrjetin e saj politik. Për shembull, ajo drejton rregullisht “Forumet Ndërkombëtare të Grave” në Kemerovo. Temat tipike fokusohen në “rolin e grave në rajonet industriale” dhe “përballja me Covid”. Konferencat e saj tërheqin mijëra pjesëmarrës, ndër të cilët janë gratë e liderëve rajonalë.

Anna Putina mund të mbështetet shumë në rrjetin e dinastisë Putin. Vëllai i Annës, Mikhail, shërben si mbikëqyrës i presidentit rys në kompaninë gjugante Gazprom. Igor Putin dhe djali i tij Roman janë përfshirë në sfera të ndryshme biznesi dhe pastrim parash. Partnerja aktuale e Putin, Alina Kabaeva, drejton një perandori të gjerë mediatike.

Ndërkohë vajza e Putinit, Katerina Tikhonova , drejton investimet në Inteligjencën Artificiale dhe bioteknologji. Aktualisht Vladimir Putin tani i ka besuar Anës një detyrë kritike, që ka të bëjë me menaxhimin e veteranëve të kthyer dhe familjeve të viktimave. Ajo ka përmendur trajtimin e keq që iu bë veteranëve të luftërave në Afganistan dhe Çeçeni si motivin kryesor për themelimin e Fondacionit Mbrojtësit e Atdheut (DFF).

Ajo ka marrë deri tani 445.000 kërkesa dhe mburret se ka përmbushur 354.000 prej tyre. Më 22 shtator 2023, qeveria ruse i dha mbi 5 miliardë rubla (55 milionë dollarë) fondacionit të saj. Është e sigurt se oligarkët rusë do të detyrohen të “dhurojnë” shumë më tepër. Ajo del shpesh në media në takimet me veteranët e luftës apo familjarët e viktimave.

Nëse do të kemi të drejtë mbi Anna Putinën, atëherë Kremlini synon që të zgjasë dinastinë Putin edhe për një brez tjetër. Si një student i apasionuar i historisë ruse, Vladimirit mund t'i duket tërheqëse ideja e një dinastie trashëgimore. Por vetëm koha do të tregojë nëse plani i Putinit do të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm.

Marrë me shkurtime

Shënim:Chris Monday, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Dongseo në Busan, Koreja e Jugut. Andy Kuchins, profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Xhons Hopkins, Uashington.

vladimir putin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet